Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - MALLI MË KA MARRË... - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - MALLI MË KA MARRË... - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - MALLI MË KA MARRË... - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 12, 2012 12:47 am

VIKTORIA XHAKO - MALLI MË KA MARRË... - Poezi 260667_100000525636701_1887899921_n

VIKTORIA XHAKO - MALLI MË KA MARRË... - Poezi

U kafshuan retë e ndezën bubullimat,
Rrodhën rrëketë prej qiellit të çarë,
Në fronin diellor u ul zoti i jetës.
Malli më ka marrë, sa shumë më ka marrë.

Zvarritem me thonj larg brigjeve të vdekjes,
Dheu i zi më rrëzohet kurrizit të vrarë,
Retina, lotësh ngrirë, pasqyron rrezen e diellit.
Malli më ka marrë, sa shumë më ka marrë.

Ta ndiej dorën që zgjatet drejt meje,
Mbi krah shqiponje fluturoj ajrit të bardhë,
Më mbështill sërish me ngrohtësinë tënde.
Malli më ka marrë, sa shumë më ka marrë.

Rreth teje jam unë ajër, puhizë, vesë,
Sytë, buzët, trupin, më nuk i kam,
Më shih, të lutem, vetëm me dritën e shpirtit,
Sepse...
Malli më ka marrë, sa shumë më ka marrë.

E mërkurë 11 prill 2012 ora 01:00

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO - MALLI MË KA MARRË... - Poezi 538945_414306221930229_100000525636701_1544291_585173794_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi