Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grupe të armatosura pritet ta marrin veriun me forcë

Shko poshtë

Grupe të armatosura pritet ta marrin veriun me forcë Empty Grupe të armatosura pritet ta marrin veriun me forcë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 24, 2012 9:40 pm

Grupe të armatosura pritet ta marrin veriun me forcë


Grupe të armatosura pritet ta marrin veriun me forcë Fptk610xPolicia e Kosovës patrullë kufitare Kosovë-Serbi


Me titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase ‘Fokus’ e ditës së Martë shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni - Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura. Këto grupe të uniformuara, sipas gazetës, i kanë parë edhe policia dhe me këtë janë të njohur instancat më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
‘Fokus’ ka kontaktuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, përgatitet destabilizimi i Kosovës pasi përgatitet marrja me forcë të veriut të Mitrovicës.
"Bëhet fjalë për një operacion të gjerë që përfshin në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë", ka thënë për gazetën Trajanov.
Ndryshe dje në artikullin e tij të përjavshëm gazetari i “Veçer” Dragan Pavloviq-Latas, i cili njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Gruevski, për vrasjen e 5 maqedonasve para disa javësh në Shkup drejtoi gishtin kah kosovarët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi