Gazmend Islami:Qeveria është bandite. Turp!
Faqja 1 e 1

Qeveria është bandite. Turp!
Gazmend Islami
Politika e udhëhequr nga Hashim Thaçi po poshtëron jo vetëm Kosovën, por të tërë kombin shqiptar. Këtë duhet në mënyrë imperative ta nxjerrim nga politika si shkak i prirjes për të bërë punë, jo në dobi të vendit, ky njeri po qëndron në turbullimet e qarkullimit të gjakut,ka çrregullime funksionale të trurit. Ky ka ngatërruar mekanizmin e ndërtimit të shtetit funksional dhe demokratik. Ky në vend që të angazhohet në diskutime me qytetarin,,ky po funksionon mbi parimin e sistemit diktatorial. E vetmja gjë që mund të themi për të në pikëpamje psikopatologjike është se favorizon korrupsionin, shpëlarjen e parasë, burgosjen e shokëve, ndarjen e vendit, kontrollin mbi gjyqësorin. Ky tregon për prepotencën e tij që është virtyt i të pafuqishmit, që ka një karakter të dobët dhe mundohet ta mbulojë duke u bërë gjoja i pushtetshëm. Dikush si fëmije fiton aftësinë e fuqishme për armiqësi ,më vonë kultura e fituar e mëson që nuk është mirë të përdorësh sharje dhe dhunë, atëherë kur ke luftë brenda vetvetes. Nuk ka gjë më të keqe sesa të vriten njerëzit në vend, në baza etnike. Qeveria struket si macja nën tërves dhe bënë sehir me deklaratat e saj të poshtëruara se dënon sulmin terrorist. Kjo QEVERI, e cila është aq e mjerë dhe e pa zonja për të udhëhequr më një vend që tash ka dalur nga lufta, e po qon drejt një të reja me politikat antikombëtare. Këta e vodhën, plaçkitën, vranë, dhunuan Kosovën. Nuk ndryshojnë asgjë ma ata që udhëhoqën për 50 vite nën Jugosllavi. Kidnapimi i policëve brenda Kosovës dhe shkelja e uniformës se Shtetit nuk i bënte përshtypje Kirurgut Rexhepi. Nuk u turpërua dhe as që mendoj që duhet largohet me një dorëheqje morale...E ku të jap dorëheqje morale ku te ai mungon morali. Në jetën tonë politike mund te gjesh politikan sa të duash, që për çdo dite bëjnë gabime që dëmtojë partitë e veta, por edhe vendin por kurrë një herë nuk mendojnë të tërhiqen apo të japin dorëheqje. Botëkuptimi i politikës si intelekt apo shkencë në funksion të interesave të caktuara mbështetet mbi funksionin e politikës si shkencë që në fillim të konstituimit të saj, e ardhmja paraqitet si obligim qytetarë dhe njerëzorë në mbrojtje te politikës dhe frymës demokratike për tu përballuar me sfida dhe situata të ndryshme. Kryeministri, i cili diti të vjedh vlerat e UÇK-së, diti të burgos, e të bëjë pazare për tokat tona, nga ai nuk pritet se mund të ketë edhe ndjenja kombëtare e morale. Vrasja e të riut në Mitrovicë është kulmi i kësaj qeverie të pistë, e cila përpos deklaratave të pista nuk bëri asgjë. Kjo Qeveri është banditeske ..... nuk meriton të jetë pjesë e jona. Lojërat e saj me Kuvendin, me ligjet, me Gjykatën Kushtetuese, me prokurorinë, na kujton Irakun e Sadam Huseinit, Libinë e Gadafit, Egjiptin e Mubarakut.
Kosova një vend i vogël që mezi e gjen në Atlas, nuk ka diçka të veçantë, që të tjerët të na kujtojnë? Dikur na thuhej si fëmijë, se krejt bota e njeh pasurinë e Kosovës, e tash e shoh se atë nuk e njohin as vendet përreth. Dikur na thuhej se po vidhet rryma nga serbët e tash e shoh se ne e vjedhim vetveten. Dikur pasuritë tokësore e nëntokësore eksploatoheshin nga Beogradi, e tash ne nuk jemi të zotët as t’i menaxhojmë ato. Politikat tona janë çoroditëse të dëmshme për shoqërinë tonë. Sa ti hapim sytë.. Mëngjesin e fillojmë me gënjeshtra? Kur dëgjojmë lajmet janë gënjeshtra, kur dalim në kuluarë dëgjon gënjeshtra. Kur flet me dikë dëgjon gënjeshtra... Kur dëgjon politikanët tanë dëgjon gënjeshtra.... me një fjalë krejt çka shihet me sy dhe dëgjon me vesh është gënjeshtër. Asnjëri nga ne kur zgjohet në mëngjes, nuk zgjohet me realitetin se jemi shteti më i varfër në Evropë. Se jemi shteti që vjedh veten më së shumti. Nuk zgjohemi me realitetin se kemi vendin e ndarë dhe të coptuar. Se kemi Qeverinë më antidemokratike në Evropë. Tensioni është bërë pothuajse i padurueshëm. Ndryshuesit gjithashtu po i dallojnë vetëtimat prapa reve. Por, ata ngurrojnë të sulmojnë njeriun më të fuqishëm në Kosovë, njeriun më të pushtetshëm, që i ka marr të gjitha frenat në duart e veta. Ndryshuesit nuk ndihen ende të sigurt, ende janë të paktë në numër, ende jo aq të vendosur, jo aq të guximshëm sa të përleshen me të vërtetën. Ndryshuesit e thurur me aq vështirësi, rrezikohen edhe të shkatërrohen. Ata duhet ndihmuar dhe përkrahur.
Nuk ka shtete në Evropë që do të mund të jetonte me 80 përqind papunësi dhe me çmime astronomike. Askush nuk do të mund të përballonte jetën me 87 cent në ditë përveç neve që gënjehemi me vetveten. Asnjëri nga ne nuk mendon se natyra jonë është më e ndotura në rajon. Nuk mendojmë që kemi shkallën më të lartë të sëmundjeve kancerogjene dhe me hipertension dhe diabet. Politikat tona afatshkurtër dhe afatmesëm nuk i sjellin vendit tonë ndonjë të mirë. Tash së fundmi qytetarë të dashur ka filluar edhe një betejë e re politike me Serbinë, e cila qysh në fillim ishte e dështuar për ne. Në këto bisedime nuk kemi koncept, nuk kemi transparencë, nuk kemi vizion. As për të tashmen e as për të ardhmen. Klasa politike fëmijëve tanë po ju lë një barrë të rënd mbi supet e tyre. Vendosni si të doni, por vendi ka nevojë për ndryshime.
Autori është analist politik dhe gazetar

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi