Lirita Halili:Adem Salihajn e kontrollojnë pas dëshmisë

Derisa ishte thirrur si dëshmitar i rastit “Bllaca 2”, Adem Salihaj me urdhër të policisë u kontrollua nën dyshimin se kishte marrë armë me vete në gjykatë. Të premten, Salihaj ndodhej aty për të dëshmuar rreth atentatit që u përgatit kundër tij. Emrat e personave që urdhëruan vrasjen e tij thotë se i ka marrë vesh nga një ish zëvendëskryeministër. Emrin e tij do ta bëjë publik në gjykatë vetëm pasi të marrë leje nga ai person.
Adem Salihaj nuk e kaloi derën e Gjykatës Supreme për të hyrë brenda saj ashtu siç e bën zakonisht. Të premten ai hasi në disa pengesa. Ashtu siç ishte hera e parë që Salihaj ishte thirrur për të dëshmuar në rastin “Bllaca 2”, atij edhe për herë të parë i ndodhi diçka e pazakontë në hyrje të asaj dere.
Dikush nga të akuzuarit në rastin Bllaca 2 kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që ta kontrollojë Salihajn me dyshimin se ai kishte ardhur në seancë i armatosur. Dhe kjo ndodhi, pasi përfundoi seanca, Salihaj u ndalua në korridorin e gjykatës dhe u shoqërua në një dhomë, ku u kontrollua prej këmbëve deri në dhëmbë.
Këtë skenë Salihaj nuk e quajti asgjë tjetër përveç se një shfaqje teatrale. “Ishte një përpjekje për të më komprometuar në aspektin politik dhe njerëzor dhe gjykatësi normalisht që nuk e lejoi sepse ne jemi kontrolluar të gjithë në hyrje të gjykatës dhe unë nuk kisha asnjë lloj mjeti që mund ta rrezikoj dikë”, thotë Salihaj.
Ai ka dëgjuar se diçka e tillë u bë pasi thotë se dikush t’i ketë dhënë një informatë policisë se ka ardhur i armatosur. “Dikush u ka thënë se unë kam revole”, sqaron Salihaj.
Pasi i ndodhi kjo, Salihaj ka kërkuar me këmbëngulje që ta di se kush e dha këtë urdhër dhe kush janë këta persona. “Policia që më kontrolloi ishin me jelekë dhe nuk shihej asnjë numër i tyre. Unë nuk e dija me kënd po bisedoj, çfarë funksioni kanë. Asnjëri prej tyre dhe nuk më lejuan që të bisedoj me gjykatësin dhe ta shoh a ishte urdhër i gjykatësit”, thotë i bindur Salihaj, derisa rrëfente gjithë procedurën nëpër të cilën kaloi në dhomën e kontrollit.
Këtë veprim, Salihaj thotë se policia e ka bërë pasi, sipas tij, ajo është e infektuar deri në palcë nga krimi i organizuar dhe SHIK’u. “Ishte shumë e qartë se ishte një veprim i koordinuar, i orkestruar që të më paraqesin mua kriminel, njeri të armatosur që i rrezikoj tjerët dhe kriminelët të paraqiten si viktima.
E për të marrë vendimin për kontroll, policisë i duhej vetëm një fjalë goje e Bekim Sylës, njërit ndër të akuzuarit në rastin “Bllaca 2”. Ai përgjatë seancës iu drejtua gjyqtarit duke i thënë se dëshmitari (Adem Salihaj) preku diçka në brez. “A është kontrolluar, a mos ka diçka me vete”, ishte dyshimi i Sylës i cili shtyu policinë të marrë vendim për kontroll.
I gjithë ky frustrim i Salihajt ishte pasi përfundoi seanca, në të cilën ai ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarit të atentatit të tij. Përgjatë kësaj seance, Salihaj paraqiti të gjitha faktet e kohës kur po përgatitej atentat kundër tij. Ai kujton se gjithçka nisi disa ditë para përvjetorit të parë të çlirimit të Kosovës, kur një agjent i SHIK-ut kishte shkuar tek ai duke e informuar se më 12 qershor 2000 do të vritet. “Gjatë gjithë asaj dite pasi m’i tha këto fjalë, unë kam pas kujdes”, rrëfen Salihaj.
Por, frika e tij zgjati derisa ai shkoi në shtëpi. Pasi aty ai kishte thirrur Policinë e UNMIK-ut. Por, sipas Salihajt, ky nuk ishte kërcënimi i vetëm që ai ka marrë për vdekjen e tij. Thotë se kishte pasur kërcënime të shpeshta nga SHIK-ut dhe pjesëtarë të UCK-së. “Në dhjetor 99 apo janar 2000, një person ka ardh te shpija ime dhe më ka thënë se ke ftesë nga Shtabi i Përgjithshëm, nga Shukri Buja dhe komandant Fera për të shkuar në Mollopolc”, vazhdon rrëfimin e tij Salihaj i cili pas një kohe thotë të ketë vajtur në atje bashkë me Milazim Halitin dhe një aktivist të LDK-së, Bajram Haxha. “Janë paraqit do ushtarë në një dhomë dhe pas një ore pasi na kanë legjitimuar, na kanë dërguar te Shukri Buja i cili ishte ulur”, tregon ai.
Por, një fjalë e dhënë Shukri Bujës e kishte çliruar pak Salihajn. Ai kujton t’i ketë thënë Buja se nuk po të arrestoj, edhe pse e ka marrë urdhrin për arrestim nga Shtabi i Përgjithshëm. “Por, më kërkoi që t’i ndryshoj qëndrimet e mia”, kujton Salihaj. E urdhrin e atyre që dhanë për ta vrarë, Salihaj thotë se e ka kuptuar në vitin 2005 nga një zëvendësministër. Sipas tij, ky person i ka shkuar në zyrë dhe i ka treguar se ata që kanë dashur ta vrasin kanë qenë Shpresim Uka e Shaban Syla. “Emrin e tij nuk po e jap se mund t’i rrezikohet jeta. Do të marr leje prej tij nëse do që t’i publikohet emri”,
Emiri i Salihajt përmendet në pikën tre të aktakuzës në rastin “Bllaca 2”, e cila bie mbi Shpresim Ukën, Driton Hajdarin dhe Shaban Sylën në bashkëkryerje me Nazim Bllacën për vrasjen në tentativë të Adem Salihajt, ish-kryetar i Komunës së Ferizajt.
Express

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi