Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Murat GASHI:Mësuesi dhe poeti Agim DESKU

Shko poshtë

Murat GASHI:Mësuesi dhe poeti Agim DESKU Empty Murat GASHI:Mësuesi dhe poeti Agim DESKU

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 16, 2012 8:18 pm

Murat GASHI:Mësuesi dhe poeti Agim DESKU 173282_100000951814351_1248453764_n

Murat GASHI

Të zgjohesh nga gjumi e dëshiron dritën,dhe mendja të shkon tek Dita e Mësuesit,7 Marsi
Portret në Ditën e Mësuesit

Murat GASHI:Mësuesi dhe poeti Agim DESKU 370806_100002324100275_1968433942_n

Mësuesi dhe poeti Agim DESKU

Shkolla shqipe ishte dhe do të mbetet shtylle e fortë, e gjallë graniti.Para vitit 1887,ka ecur territ të kohës, por falë intelegjencës shqiptare te atyre viteve,në krye me motrat Qiriazi,Pandeli Sotirit dhe Petro Nini Laurasin e te tjerë, shkolla shqipe si një dallëndyshe fluturimthi nëpër të gjitha trojet shqiptare për ta zhdukë terrin dhe të ecë përpara duke mos e humbur historinë, kulturën, gjuhën e tradita shqiptare në të gjitha tokat shqiptare. Deri në hapjen e shkollës shqipe në Korçë nga motrat Qiriazi, në vitet l887, ka ecur përmes betejave te ashpra në të cilat pushka dhe penda ishin te lidhura si ashti dhe mishi, duke vepruar se bashku si dy binjakë. Ajo pati qindra luftëtarë, të pendës dhe...të cilët më të drejtë i quajmë dëshmorë të arsimit shqip. Që në atë kohë, Shkolla shqipe pati platformë teorike ( praktike ) , pedagogjike nga më te përparuarat për kohën, te mbështetur fortë në vetëdijen dhe psikologjinë kombëtare të popullit tonë. Atedhetarët, të cilët vepronin nën terrin robërues nga osmanlitë në njerën anë dhe tjetren anë, nga megalomania greke, i vunë themelet e shkollës shqipe, duke i marrë parasysh edhe armiqtë tjerë, sakrifikuan shumë.Ishin vërtetë patriotë të mëdhënjë, te vetëdijshëm për rreziqet, por këmbëngulës gjer në fund për realizimin e idealeve te tyre. Nuk kishte kush ti ndal pos vdekjes.Të tillë ishin, mësuesit e shumënderuar te shkollave të para shqipe ....Dhe pikërisht 7 Marsi u zgjodh si ditë e dritës,si dritë e diturisë,si ditë e fillimit për zhdukjen e analfabetizmit,si ditë e mësuesit e shumëkerkuar te shkollave te para shqipe.Tani të zgjohesh nga gjumi e të shikon në dritare, mendja të vanë tek shkolla.Të zgjohesh nga gjumi do të thot të shohesh dritë, do të shohesh qiellin e kaltërt kurse zemra të bëhet mal e mbushur me dije. Të zgjohesh nga gjumi, të kujtohet shkolla shqipe e hupura para njeqind vite, ( 1887) në Korçe nga motrat Qiriazi, e themi të kërkosh dije, të mesosh, të studjosh e të hulumtosh etj. Të gjesh dijetarë e poetë, mësues te kohes.Me hapjen e Shkollës shqipe,7 mars 1887,nisi të lulëzoj dituria, poezia kultura qytetare. Kështu edhe shkrirjet e para te akullit robërues shumë shekullor ndodhen pikërisht, më 7 mars. Nderkaq, nuk u vonua shumë, pas disa viteve, nga fillim i shekullit 19 Shkolla shqipe në tokat shqpitare, filloi të marrë fizionominë e plotë kombëtare....njëherit filloj të bëhet zgjimi i vetëdijes kombëtare me përmasa te gjera shiptare...Ky zgjim u ngjall, me programe te qarta të saj për vetëdijen dhe formësimin kombëtar. Shkollimin e kishte në qender te vemendjes, roli i denjë i shkollareve tanë në përhapjen e shkrimit dhe të arsimit në përgjithesi. Hapja e shkolles në Korçe nga motrat Qiriazi,ishte edhe nxitëse për ngritje dhe transformim radikal te kulturës shkollore e shkrimore, për të bë bujë, sidomos në ngritjen e shkollimit te femrave, të shkruajnë gjuhën shqipe. Dhe jo vetëm që do të mbijeton, por ajo vazhdimisht kishte rrugën e dijes, të rritet e të shtrihej, duke ecur krenare zgripceve të historisë.....Tash që kemi përcaktime dhe kuadrot tona kombëtare, nuk ka e si mos të rritet....
Agim Desku,një mësimdhënës e shkëlqyar,nje poet i botës se mbrendhshmepoetike shpirterore, i dashur për të gjithë brezat e përcjellur me modesti,shkollar tipik ,dhe per brezat qe vijnë, i mishëruar për shkollën shqipe,duke pi makiato,ndersa ai e ka zakon te pi pak verë Çamërie,kujton dhe evokon kujtime për ditën e mësuesit 7 Marsin....Ai për këtë ditë të veçar të Mësuesit, 7 Marsin, thot: Eshtë një ditë e çmuar për arsimin shqiptarë, ngase falë sakrificave të këtyre pishtarëve te arsimit , jemi , këtu ku jemi sot, falë shumë gjeneratave brez pas brezi që nga figurat e shquara të letërsisë se vjetër shipe e tek Rilindasit.Mësimëdhënësi dhe poeti Agim Desku, kujtojmë Enest Koliqin që sjelli shumë mësues në Kosovë, kujtojmë sakrificat e mësuesve dhe vrasjet e tyre nëpër gjithë trungun shqiptarë, në mbrojtjen e Abetarës shqipe.Për këtë,duke mundur errësirën e atyre viteve që sakrifikuan për hapjen e Shkollave shqipe,dhe duke e mbrojtur me çmim te jetës,dritën e diturisë,i bën pyetje vetës ? Pse pikërisht 7 Marsi është zgjedh dita e mësuesit ? Sepse kjo ditë, ka një veçanti te çmuar duke kujtuar Korçën heroike dhe shkollën e parë shqipe të saj, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë fytyra e ndritura, drejt një dielli të lirisë. Dhe, pikërisht është kjo ditë sa madhështore, aq heroike, e dashur dhe mbresëlënëse, për fëmijët që bëlbëzonion Abecenë e parë , fjalën e dashur Nënë.Fjalen nënë, ta shkruajnë e ta shqiptojnë vetëm shqip, ta recitojnë shqip, ta këndojnë shqip.Vallë është ky një eveniment që vetëm zoti di të bëj mrekullira ?...Andaj edhe mësuesit tanë bën mrekulli dhe hapin për me e pa dritën e diellit shqip, të mbroj syrin e dritës se tokës shqiptare,të mbroj me dinjitet atë që e fituan me pendë e pushkë të bashkuar si ashti dhe mishi i trupit te njeriut, dhe tani vazhdojmë të lirë.Edhe pse tani jo " Jo krejtesisht te lirë" ngase një pjesë e fëmijëve çamë ende nuk dijnë te flasin në gjuhën e nënës , nuk dijnë të qajnë shqip, as të këndojnë shqip. O zot ! Eshtë kjo një padrejtësi që i bëhet një komuniteti ,në mes për mes të Evropës demokratike,që padrejtësisht është grabitur nga Greqia ?...
Si çdo mësimdhënës edhe mësimdhënësi dhe poeti, Agim Desku, Ditën e Mësuesit 7 Marsin, e ndjëj si vyrtyt të shenjtë e te shtrejtë, hyjnor,si një meteor drite. T`i arsimosh gjeneratat e reja , është diçka hyjnore kujton DESKU.Ai niset nga një thenjë e një mësuesës që ka bër intervistë për gazetën pedagogjike SHKËNDIJA, ku thot:”Edhe njeqind vjet t`i kisha jetë, prap do të kisha marr ditarin në dorë”. Është kjo një thenje e Xhevahire Matoshit një mësuese që tër jetën ia ka kushtue arsimimit të fatosave të fshatrave, Ujmirë, Siqevë, Qabiq, Doberdol, Zabergjë, e rrethe të tjera.Atëherë pse mos ta çmojmë këtë ditë të shtrenjtë kur edhe motrat tona janë shkolluar dhe tani japin dritë brezave të artë ?...
Nderkaq, si krijues letrar ( poet ) them, kur bashkëbisedat e përditshme me nxënës te sjell edhe frymëzime poetike ,patjetër nga shpirti rrjedh epilog frytdhënës për të shkruar, ngase edhe poezia është një dituri shkollore,por njekohësisht edhe të zbuloj talentë të ri. Të shkruash është edhe një kënaqsi shpirtërore e secilit brez,ku festa e mësuesit kremtohet duke recituar poezi te shkruara nga brezat që mësojnë më shumë dashuri.
Mësimdhënësi dhe poeti Agim Desku,me rastin e Ditës se Mësuesit 7 Marsitt,jep mesazhin e cartë, për brezat e ardhshëm ? ...Mesazhe ka shumë, por një që ia vlenë për gjeneratat e reja, të lexojnë,të mësojnë më shumë,të çmojnë dritën e shkollës,të çmojnë mësuesit,të çmojnë shkrimtarët dhe vepra e tyre, jo vetem të hapësires shqiptare, por lë të dalin edhe ato evropiane e deri tek shkrimtarët anglezë e amerikanë...,se duke çmuar të tjerët do të jenë vetë të çmuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi