Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi ta mbajë fjalën ose ta lëshojë karrigen (Bota Sot)

Shko poshtë

Thaçi ta mbajë fjalën ose ta lëshojë karrigen (Bota Sot) Empty Thaçi ta mbajë fjalën ose ta lëshojë karrigen (Bota Sot)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 17, 2012 8:05 pm

Thaçi ta mbajë fjalën ose ta lëshojë karrigen (Bota Sot)


Thaçi ta mbajë fjalën ose ta lëshojë karrigen (Bota Sot) 16Minister-Hashim-Thaci

Editoriali
Në vlerësimet e tij rreth mbajtjes edhe në Kosovë të zgjedhjeve tashmë të shpallura të Serbisë për 6 maj 2012, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është plotësisht i saktë. Z. Thaçi ka thënë në mbledhjen e fundit të qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë është nxitje e konfliktit të hapur me pasoja për gjithë rajonin, duke ka shtuar se ky synim paraqet një agresion të Serbisë dhe Kosova do t’i kundërvihet me të gjitha mjetet kushtetuese e ligjore. I saktë ishte kryeministri Thaçi edhe kur tha se një veprim i tillë mund të ketë pasoja edhe për rajonin. Shqetësimi ynë nuk qëndron tek retorika e Thaçit, në të cilën nuk mungon sensi i vlerësimit të realitetit, sensi i vlerësimit të fakteve, nuk mungon as dëshira për të premtuar e për t'u zotuar, aq sa nuk mungon, mjerisht, as dëshira për t'i ngopur qytetarët e vendit të vet dhe bashkëkombësit e tij me lugë boshe, për t'i mbajtur ata me përralla hiri. Pra, shqetësimi ynë dhe i të gjithë opinionit të Kosovës e atij shqiptar në përgjithësi se Thaçi flet e nuk mba, pra me veprimet e tij ai i mohon, pa fare kokëçarje, thëniet e tij. Opinioni në Kosovë, ai shqiptar në tërësi, opinioni i interesuar për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore e më gjerë është i interesuar të dijë nga Thaçi nëse ai vërtet është i vendosur të mos lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Të gjithë këta faktorë janë të interesuar të dinë nëse Thaçi ka nevojë për përfshirjen e tyre, për mbështetjen e tyre, për masën dhe llojin e mbështetjes që i nevojitet atij për përmbushjen e premtimeve dhe zotimeve të tij se zgjedhjet e Serbisë të 6 majit 2012 nuk do të mbahen kurrën e kurrës në Kosovë. Kryeministri Thaçi foli shumë saktë kur tha se qeveria e tij respekton parimin e dyshtetësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, por të vetmet zgjedhje lokale në territorin e Kosovës do të organizohen nga institucionet e saj dhe nga asnjë vend fqinjë. Në asnjë praktikë ndërkombëtare nuk ndodh që në ndonjë shtet të mbahen zgjedhjet lokale të shtetit fqinj. Në asnjë praktikë ndërkombëtare, gjithashtu, nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur që qytetarët e atij vendi, me dyshtetësi, të votojnë për zgjedhjet parlamentare apo presidenciale, referendumet apo çfarëdo tjetër në një kohë kur midis atyre dy vendeve nuk ekzistojnë marrëdhëniet diplomatike, kur në të dyja vendet përkatëse nuk ekzistojnë ambasadat dhe konsullatat në mënyrë të ndërsjellët. Serbia nuk duhet të lejohet as ta shohë ëndërr të vazhdojë të ndodhë në Kosovë ajo që ka ndodhur këto trembëdhjetë vitet e fundit, çka ka qenë një poshtërim i çdo nderi dhe dinjiteti të popullit të Kosovës, çka ka qenë një profanosje nga më të paparat në historinë e njerëzimit. Xhelatja e Kosovës, Serbia, nuk duhet ta shohë as në ëndërr çfarëdo pranie në Kosovë nëse kjo nuk bëhet mbi bazat e plota të njohjes dhe respektimit të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, viktimës së saj. Nëse Thaçi nuk ka ndërmend ta mbajë fjalën e tij se nuk do t'i lejojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, nuk do t'i lejojë fushtatat zgjedhore të Serbisë në Kosovë, nuk do t'i lejojë udhëtimet politike as private të politikës së Serbisë në Kosovë, atëherë ai sa më shpejt t'ia lëshojë karrigen dikujt tjetër, i cili të jetë i vendosur në arritjen e këtij qëllimi, i cili nuk thyhet përballë trysnive të brendshme apo të jashtme, i cili është koherent midis asaj që thotë e asaj që bën, i cili nuk pranon të ketë hendek midis thënieve dhe veprimeve, i cili e thotë atë që mendon e nuk mendon ndryshe e të flasë ndryshe. Në qoftë se Thaçi është i vendosur të mos e përsërisë farsën e turpshme të korrikut e këndej me gjoja reciprocitetin në marrëdhëniet me Serbinë, atëherë ai na ka të gjithë me vete. Nëse jo, atëherë na ka të gjithëve kundër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi