Mitrovicë: Sulm te “tre rrokaqiejt”, vritet një shqiptar (video)
Faqja 1 e 1

Sipas banorëve të kësaj zone, viktima Selver Haradinaj shquhej për qëndrimet e pathyeshme për të jetuar në këtë pjesë të vendit, përkundër tendencës së disa grupeve serbe për t’i larguar shqiptarët nga pronat e tyre në veri.
(I plotësuar) - Një shqiptar 38 vjeçar ka humbur jetën si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues, në banesën e tij në veri të Mitrovicës.
Rasti është regjistruar rreth orës 01:20min, pas mesnatës së ditës së sotme, në rrugën “Kolashini” në zonën e “tre rrokaqiejve”.
Mjeti eksplodues, që mendohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të jetë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës, në katin përdhes të familjes Haradinaj. Në këtë sulm plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima Selver Haradinaj (1974), kurse familjarët e tjerë, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës.
Ndërsa, besohet se mjeti eksplodues të jetë një sasi e eksplozivit plastik, një bombë artizanale, me sasi të 500 gram të eksplozivit plastik, e cila është vendosur. Më pas është aktivizuar me fitil ngadalë-ndezës, të vendosur në parmakët e dritares së katit përdhes të familjes Haradinaj”, ka theksuar Hoti.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Në kohën e shpërthimit, në shtëpinë e familjes Haradinaj kanë qenë edhe 5 anëtarët tjerë dhe më pas, bashkëshortja dhe katër fëmijët e viktimës janë dërguar në spitalin e Mitrovicës ku edhe janë trajtuar.
Zëdhënësi i Policisë, Hoti, ka theksuar se dëmet nga shpërthimi në shtëpinë e familjes Haradinaj, kanë mundur të jenë shumë më të mëdha, për shkak të sasisë së eksplozivit, por dritaret në shtëpinë, e cila ka qenë cak i sulmit, kanë qenë të blinduara.
“Gjithsesi, mënyra, metoda dhe sasia e këtij lloji të eksplozivit që është përdorur, konsiderohet nga ekspertët e Njësisë për identifikim të mjeteve shpërthyese, si sasi e madhe, për të shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke marrë parasysh që xhamat, dritaret e kësaj shtëpie ishin të blinduara, faktikisht të mbyllura, të mbuluara. Të njëjtat janë shkatërruar ose demoluar tërësisht, marrë parasysh fuqinë e shpërthimit, si dhe disa automjete përreth, të cilat kanë qenë të parkuara afër ndërtesës”, ka theksuar Hoti.
Ai ka thënë se motivet dhe shkaktarët e sulmit ende nuk dihen, por policia është duke hetuar.
“Hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës nga sektori i krimeve të rënda, janë duke e hulumtuar shkaktarin, rrethanat, shkaqet, motivet dhe të gjitha këto, të cilat deri më tash janë të panjohura, ashtu siç janë të panjohur edhe të dyshuarit ose kryesit e këtij akti kriminal. Në këtë fazë, marrë parasysh ndjeshmërinë e këtij rasti, sigurisht që nuk dëshirojmë që të spekulojmë, derisa nuk i arrijmë informacionet bazë, të cilat mund të lidhen me gjendjen faktike apo informacione, që mund të na japin fakte për të besuar në çfarëdo lloj piste të hulumtimeve. Mirëpo, gjithsesi që nuk përjashtohet mundësia e motivit të paragjykimit mbi baza të urrejtjes etnike”, ka sqaruar Hoti.
Ndryshe, zyrtarët e Policisë së Kosovës , kanë njoftuar se anëtarët e familjes Haradinaj janë larguar nga shtëpia, e cila është sulmuar. Ndërkohë, sipas tyre, sulmi kriminal mbi shtëpinë dhe familjen Haradinaj, ka shkaktuar indinjatë të thellë , frikë dhe pasiguri te banorët shqiptarë që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vritet edhe një shqiptar në Irak - vrau 36 veta në sulm kamikaz
» Sulm me armë në parlamentin kanadez, vritet autori, evakuohet kryeministri (Foto e Video)
» Sulm në Mitrovicë - një i vrarë
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Dyshohet për sulm terrorist: Vritet një grua me thikë dhe plagosen pesë të tjerë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi