Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Gjurgjeviku:Përkujton mbesen Diellzë

Shko poshtë

Adem Gjurgjeviku:Përkujton mbesen Diellzë Empty Adem Gjurgjeviku:Përkujton mbesen Diellzë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 14, 2012 8:04 pm



Adem Gjurgjeviku:Përkujton mbesen Diellzë 161223_100000202629693_35243884_n

Adem Gjurgjeviku:Përkujton mbesen Diellzë


Adem Gjurgjeviku:Përkujton mbesen Diellzë 36491_431343696882381_100000202629693_1875999_2045664272_n


Diellza! Shpirti i shpirtit të babushit! Ç'MË DUHET JETA PA TY?!!! SHUMË VAJ, SHUM LOT Shumë zemra flakë po ndizen, shumë sy pa pushuar lotojnë, shumë yje kanë humbur shkëlqimin, shumë lule më nuk lulëzojnë. Shumë lule i ka tharë lufta me mizoritë e saja çnjerëzore, e shkretë më duket edhe fusha, pa lulet që e zbukuronin prore. Këngët më nuk dëgjohen si këngë as yjet kur këto interpretojnë, ah...engjet më ahengje nuk janë pa më të dashurit që sot na mungojnë. Ndonëse lufta ishte e ashpër në gjithë segmentet e veta, po pse edhe në kohë paqeje kaq çmim absurd ka jeta?!!! Mbytet Diellza e vogël pa mbushur njëmbëdhjetë vjet për t’ua helmuar e plasur zemrat babushit e gjithë të dashurve të vet. Për t’i bërë ata të mjerë e me zemër të përvëluar, kurrë të mos kenë shend e verë festat kurrë për të mos festuar. Në çdo njëzetetetë qershor tërë dhimbjen të shkarkojnë, me një det lotësh pikëllimi çdo gjë mbi këtë tokë të përvëlojnë.


Diellza! Shpirti i shpirtit të babushit!
Ç'MË DUHET JETA PA TY?!!!

SHUMË VAJ, SHUM LOT

Shumë zemra flakë po ndizen,
shumë sy pa pushuar lotojnë,
shumë yje kanë humbur shkëlqimin,
shumë lule më nuk lulëzojnë.

Shumë lule i ka tharë lufta
me mizoritë e saja çnjerëzore,
e shkretë më duket edhe fusha,
pa lulet që e zbukuronin prore.

Këngët më nuk dëgjohen si këngë
as yjet kur këto interpretojnë,
ahengjet më ahengje nuk janë
pa më të dashurit që sot na mungojnë.

Ndonëse lufta ishte e ashpër
në gjithë segmentet e veta,
po pse edhe në kohë paqeje
kaq çmim absurd ka jeta?!

Mbytet Diellza e vogël
pa mbushur njëmbëdhjetë vjet
për t’ua helmuar zemrat
gjithë të dashurve të vet.

Për t’i bërë ata të mjerë
e me zemër të përvëluar,
kurrë të mos kenë shend e verë
festat kurrë për të mos festuar.

Në çdo njëzetetetë qershor
tërë dhimbjen të shkarkojnë,
me një det lotësh pikëllimi
çdo gjë mbi këtë tokë të përvëlojnë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi