Beqir Sina: Një rrugë në Nju-Jork, merr emrin e Nënë Terezës
Faqja 1 e 1
Beqir Sina: Një rrugë në Nju-Jork, merr emrin e Nënë Terezës
Një rrugë në Nju-Jork, merr emrin e Nënë Terezës
Nga Beqir Sina
Tashmë, edhe komuniteti shqiptar në Nju Jork, do të ketë një simbol të vendit të tyre në njërën nga rrugët më të "shkelura" të qytetit të Bronksit, Nju Jork. Kjo pasi në lagjen e mbipopulluar me shqiptarë, një rrugë do të marrë emrin “Rruga - Nënë Terezës”. Një lajm i tillë, është bërë i ditur nga Këshilli Bashkiak, i qytetit të Nju Jorkut, vetëm pak ditë më parë. Sipas lajmit një kërkesë e tillë ishte bërë kohë më parë nga Anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), me iniciativën e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro - Amerikane, e drejtuar nga presidenti i saj Esad A. Rizai dhe profesor Haxhi Berisha. Aprovimi përfundimtar i kësaj kërkese ka ardhur më 2 prill, kur Këshilli i kësaj bashkie votojë në unanimitet për t'a aprovuar këtë kërkesë.[/size]
Tashmë, edhe komuniteti shqiptar në Nju Jork, do të ketë një simbol të vendit të tyre në njërën nga rrugët më të "shkelura" të qytetit të Bronksit, Nju Jork. Kjo pasi në lagjen e mbipopulluar me shqiptarë, një rrugë do të marrë emrin “Rruga - Nënë Terezës”. Një lajm i tillë, është bërë i ditur nga Këshilli Bashkiak, i qytetit të Nju Jorkut, vetëm pak ditë më parë. Sipas lajmit një kërkesë e tillë ishte bërë kohë më parë nga Anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), me iniciativën e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro - Amerikane, e drejtuar nga presidenti i saj Esad A. Rizai dhe profesor Haxhi Berisha. Aprovimi përfundimtar i kësaj kërkese ka ardhur më 2 prill, kur Këshilli i kësaj bashkie votojë në unanimitet për t'a aprovuar këtë kërkesë.[/size]
Në deklaratën për media thuhet se Bashkia e qytetit të Nju Jorkut, me anë të një rezolute të sponsorizuar nga Anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), ka vendosur, ri-emërtimin e një segmenti rruge në qytetin e Bronksit, me emrin e nobilistes shqiptare, bamirëses së njohur Nëna Tereza. Duke vendosur kështu që rruga Lydig Avenue të ketë tabelën Mother Tereza. Me këtë rast u zhvillua edhe një ceremoni dedikimi kushtuar emërimit të kësaj rruge me emrin e Nënë Terezës, ceremoni, e cila siç u tha në Këshillin Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, do të zhvillohet gjatë verës në qoshen mes rrugëve Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue. Aty ku do të vendoset edhe një tabelë në shenjë nderi, e cila do të shënojë këtë rrugë me emrin “Mother Teresa Way”.
"Si udhëheqëse shpirtëror, si një njeri që ka mishëruar vetëm bamirëse, Nënë Tereza ka qenë një figurë e frymëzues për shumë njerëz anembanë botës, për dekada, tha sponorizuesi zyrtarë i rezolutës për vendosjen e emrit të Nënë Terezës , një rruge në këtë lagje të Nju Jorkut,", tha James Vacca. "Kur në këtë rrugë, e cila do të quhet rruga Nënë Tereza, burrat, gratë dhe fëmijët që do të ecin lart e poshtë dhe do të jenë në gjendje të kërkojnë, e të këshillohen me shembullin e mrekullueshme të bamirëses shqiptare, për atë çka ajo ka bërë, për të gjithë ne", tha Vaca.
Në rezolutë, thuhet se Nënë Tereza, emri i saj Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 1910 dhe vdiq më 1997. Ajo është i njohur për punën e saj i palodhshëm në emër të të varfërve. Më shumë se një dekadë, pas vdekjes së saj, shtëpia e Misionarëve të Bamirësisë vazhdon të veprojë në mbi 120 vende, duke hapur shkolla, jetimore, mensa falas, dhe për njerëzit me SIDA etj. Për punën e saj, të mrekullueshme në ndihmë të varfërve dhe të sëmurëve kryq e tërthor botës, asaj iu dha edhe çmimi Nobel për Paqe në vitin 1979.
Shenjtëreshë e gjallë, Nëna Terezë është shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare që u ngrit në figurë të një Nëne të gjithë njerëzimit. Nëna Tereza për së gjalli u bë mishërim i miliona njerëzve, të cilët tek Ajo gjetën dashurinë e madhe njerëzore, ndihmën e pakursyer dhe shpresën për jetë . E lindur në Shkup, rrënjët e familjes së Nënës Terezë ishin në Prizrenin e lashtë, në Kosovë.
Shqiptaro-amerikanët, duke përfshirë dhjetëra mijëra që banojnë në Bronks, e kryesisht në lagjen Pelham Parkway, janë krenarë që kjo rruge në lagjen e tyre, ka tanimë emrin e Nënë Terezës.
Duhet cekur se James Vacca (D-Bronx), ka sponsorizuar disa herë rezolutën e Bashkisë së Nju Jorkut, për të nderuar ditën e flamurit tonë kombëtar dhe herën e fundit ai qe sponsorizuesi edhe i rezolutës, e cila nderoi në Bashkinë e Nju Jorkut, 1 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
BOTA SOT
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi