Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Hasani, me shkelje ligji, përfitoi të gjitha thirrjet akademike në UP

Shko poshtë

Enver Hasani, me shkelje ligji, përfitoi të gjitha thirrjet akademike në UP  Empty Enver Hasani, me shkelje ligji, përfitoi të gjitha thirrjet akademike në UP

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 12, 2012 7:32 pm

Enver Hasani, me shkelje ligji, përfitoi të gjitha thirrjet akademike në UP  F1_enverus-hasanur-jpg1331538356

Enver Hasani, me shkelje ligji, përfitoi të gjitha thirrjet akademike në UP

Prishtinë, 12 mars - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, brenda vetëm tre vjetësh është avancuar në të gjitha nivelet akademike në Universitetin e Prishtinës, gjatë mandatit sa ishte rektor i Universitetit, ani se marrja e të gjitha këtyre thirrjeve akademike kërkon 12 vjet kohë.

“Koha Ditore” posedon shkresat - letrat që dëshmojnë se Hasani brenda tre vjetësh ka kaluar nga niveli i profesorit asistent, në profesor të asocuar dhe pastaj edhe në profesor ordinar (i rregullt), ndonëse Statuti i UP-së përcakton qartë se profesorët duhet të ushtrojnë katër vjet përvojë pune vetëm në një nivel. Ai kur është emëruar rektor i UP-së, në vitin 2006, ka qenë profesor-asistent, kurse në vitin 2009 ka përfunduar si profesor i rregullt.

Kurse në njërin nga vendimet e marra për avancimin e tij, figuron vetë emri i Hasanit si rektor dhe nën të nënshkrimi i tij.

I kontaktuar nga gazeta, Hasani nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me asnjërën nga këto çështje.

Ndërkaq, njëri nga ish-kolegët e tij, Agim Paca, profesor në Fakultetin Juridik, ka konfirmuar të dhënat që posedon gazeta (gjerësisht sot në ‘Kohën Ditore’
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi