Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Biseda poetike mes poetëve me vargje!

Shko poshtë

Biseda poetike mes poetëve me vargje! Empty Biseda poetike mes poetëve me vargje!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 14, 2012 4:09 pm

Biseda poetike mes poetëve me vargje!


Biseda poetike mes poetëve me vargje! 41673_1475749406_8718_n
Musa Jupolli

N' Dritë t' syrit
një xixillimë
shkelqim Dielli
n' Besim trolli
n' fjalë Malësia
n' Besë Shqipëria
poet e im vëlla Mentor Thaqi
n' vargje i vë atdhetarët
nga Dardania
n' Malësi
e Camëri
për atë Flamur
qe unë origjinen e gjeta
nga Elioni e Afrodita
mu atu ku kishte lindë Dita
i ruajtur n' gji e n' amanet
na erdhi i paprek
n' duar t' Gjergjit
e t' Lekë Dugagjinit
n' këngë t' Fishtës
e n' penë t' Konices
n' letra t' Prishtinës
n' betim t' Rilindjes

ah poet im vëlla Mentor
t' dhëmë fjalë
e t' lidhim Besë
se një fe na bashkon
JUNGJATJETA vetëm shqip tingllon
feja jonë shqiptaria
BESA është Bibla jonë
se të tjerat i respektojmë
po tonat s' janë
vargu yt n' bekim
Unte' paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit
n' bekim t' Shqipërisë Bashkuar
n' ballë FLAMURI I ARBËRISË


Biseda poetike mes poetëve me vargje! 275246_100000582437455_2097760_n
Mentor Thaqi:BASHKBISEDIM

Imvëlla Poet,
atë Besë,
atë shpresë
që s´vdes
dhe merr kthesë
kah e mbara,
nga Mesiana
Ulpiana,
në Ipon
në Djepin tonë
që bekon
siç evoluon,
e kam ruajtur
me mall shpirti,
e kam mbrujtur
n´dritë syri,
shtatëpalë tokë
troje t´mia,
lidhë me shokë
i ka Shqipnia,
ia thot bukur
këngës t´bekuar,
mbanë të ndezur
atë mall t´pashuar!
Eh, feja the se është
Shqipnia,
është vet jeta
bibla jonë
në shqipe,
antike,
jetike,
ilirike,
shëntërimin
me pagëzimin
do i ndajmë bashk
si bekimin
që Hyu ka dashtë,
nga rilindas
do marr shkas,
dhe më heret
nga të tjerët,
shtatëpalë Gjergja
n´log t´trimnisë,
Leka i Madh
i trashëgimisë,
Fishtë, Konicë
e Frashërllinjë,
penë shqipërishtë
që gjuhën ndrijnë,
Tunjatëjeta, n´dukagjinçe,
fjalë e shqipes,
fjalë prej guri,
n´rrënjë t´traditës,
n´shtizë Flamuri,
n´bekim Pragu,
n´shëntërim Trolli,
vëlla gjaku
o Musa Jupolli,
me vëllëzër që kem përrreth,
s´ka brisk kohe
që mund t´na qethë!
N´rrënjët tona
t´Ílirisë,
rron jehona
e Dardanisë!


Mentor Thaqi VS., 14.04.2012



Biseda poetike mes poetëve me vargje! 572918_100000922814009_1179320874_n

Abdi Pergjegja:‎(M.Jupollit,vellajt tim,M.Thaqit,mik i Madh,R.Dragushes,mik i Madh..e gjithe Ju qe zemra ju rreh fort per ceshtjen Shqiptare.)

Ju lexova dje,
Mbreme,
sot disa here,
Kuptoj,
imagjinoj,
E prape lexoj
Thell,
ne cdo pejze,
KRENAR,
Shume krenar
Jam ndjere.
Per Ju.
Musa,Ragip,Mentor.
Me fjalen
vargun,
Deshiren,
Mallin,
Misionin
Tashme profilizuar
Shqiptar te Bashkuar.
Cdo varg
cdo mendim
cdo figure
nje qellim.
Shqiptaret
Nje Flamur,
Nje Fe,
Nje Atdhe
N'bashkim.
Si thumbin e Migjenit
ngulit ma keni
Ne tru.
E perdite
Edhe ne tru t'njerezimit,
MANIFEST SHQIP
MANIFEST TE SHPETIMIT.



Biseda poetike mes poetëve me vargje! 275246_100000582437455_2097760_n



Mentor Thaqi:PLOT NDËRGJEGJE NJË PËRGJEGJE


Abdi Pergjegja,
tunjatë jeta,
të thotë zemra
mirë se t´gjeta,
pa na prit njëherë n´atë Shkoder,
t´luajm bashk vallen me Loder,
n´Tarabosh le t´shkon JEHONA,
këngë t´shëndoshë mbi malet tona,
Shqip-Arbërishtë me tingull t´butë,
një Epikë-Këngë me Lahutë,
e pas saj një kangë lirike,
n´Çífteli n´tingëllimë etnike
deri te Gurrat e Ali Pashës,
t´dalin burrat ke Kroi i Vashës,
prej aty Karvan Plisbardhësh,
me kuvend n´traditë shqiptarësh,
le t´marshojmë drejt Çamërisë,
t´ia mjekojmë plagët Shqipnisë,
me dorë NënëTereze-Dorë Zoti,
me kekim ngaGjergj Kastrioti,
siç e bënë burrat qyshë Moti,
bukë e kryp dhe zjarr baroti,
mbi të gjitha plot Dashuni,
për Atdhe, Besë e Liri,
Ribashkimit vulë ti japim,
Kombëtarisht veten ta kapim,
drejt kah rrënjët në Perëndim,
le t´ecë bindshëm Kombi im!
Unë veç kështu, ndryshe s´di t´shkruaj,
vetëm këtu bukë di t´gatuaj,
bukë të kuqe-misërnike
e n´daç maravqe, bukë etnike,
nuk di lojëra me lajka,
s´dua t´njohë as kukuvajka,
njoh veç rrënjët e kombit tonë,
s´dua t´merrem çka hasmët thonë,
dua t´i kryejm ne punët tona
se kjo Epokë është Epokë e jona,
mend, dije, urti, trimëri,
i ka me bollëk kjo Arbëri,
duhet veç drejtorientim,
kjo i sjellë Kombit bekim!

Mentor Thaqi VS., 14.04.2012 (ad hoc)


Biseda poetike mes poetëve me vargje! 41673_1475749406_8718_n
Musa Jupolli:Fjala e poetëve

Kur poetet dhënë fjalë
Atdheu fillon të ndritë
Flamuri kuqezi valon
ngjyrat artësojnë
n' vargje t' poetve t' mi
tërë një filozofi
n' gjenezë nga Iliria
thërrasin n' poezi
çdo vargu t' dhënë
n' përjetim e n' kuptim
çdo fjalë sheron e
e gjen vendin e vet
thirrje n' sofrën e madhe
n' Shkodrën bujare
një men(D)imtar
Abdi Pergjegja i thonë
është vëllau ynë
n' damar dashuri
për vëllezërit tanë
Mentor Thaqi
Dragusha Ragip
motra jonë n' mergim
Lindita Prenga
e shumë e shumë
atdhetar nga
Dardania n' Malësi
me Flamur n' dorë
e n' Camëri
pasha vargun
e
Fran Tanushi-it
n' Hyjnizim të çdo fjale
Muharrem Salihaj
n' përkujtim t' historisë
Rilindja jonë kombëtre
Agim Gashi
me zë Shqipërie
Ismail S Rexhepi
arkitekt n' poezi
Mustafë Shabani
i Mesianës
vetë i kryejmë punët tona
n' thirrje t' atdhetarvë
n' penen shqiptare
si dikur Gjergji ynë
po edhe ne e kemi detyrë
ti këndojmë
ta sherojmë
Arbërinë tonë
n' katër anët botës jemi
jemi mesia jonë
çelsin e diplomacisë
Prishtina n'postule
Hyjrishëm
motrat tona
bukë pogaqe e poezi
me duar t' arta
gatuajnë e shkruajnë
n' vlera t' larta atdhetare
shpiert e zemër n' trojet shqiptare
n' ballë flamuri i Arbërisë

n' Bashkim t' Shqipërisë

Biseda poetike mes poetëve me vargje! 572918_100000922814009_1179320874_n

Abdi Pergjegja:Vllëzër

Vella Mentor,
Mus'e Dragush'
Po jua them me pak zor,
Syte n'lot m'jan mbush'
..........................
..........
Sic ke Emnin
je Mentar.
Fjala Jote,
Balsam shpirti
Kur po vjen dita me ardhe,
Ju pret Shkodra
Faqebardhe:)
Ju pret Prishtina
Me nostalgji,
Ju pret Shupi
Me urtii,
Ju pret Vlona,
Simbol Flamuri
Atje ndodhet "Ise Burri"
E do shohe CAMRIA
PRAPE KA DJEM SHQIPTARIA,
(spo m'lejojne syte)
Vellezer..!
Mitrovica,
Vella Dragush'
Plage e malcume,
Te betohem ne varg
e n'bese
Sy e zemer m'i ka mbushe
Edhe lutem
Lutem
Plote SHPRESE:)
Se ndergjegja
Po zgjohet,
Ne kry Urtia
Te nigjohet
SHQIPTARIA
BASHKOHET
at'here Nana
Zonje me djem
Floke bardhe
Shpirtbardhe
Me djem si Ju
Mus Dragush Mentor
N'kry t'valles
ME FLAMUR NE DORE:)


Biseda poetike mes poetëve me vargje! 573211_100001066437920_206928291_n
Lindita Prenga:Sa bukur

Sa ban shpirti peshe me lot
sa u mbush deti me malle
sa kthen koha kengen jehon
do ja nisim vargut tone.
Ju vellezer , ju penetar
kodo qofshi botes mbare
kur leshon dielli rreze drite.
Fal me shnet keni prej Mirdite

Kem ne vena gjak Kastrioti
le e rrit ne flak baroti .
Prej Kosove e ne Cameri
emen zoti ka Shqiperi.
Dalngadale ja nisi vargut
e peshoj ne zemren time
Nje ere malli Mentor Thaqit
e drejtoj prej Shqipes Trime .
Shpirt Kosove e me bese
fjala e zemres nje poezi .
Kenge Atdheu Musa Jupolli
shterngon besen nder Vallazni .
Shkoder locja te jam fale
buken tande e kam ne shpirt
Te pershendes Abdi Pergjegja
Shtroje sofren me na prit.
T'tana trojet e Ilirise
Shqipes motit e te Dardanise
lidh ne asht nje amanet
Shqipe isha Shqipe kam mbet


Biseda poetike mes poetëve me vargje! 275246_100000582437455_2097760_n


Mentor Thaqi:LINDITË, FALËMESHËNDET N´MIRDITË E N´GURBET

Rreze Drite,
prej Mirdite,
lëshon n´votra,
kur shkruan motra,
dhe çdo ditë,
Shpia n´dritë,
Lindita Prenga,
shëron brenga,
për Shqipni
për vllazni,
falë bekim
me shpitmadhësi,
Kombit tim
i falë dashni!
Qofsh me nderë,
ashtu si je,
dhuron vlerë,
me shumicë e ke,
në Familje paç bekim,
plot mbarësi nga Hyu im!

Mentor Thaqi VS., 14.04.2012 (ad hoc)


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi