Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lunaçek i kërkon kryeparlamentarit Krasniqi dorëheqjen e Azem Sylës

Shko poshtë

Lunaçek i kërkon kryeparlamentarit Krasniqi dorëheqjen e Azem Sylës Empty Lunaçek i kërkon kryeparlamentarit Krasniqi dorëheqjen e Azem Sylës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 15, 2012 10:32 pm

Lunaçek i kërkon kryeparlamentarit Krasniqi dorëheqjen e Azem Sylës


Lunaçek i kërkon kryeparlamentarit Krasniqi dorëheqjen e Azem Sylës Lunacek
Ka vazhduar për të dytën ditë me radhë në Strasburg takimi ndërparlamentar Kosova dhe Parlamenti Evropian. Në seancën e paradites është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Po në takimin ndërparlamentar Kosova dhe Parlamenti Evropian eurodeputetja, Ulrike Lunaçek, e ka ngritur çështjen e deputetit Azem Syla i cili po hetohet nga drejtësia në Zvicër për abuzim me sistemin.

Lunaçek i bëri thirrje kryeparlamentarit Krasniqi që t’i kërkoj dorëheqje deputit Azem Syla për shkak të imazhit të Kosovës.

“Ne po punojmë shumë për të përmirësuar imazhin e Kosovës por mendoj se rasti i deputetit Azem Syla që po hetohet në Zvicër nuk i kontribuon kësaj çështje, ky është rast i papranueshëm dhe ju zotëri kryetar duhet të kërkoni që ai të dorëhiqet”, ka thënë Lunçek.

Takimi do të përmbyllet pasdite me miratimin e një deklarate të përbashkët në të cilën pritet të kërkohet nga autoritete kosovare që të ndërmarrin më shumë veprime në përmbushjen e kritereve evropiane për të lëhtësuar në këtë mënyrë procesin e integrimeve evropiane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi