Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbreti i shqiptarëve

Shko poshtë

Mbreti i shqiptarëve Empty Mbreti i shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 11:30 am

Mbreti i shqiptarëve

Mbreti i shqiptarëve -leka%201%20Kopie

Mbreti ynë nuk është i Republikës së Shqipërisë (aktuale me kufij të administruar nga politika ndërkombëtare) por është Mbret i Shqiptarëve! Dera e Madhe e Kombit është tradita e Shtëpisë, Shtetit dhe kjo traditë e lavdëron historinë. Duke i ditur komplotet politiko-ushtarake që u bënë në fillim të Luftës së Dytë, e sidomos në përfundimin e saj, hesapet për Shqipërinë i bënë pa të Zotin legjitim të Shtëpisë. Erdhën djem të ri në pushtet, të zbritur nga lufta e bashkim-vëllazërimit, dhe rrafshuan çdo të kaluar dhe trashëgimi shqiptare, me parullën marksiste se “do ta përmbysim botën e vjetër, do të ndërtojmë një botë të re” (origjinale sllave) kundër vullnetit të natyrës, Zotit dhe proceseve të zhvillimit normal dhe gradual të shoqërisë njerëzore. Hiç më pak se italianët (vetëm ata të Duçës) dhe hiç më pak sesa Partia e Punës e Enver Hoxhës, edhe më pastaj rënies së diktaturës në Shqipëri, në demokracinë revolucionare të olimpiadës konvertite, klasa politike shqiptare nuk diskreditoi Mbretin dhe Monarkinë, më shumë sesa ata që po punonin aq kohë për ta asgjësuar dëshminë e traditës shekullore shtetformuese shqiptare. Nuk është e rëndësishme këtu madje as dobia që ka kjo dëshmi shtetformuese e shqiptarëve që ishte një atu dhe argument i fortë i shtetësisë kotinuele historike që nga koha e Mbretit Gjergj Kastrioti! Çështje për “historinë kreative” do të jetë fakti se demokratët posdiktaturialë (sidomos ata të krahut ekstrem majtistë) botëkuptimin dhe konceptin e filozofisë politike mbi monarkinë (përgjithësisht) e kishin të mësuar nga pikëpamjet marksiste-leniniste mbi monarkinë. Modeli inkriminues i shokut Lenin në likuidimin edhe fizik të Romanovëve. Por në panoramën historike shqiptare kjo vrasje u bë më e keqe, sepse ishte morale, një politikë shtetërore diskredituese kundër traditës kombëtare, e pashpirt, e pamëshirshme, rrënuese dhe denigruese. Propaganda ideologjike komuniste, një gjysmë shekulli kishte karikuar tiparin e Monarkisë shqiptare, dhe mbreti ishte mbjellë në vetëdijen e “klasës” së re të njeriut të ri si një tradhtar i ideologjisë që triumfoi me armën e dhunës dhe të diktaturës. Mbreti dhe kombi u shpallën çështje të prapambeturisë historike, kohërave të shoqërive klasore, në të cilat borgjezia e paska eksploatuar “klasën punëtore”, të cilën partia e çliroi nga egoizmi kombëtar. Këta revolucionarë “borgjezë-francezë” sikur nuk i kishin të qarta relacionet e komploteve politike të të huajve kundër Monarkisë shqiptare, thuajse nuk e kuptonin se mbreti ishte i shqiptarëve dhe (jo vetëm ) i Shqipërisë. Ky fakt prejudikonte të ardhmen e shqiptarëve, prandaj u shkonte në nerv shteteve ballanike, si dhe aleatëve të tyre në disa shtete të Evropës. Inkriminimet, ndjekjet, persekutimet, nënçmimet, gënjeshtrat dhe propaganda gjysmëshekullore që iu bë Mbretërisë Shqiptare nuk kishte një fije rezoni të politikës intelektuale. Propaganda që shqiptarët e bënë kundër Mbretërisë së tyre ishte më e ulët sesa vetë armiqtë e shqiptarëve që e bënin këtë propagandë në Evropë, me parat e serbit. Aq sa bëri Mbreti Ynë Ahmet Zogu në Shqipëri, pak a shumë duke u nisur nga rrethanat historike, Shqipëria shporri feudalizmin dhe mësoi ç’është shteti parlamentar dhe demokracia. Në shkretëtirën shumëshekullore anadollake të mentalitetit feudal, Mbreti ynë vendosi identitetin historik të trashëgimisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve, vendosi Evropën në Shqipëri, vendosi Shqipërinë në Evropë, ku takon historikisht. Në kohën e Mbretërisë Shqipëria për herë të parë në historinë e saj u bë shtet modern evropian, me tipin e demokracisë më kualitative të kohës. Kështu, edhe pse e dimë në ç’situatë ekonomike politike arsimore dhe kulturore ishte asokohe Shqipëria, Mbreti e themeloi shtetin e parë modern shqiptar! Mbreti i shqiptarëve --leka%201%202
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi