Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:O SHI BUDALLA !

Shko poshtë

Vullnet Mato:O SHI BUDALLA ! Empty Vullnet Mato:O SHI BUDALLA !

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 24, 2012 9:05 pm

Vullnet Mato:O SHI BUDALLA ! 581626_2847002705364_1568334934_31817784_1308052217_n

Vullnet Mato

O SHI BUDALLA !

Si nuk u lodhe, o shi budalla,
duke trokitur dy javë shesheve,
mbi tjegulla e soleta,
që presin diellin gazmor të prillit ?
Shtrydhe qiejt për të ardhur i paftuar
në dasmën e rrezeve,
kur çiftet mezi prisnin
të shtriheshin në barin e njomë të pyllit.

Baristët dhe kamerierët e kioskave
mes blerimit të gjetheve,
vajtuan vetminë me lotët e dy javëve
nëpër pellgje të thella,
kur ti gërvishtje monotoninë
nën strehët e drunjta të qejfeve
dhe njerëzit përtypnin trishtimin
nën qiellin e zi të ombrellave.

O shi budalla, shtron atje ku s’duhet
të ujshmin shtrat
dhe mungon kur misrat e grunjërat
të presin me padurim.
Ç’borxh të kishin vogëlushët
që shtynë piknikun aq gjatë
dhe vajzat që për dy javë
lëpinë buzët e pa puthura me dëshpërim?

Ç’kusur kishe mbetur pa marrë
nga të përmbyturat ultësira?
Apo dëgjove plakat e rrjedhura të prillit
që të nxitin për hosana,
se i kanë djegur puthjet e tyre nëpër vetëtima
dhe të shtyjnë ty në gabime të mëdha,
o shi budalla?!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi