Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – NËN TINGUJT E NJË KËNGE - Skicë

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – NËN TINGUJT E NJË KËNGE - Skicë Empty VIKTORIA XHAKO – NËN TINGUJT E NJË KËNGE - Skicë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 18, 2012 10:20 pm

VIKTORIA XHAKO – NËN TINGUJT E NJË KËNGE - Skicë 260667_100000525636701_1887899921_n

VIKTORIA XHAKO – NËN TINGUJT E NJË KËNGE - Skicë

Filloj përmbledhjen e re me tregime ………..

Mbasdite. Ti ngjit ngadalë shkallët e apartamentit. T’i japësh zemrës pak impulse. Me kufjet në veshë. Çfarë të rrëshqiti vetëtimthi anash trurit? Prej kësaj melodie? Ti po e këndon? Një melodi të huaj ti po e këndon me tekst shqip? Këndove strofën e parë dhe refrenin? Dhe heshte? E ke harruar vazhdimin? Përpiqu edhe njëherë!

Nga kufjet shpaloset kënga “............................ “

Në dhomë u ule në kolltukun tënd lëkundës. Nën trysninë e këngës. Hodhe vështrimin përtej dritares. Tek ca pemë akoma të zhveshura, me trungje të çuditshme. Pas tyre, tek liqeni i vogël me mjellma. Ç’gjë e tronditi kujtesën tënde?

“Mjellma” jote e fëmijërisë në pishinë? Një kujtim tepër, tepër i largët. Por i paharruar.

Ngrije më lart siparin e subkoshiencës!

Nga thellësitë e saj...... ti dëgjon të qeshurën tënde. Ajo përplaset në xhamat e lokalit “Adriatiku” në bulevardin kryesor të qytetit, tek ecën së bashku me shoqet. Pas xhamave të shohin dy sy blu, të thellë si bluja e oqeaneve. Me shikim buzagaz. Me gotën e birrës përpara. E qeshura të ngriu në buzë. Vure dorën përpara gojës për ta mbuluar. Preke nishanin e vogël, poshtë buzës, në anën e majtë, e dora t’u përvëlua nga nxehtësia e puthjes së parë.........

Dhoma t’u zvogëlua nga përmasat e kujtimit. Hape derën e ballkonit që të mbushesh me frymë.

Vërshuan brenda pranvera e paharruar e vitit 1967 dhe tingujt e këngës “Zërat e natës”. Ti po e rikëndon përsëri me tekst shqip.

Sepse ti pe për të dytën herë njeriun që të kish turbulluar ëndrrat.

..............................................................

Prill – maj 1967.

Aksioni i rinisë për të ndërtuar hekurudhën Rrogozhinë – Fier. Sektori Gradishtë. E ngritët trasenë 1, 95 m. Ti shtyje karrocën e dorës mbushur me dhé, mbi dërrasat e shtruara përgjatë rrugës. E ngjisje atje lart. Në trase. Atje ku, shoqja jote Sh. H. ngjeshte dheun me tokmak dhe, nën zë, këndonte “Zërat e natës”, me tekst shqip. Ti zbrisje poshtë me karrocën bosh, po me zemrën mbushur plot me tingujt e asaj kënge, tekstin e së cilës në shqip e kishe shkruar ti.

Mbasdite vonë, e gjithë klasa juaj ulej nën qiparisat e kishës dhe i lutej Sh. H. të këndonte. “Zërat e natës” me tekst shqip u bë kënga juaj, po askush nuk e dinte se cili ishte autori i tekstit. E dije vetëm ti. Askush nuk e dinte se kujt i kushtohej ajo këngë. E dije vetëm ti. Po ti nuk fole kurrë. Sepse ti nuk e dije emrin e njeriut, të cilit ia kushtove.

Tani, rri e qetë në dhomë, në kolltukun tënd lëkundës, dhe nën tingujt hyjnorë të këngës “Zërat e natës”, përkëdhel lehtë kujtimin e vetëm e të paharruar të jetës tënde.

Me një ndryshim nga e kaluara: sot, 45 vjet më pas, ti e di emrin dhe do ta shënosh në vendin e duhur, në atë tekst. Ndërsa me dorën e majtë do të vazhdosh të shtrëngosh zemrën që të mos përpëlitet.

Për fat të keq ti nuk e mban mend të gjithë tekstin. Ai ka mbetur i cunguar, ashtu si jeta jote......



“ZËRAT E NATËS”

O djalë i dashur,(...D...) ktë nat’ un’ dua sonte,
Një këng’ të bukur ty të ta kushtoj,
Ky mall i zjarrtë zhuriti zemrën time,
Dua të t’them sa fort të dashuroj.

O djali im, (...D...) dëgjoje këngën time,
Në syt’ e tu shkëlqen diell i artë,
Zbuloj aty, unë, mijëra vezullime,
Shkëndija zjarresh përflakur nëpër natë.


FUND

V. O. Këto dy strofa i kam shkruar në pranverën e vitit 1967. Strofën e tretë nuk e kujtoj dot.


E diel 18 mars 2012 ora 00:40
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi