Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TRASHËGIMIA KULTURORE DHE MOSKUJDESI NDAJ SAJ

Shko poshtë

TRASHËGIMIA KULTURORE DHE MOSKUJDESI NDAJ SAJ Empty TRASHËGIMIA KULTURORE DHE MOSKUJDESI NDAJ SAJ

Mesazh nga Lek Thu Apr 26, 2012 10:58 pm



Nga;Lavdim Dushi

Trashëgimia kulturore historike e një populli paraqet tërësinë e vlerave shpirtërore dhe materiale të krijuara gjatë historisë së tij, pasqyron zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik, fetar e kulturor në të kaluarën e tij, paraqet luftën e tij shekullore për ruajtjen e identitetit të tij etnik, gjuhësor dhe kulturor.
Kosova ka një kulturë të pasur unike, ka një histori të gjatë dhe të pasur ku popuj të ndryshëm kanë jetuar bashkë në shekuj dhe kjo duhet të ruhet.
Trashëgimia kulturore e Kosovës përmban mozaik të pasur të trashëgimisë arkeologjike, arkitekturore, shpirtërore dhe të peizazheve kulturore. Si e tillë, trashëgimia kulturore e Kosovës është pjesë fisnike e ambientit dhe e mentalitetit të banimit. Ndërsa Qeveria e Kosovës a mbetet e përkushtuar për të ndërmarr hapat e domosdoshëm për mbrojtjen institucionale të trashëgimisë kulturore dhe historike.
Sipas gjithë asaj politike që zhvillohet në Kosovë, thuajse pak bëhet për trashëgimitë kulturore dhe për integrimin e tyre.
Duke u bazuar se Kosova ende me politikën e saj nuk arriti që t’i zgjedhë problemet me vijat kufitare me Serbinë, kështu qe për kulturën dhe trashëgimitë bëhet pak punë për të. Të gjithë e dimë se Kosova në luftën e fundit humbi shumë edhe nga ana e trashëgimisë materiale, të shkatërruar, të plaçkitur e të djegur. Por, e liruar qe 13 vite pas ndërhyrjes se NATO-s, Kosova numëron shumë monumente historike dhe ato kulturore. Ajo është e pasur me monumentet historike.
Në Evropë trashëgimitë kulturore zënë vend nga shumë vizitorë të ndryshëm, ndërsa në Kosovë është e kundërta: mungesë është infrastruktura, pastaj vjen mbrojtja e tyre dhe mirëmbajtja e trashëgimive kulturore. Në këtë mënyrë, Kosova humb pasurin e saj me plot vetëdije nga politika dhe mos përfillja e tyre në standarde te larta.
Komuna e Klinës është një trevë shumë e pasur me trashëgemi kulturore qoft të eksponateve të palujtshme siqë janë Kullat e vjetra Urat, Mullinjët dhe objektet tjera të banimit, por edhe esponatë të lujtsheme siqë janë gurët e varrezave dhe objekte tjera të gjetura në treva te ndryshme te komunes sonë.
Ketë vitë zyra e trashëgimis kulturore në Klinë ka parapar të realizohen dy projekte te rendesishme në këtë fushë.Renovimi i ures së Gurit,dhe germimi për zbulimin e qytetit antik të Dërsnikut,qe kanë rendesi të madhe jo vetem për Klinen por për trashëgemin kulturore në mbarë Kosoven.

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi