Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lirohen dy policët e Kosovës

Shko poshtë

Lirohen dy policët e Kosovës Empty Lirohen dy policët e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 02, 2012 8:29 pm

Lirohen dy policët e Kosovës


Lirohen dy policët e Kosovës 610x-12
(I plotësuar) - Janë liruar dy policët e arrestuar të shtunën nga Policia Kufitare Serbe. Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi. “Dy policët i janë dorëzuar EULEX-it”, ka thënë ministri Rexhepi. Rexhepi ka thënë gjithashtu se të dy policët pritet të kthehen në Kosovë sot pasdite.
Ai gjithashtu ka thënë se lajmin ja ka përcjell shefi i EUELX-it Xavier Bud De Marnhac.


* * * * * *

Sot skadon masa e ndalimit prej 48 orëve që policia e Serbisë u ka vënë dy policëve kosovarë të kidnapuar të shtunën në brezin kufitar në Podujevë. Dy misionet ndërkombëtare EULEX-i dhe KFOR-i ka thënë se çështja po hetohet dhe nuk ka dhënë detaje nëse ata do të lirohen gjatë ditës. Ndërkaq autoritet kosovare thonë se kanë shtuar veprimet që kanë të bëjnë me presionin mbi Serbinë për lirimin tyre.

Autoritet serbe ende nuk kanë dhënë sinjale nëse se do të lirojnë dy policët kosovarë të kidnapuar të shtunën në brezin kufitar me Serbinë në Dumnicë.

Masa e ndalimit prej 48 orëvetë policëve që po mbahen në Kurshumli skadon sot në mesditë, ndërkohë që EULEX-i ka njoftuar se pret që shpejt të përfundojë kjo çështje.

Zëdhënësja e misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit Irina Guduljeviq, ka thënë incidenti po hetohet dhe se presin që ndalimi i tyre të ndërpritet më shpejt.

“Ne po hetojmë të gjitha çështjet dhe detajet rreth kësaj ngjarje. Presim që ky incident të përfundoj dhe të ndërpritet masa e ndalimit. Ne presim që kjo situatë të përfundoj shumë shpejt”, ka thënë Guduljeviq.

As zyrtarët e KFOR-it nuk kanë dhënë ndonjë sqarim rreth hetimit të kidnapimit të policëve në vijën e gjelbër kufitare me Serbinë .

Zëdhënësi Den Harvey. ka thënë se presin që çështja të menaxhohet në mënyrë të përgjegjshme nga të dyja palët.
“KFOR-i është i shqetësuar me zhvillimet e fundit. Ne besojmë që të dyja palët do të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale. KFOR është interpretuesi kryesor në lidhje me vijën administrative kufitare dhe KFOR do të mbaje lidhje për këtë çështje“, ka thënë Harvey për Radio Kosovën .


Kidnapimi i policëve të kufirit Sami Beqiri dhe Shukri Binaku përbën incidentin më të rëndë ndërkufitar deri më tani që kur KFOR-i ka filluar të transferojë përgjegjësitë për vijën e gjelbër pesë-kilometërshe tek autoritetet vendore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi