Shaban Cakolli:TË LUTEMI PËR SHËNDETIN E MIKUT TË MADH AGIM GASHI
Faqja 1 e 1

TË LUTEMI PËR SHËNDETIN E MIKUT TË MADH AGIM GASHI
Shkruan:Shaban Cakolli
AGIM GASHI;DUKE SHPËRNDA LIBRIN”EPOKA E NDERIT”
Krijues,artist,mësues,veprimtarë i shquar kombëtarë është i madhi Agim Gashi,i lindur në Okllap afër Janjevës,i cili fillimisht u shkollua për mësues dhe pas mbarimit të shkollimit,punoi mësues në vendlindje deri sa u përjashtua nga procesi edukativ si i pa përshtatshëm,ashtu i cilësonte regjimi serb veprimtarët kombëtarë shqiptar dhe i dëbonte nga puna.Pas dëbimit nga puna sistemi sllav e burgosi Agimin për disa vite,dhe pas mbajtëjes së burgut iu përkushtua kryesisht këngës.Atë botë ishte këngëtar i Radio Televizionit të Prishtinës,ku ka regjistruar disa dhjetëra albume këngësh në frymën e melosit popullor.Sikur shumë të përndjekur shqiptar që po i përndiqte pushtuesi sllav,edhe Agimi i përndjekur u strehua në Düren të Gjermanisë,ku edhe sot jeton dhe vepron.
Në mërgim plotësisht iu përkushtua folklorit dhe ka regjistruar mijëra këngë folklorike,këngë që shquhen të shejta që i janë kushtuar atdheut dhe kombit.Agim Gashi është poet dhe këngëtar,vargjet dhe këngët e tija shpalosin historinë e dhimbshme të kombit tonë,janë vargje dhe këngë historike.
AGIM GASHI NË DHOMËN E VET ME MIQËT
Agim Gashin kam pasur rastin të e njoh kur isha i ri,e njoha në aksionet e pajtimeve të gjaqeve ënekënd Kosovës,të prira nga i madhi Anton Çetta.Në këto akcione kudo ishte Agim Gashi me një sharki në dorë.Në të gjitha lugjet e pajtimeve ka jehuar fuqishëm zëri i Agim Gashit,ai zë i jipte fuqi njeriut tanë,i jepte fuqi popullit e zgjonte dhe ia tregonte shtigjet kombëtare.Kënget e Agim Gashit të kujtonin kohën epike,kohën Fishtiane,këngë që na venin në lëvizje dhe na mbanin gjallë.
Në Gjermani një kohë Agim Gashi ka punuar në Radio”Deutsche Wele”,por për të keq ka kohë që miku ynë Agim Gashi vuan nga një sëmundje e pamëshirshme,e cila nuk e le të punoi,po as nuk e lë të qetë.Megjithatë Agimi është njeri që shpirti i tijë artistik e vë në lëvizje.Është në kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani(LSHAKSH).Ai edhe i sëmurë kudo është gjendur në mes nesh,poshtë e lart Europës ka buruar zëri i tij me vargje plot vlera kombëtare të poezisë së tijë,ka jehua kënga e tijë historike-kombëtare gjithnjë e përcjellur me breshëri duartrokitjesh.Agimi ka botuar tri përmbledhje poetike,kjo e fundit”EPOKA E NDERIT”,sikur i jep vulë historisë së dhimbjes sonë kombëtare.
Fatkeqësisht kohët e fundit gjendja shëndetsore e Agim Gashit është përkeqësuar shumë.Kësaj të diele unë me Martin ÇUNIN,Pal Sokolin dhe Vehbi Musën,udhëtuam disa qindra kilometra për të i bërë një vizitë mikut tonë të dashur Agim Gashit.Mbi të gjitha,veç poet e këngëtar,Agimi është mik shumë i dashur,shumë burrërorë,pritës.Na përqafoj ngrohët,na gostiti me lëngje,ushqime,çajëra e uiski,dhe me bisedën e tijë të ëmbël,orët na i bënte sekonda.Duke e njohur shëndetin e tijë,ne propozuam dikush nga ne të shërbente miqët,po Agimi asesi nuk pranoi.I propozuam të shtrihej e të çlodhej,por gjithnjë na ndeji përballë i buzëqeshur.Me te ndejëm disa orë,trajtuam shumë nga temat e krijimtarisë letrare.këngës dhe asnjëherë nuk e ligështuan dhimbjet,sikur të gjitha të ia shëronin miqët.Agimi na e dhuroj edhe librin e tij të sapobotuar “EPOKA E NDERIT”,me të cilën na nderoi pa masë.Na përcolli me shumë përqafime të ngrohëta.Të vetdijshëm për gjendjen e tijë shëndetsore ne e uruam nga zemra për një shërim të shpejtë dhe të sukseshëm.
ÇASTE ME AGIM GASHIN
Nga Agim Gashi kemi mësuar shumë si duhet ruajtur dhe kultivuar tradita kombëtare,kultura,kënga jonë burimore e kombëtare,historia jonë kombëtare……Megjithatë Agim Gashi tani është në gjendëje tejet të rëndë shëndetsore.
Të hënen ai hyn në një operim i cili është i lidhur ngusht me jetën e tijë.Të lutemi për shëndetin e tijë,që sa më shpejt të shërohet,të jetë në mesin tonë,të burojnë fuqishëm vargjet e tij poetike,të kumboj fort zëri i tijë kushtuar shqiptarëve dhe bashkimit të kombit.Si këngëtarë dhe poet,ky është shpirti i popullit dhe e duam mes nesh.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Elez Alikaj:Z.Agim Gashi mikut tim te mire dhe patriotit te madh
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» Shpresa Besa:JE I MADH O AGIM GASHI......
» Jorgo Telo:PËRSHËNDETJE, O AGIM GASHI!(Përkushtim mikut internetik prej Kosove)
» AGIM GASHI:TI I MADH E UNË I VOGËL

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi