Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli:Një lum rrjedh në tokat e Arbërit

Shko poshtë

Musa Jupolli:Një lum rrjedh në tokat e Arbërit Empty Musa Jupolli:Një lum rrjedh në tokat e Arbërit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 11, 2012 11:52 pm

Musa Jupolli:Një lum rrjedh në tokat e Arbërit


në të dyzetat,dyzet rrudha në ballë pikënisje
rrjedhim në mollëzat e faqeve vizatim
sytë kanë hapësirën në bebza
rilindje

më kujton ata që i kisha pranë dikur me llullë
shpesh hijerëndë një fjalë e lezeçme popullore
ne kemi historinë

dorën në vizatim shikimi reflektim tej maleve detrave
syri i vashës në shpellën e Gadimes, shqiponja në Dukagjin
afshi rrota përjetim histori, sofra n'mes
burri kërkon bukë e kripë në lindje dhuratë penen
bën vallën e gëzimit
lindi trashegimtari:puthe
nga të parët amanet e kemi
hyn thellë në lojën e vallës
kujton ditën famëmadhe të trollit, heroit
skulpturë

mikut i fal poezinë
në rrudha të ballit studjon historinë
zërin ia fal kushtrimit
vizatimin kopshtit të lulëzimit
gurit i tha je legjendë
të fal punën të fal nderin
fëmijës i tha merr forcën e diturisë
me miq ndan burimin
NJË LUMË RRJEDH N'TOKAT E ARBËRIT

musa jupolli, paris ( nga përmbledhja Kosovë p(R)ozë e gjatë,
Faik Konica, Prishtinë , 2011 )
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi