Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqi, pranga 15 grabitësve shqiptarë

Shko poshtë

Greqi, pranga 15 grabitësve shqiptarë Empty Greqi, pranga 15 grabitësve shqiptarë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 27, 2012 1:09 am

Greqi, pranga 15 grabitësve shqiptarë


Greqi, pranga 15 grabitësve shqiptarë Policia_greke
Të paktën 15 shtetas shqiptarë, të moshës nga 20 deri në 35 vjeç, janë arrestuar në qytetin e Selanikut, me akuzën e kryerjes së vjedhjeve me armë.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Policisë së qytetit, ata kishin krijuar një organizatë kriminale e cila, e pajisur me kallashnikovë dhe pistoleta, kryente vjedhje të organizuara në zona të ndryshme të Greqisë së veriut.

Një prej akuzave që rëndon mbi të arrestuarit është se në dhjetorin e kaluar, nën kërcënimin e armëve, kanë hyrë në një shtëpi në lagjen Neohorudha të Selanikut dhe i kanë marrë një 47-vjeçari dhe vajzës së tij shumën prej 12.000 eurosh, si dhe bizhuteri me vlerë të madhe, ndërsa më pas e kanë marrë në telefon dhe i kanë kërkuar para të tjera duke e kërcënuar.

Një muaj më vonë, ata kanë vjedhur përsëri dy klientë në një bar në lagjen Stavrupoli, një person në lagjen Ano Iliupoli dhe një 48-vjeçar, drejtues kamioni, në zonën e Asprovaltës.

Pasi janë arrestuar, policia ka gjetur në shtëpitë e tyre sasi të konsiderueshme hashashi. Katër persona të tjerë, edhe ata shqiptarë, janë shpallur në kërkim.

Sipas statistikave që ka publikuar policia greke, aktet kriminale në Greqi kanë shënuar një rritje kolosale në vitin e kaluar deri në 300% në krahasim me vitin 2010.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi