Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zvicra padi ndaj Azem Sylës

Shko poshtë

Zvicra padi ndaj Azem Sylës Empty Zvicra padi ndaj Azem Sylës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 13, 2012 5:59 pm

Zvicra padi ndaj Azem Sylës


Zvicra padi ndaj Azem Sylës Azem-syla_
Prokuroria do të merret edhe zyrtarusht me rastin Azem Syla. Fondi i kompensimit ka ngritur tashmë padinë penale ndaj politikanit nga Kosova.
Këto të dhëna i ka konfirmuar tashmë prokurori i lartë shtetëror i Solothurnit, Felix Bänziger.
Bazë për padinë është "shkelja e Ligjit Federal mbi kontributet suplementare dhe mashtrimi", ka plotësuar Bänziger. Në një hap të parë do të shqyrtohet nëse do të udhëhiqet një procedurë penale formale ose jo. Vendimi frreth kësaj do të merret gjatë kësaj jave.


Fondi fajëson Sylën se ai për rreth 9 vite ka marrë ndihma rreth 426 mijë frangash. Këto ndihma janë ndërprerë në shkurt të vitit 2011. Fondi, përmes padisë kërkon nga i padituri që të kthejë mbrapa 191 mijë franga nga shuma e përmendur.
Fakti që nuk kërkohet kthimi i shumës së plotë (426 mijë franga) mbështetet në rregullin sipas të cilit, në rastet të tilla duhet kthyer vetëm shuma e përfituar gjatë pesë viteve të fundit.
Azem Syla duhet të lëshojë Zvicrën deri më 15 maj 2012. Ndërkaq Syla, nga ana e tij ka paralajmëruar se do ta drejtojë rastin e tij për gjykim në Gjykatën Federale të Zvicrës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi