Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZA - EC MIKU IM PA RREGULLA GRAMATIKORE

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZA - EC MIKU IM PA RREGULLA GRAMATIKORE Empty ADEM ZAPLLUZA - EC MIKU IM PA RREGULLA GRAMATIKORE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 25, 2012 11:09 pm

ADEM ZAPLLUZA - EC MIKU IM PA RREGULLA GRAMATIKORE Fotojaeademzaplluzha

ADEM ZAPLLUZA - EC MIKU IM PA RREGULLA GRAMATIKORE
( Poetit dhe rapsodit Agim Gashi)

E di miku im
Kur nuk ke se çka të hënë
Ti i kafshon germat
Nuk të intereson as pika
E as ndonjë rregull tjetër gramatikore

Ti në udhën tënde
Përherë e ndjeke kryeneçësinë
Aq i shikoje kodet e pashkruara
Sa që harroje
Se dikur ishe poet

Unë të njoh mirë ty
Edhe ashtin tënd or mik
Që s’u thye asnjëherë
Edhe kur i pate ujqit përballë
Ti ece vertikalisht

Ec edhe sot
Nëse duhet edhe nëpër tehun e mbijetesës
Ti duhet të jetosh
Nëse ndalesh nuk mbërrin askund
Përbuze sëmundjen si armikun
Po deshe të qëndrosh akoma
Në vertikalen tënde të pathyeshme
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi