Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:PSE S’MË LANË NË MOSQENIE ?

Shko poshtë

Vullnet Mato:PSE S’MË LANË NË MOSQENIE ? Empty Vullnet Mato:PSE S’MË LANË NË MOSQENIE ?

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 02, 2012 10:32 am

Vullnet Mato:PSE S’MË LANË NË MOSQENIE ? 155405_2900530803533_1568334934_31834191_392933951_nVullnet Mato:PSE S’MË LANË NË MOSQENIE ? 370823_1568334934_527605528_n

Vullnet Mato

PSE S’MË LANË NË MOSQENIE ?
(Monolog i varfanjakut)

Kur isha një spermatozoid
mes disa mijëra të tjerëve,
duke notuar nëpër kaosin
e testikujve të babait,
s’dija asgjë se do bëhesha
një qenie mes të mjerëve,
pasi nëna me dashuri
të më merrte në vezën e saj.

Se po t’i dija në mosqenie
thatësirat e uritura të kësaj bote,
kurrsesi nuk do isha sulur
me aq nxitim e gjarpërime,
duke shtyrë vrapuesit e tjerë
me goditje të forta koke,
për të hyrë i pari te vezorja,
të më ushqente gjaku i nënës sime.

Nuk dija as kur mora
trajtat e njeriut të ardhshëm,
duke gjuajtur me shkelma
barkun e saj nga brenda,
për të dalë sa më shpejt
në mjedisin e llahtarshëm,
ku lufta për ekzistencë
më priste me vuajtje të rënda.

Pasi provova shndërrimin
nga një hiç me bisht, në njeri,
dhe u enda të zgjat jetën
në kazanët e plehrave të njerëzimit,
them se, qysh në zanafillë
duhej të mendonin krijuesit e mi,
të më linin më mirë në mosqenie,
sesa të shtoja qeniet e dëshpërimit...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi