Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Një poezi për përshendetjet më të përzemërta për ju miq.një mbrëmje të këndshme ...

Shko poshtë

Xhesika Vula:Një poezi për përshendetjet më të përzemërta për ju miq.një mbrëmje të këndshme ... Empty Xhesika Vula:Një poezi për përshendetjet më të përzemërta për ju miq.një mbrëmje të këndshme ...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 12, 2012 8:39 pm

Xhesika Vula:Një poezi për përshendetjet më të përzemërta për ju miq.një mbrëmje të këndshme ... 545567_3385568331525_1639025407_2741903_1453440739_n
Xhesika Vula:Një poezi për përshendetjet më të përzemërta për ju miq.një mbrëmje të këndshme ...

Duke përkrahur sfidën akuzë gurit të kufirit
Në shitoren e luleve bleva trëndafila të kuq
Me dorën e mendjes i vendosa në Majën e Pashtrikut
Tashti trëndafilat flasin shqip anembanë Arbërisë së Vjetër
Për rrugën e kombit që po zgjat sot e njëqind vjet
Konferencave çnjerëzore të paqes traktateve të fshehta të pabesa
Postblloqeve të historisë së re pritave të ushtrive me kokarda
Vendosur padrejtësisht mbi trungun e copëtuar ilir
Pushkatime mizore vrasje të kurdisura gjëmë të shqiptarit
Kalvar golgotë shqiptare shtrungë e ngushtë e eksodit biblik
Luginë gjaku fushë minash det lotësh shekullor tela gjemborë
Anë e mbanë Atdheut të masakruar për turp e faqe të zezë
Një komb i vrarë në bërthamë për hatër të këlyshëve të Rusisë
Me bekimin e perëndive tokësor në Berlin Londër Paris Bruksel
Vasalisht të pranuar puthadorësh të marrë bajraktarësh
të shitur Dashnorë të pasionuar kulltuqesh paloço të cirkut të verdhë
Dikush ndërto dikush shkatërro besë e pabesi kudo bashkë
Disi krejt ngjashëm me legjendën e Doruntinës e Rozafatit...
Ndaj duke përkrahur sfidën më të re akuzë gurit të kufirit
Në shitoren e luleve bleva trëndafila të kuq
Me dorën e mendjes i vendosa në Kodrën e Diellit
Tashti trëndafilat flasin shqip anembanë Arbërisë së Vjetër
Për rrugën e kombit që po ngjizet me mundime të mëdha
Për gurët e Murit të Berlinit shqiptar që po bien pa nda..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi