Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DASH reagon ndaj arrestimeve të fundit në Kosovë dhe Sërbi

Shko poshtë

DASH reagon ndaj arrestimeve të fundit në Kosovë dhe Sërbi Empty DASH reagon ndaj arrestimeve të fundit në Kosovë dhe Sërbi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 31, 2012 6:04 pm

DASH reagon ndaj arrestimeve të fundit në Kosovë dhe Sërbi


DASH reagon ndaj arrestimeve të fundit në Kosovë dhe Sërbi State-Department
Departamenti amerikan i Shtetit reagon ndaj arrestimeve të ditëve të fundit nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë të shtetasve të njeri tjetrit.

Departamenti i Shtetit shpreh shqetësimin lidhur me deklartat e disa zyrtarëve, të cilët kanë bërë tërthorazi kërcënime se arrestimet janë reciproke ose hakmarrëse. Si për të gjithë vëndet që aspirojnë të anëtarësohen në strukturat euro-atlantike, thekson Departamenti i Shtetit, ne presim si nga Serbia ashtu edhe Kosova të respektojnë shtetin ligjor dhe të mos bëjnë deklarata, apo të kryejnë veprime që shkaktojnë ngritjen e tensioneve.

Ne e kuptojmë, thuhet më tej në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit, se Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë ka ofruar të krijojë kushtet për dy shtetësinë në Kosovë në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shpresojnë që qeveria e Kosovës, përfundon Departamenti i Shtetit, e cila ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar një ndërmjetësim të tillë, dhe qeveria e Serbisë e pranojnë këtë ofertë sa më parë që të jetë e mundur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi