Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbreti Leka I jetëson idetë rilindëse të Sami Frashërit

Shko poshtë

Mbreti Leka I jetëson idetë rilindëse të Sami Frashërit Empty Mbreti Leka I jetëson idetë rilindëse të Sami Frashërit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 11:33 am

Mbreti Leka I jetëson idetë rilindëse të Sami Frashërit



Mbreti Leka I jetëson idetë rilindëse të Sami Frashërit ---Teki%20Dervishi%202

Teki DËRVISHI

Mbreti Leka I jetëson idetë rilindëse të Sami Frashërit Sh_b
Përpjekja për zgjidhjen e çështjes shqiptare u është nënshtruar proceseve historike jo si një ide e përgjithshme, si një projekt i mëvetësishëm akademik, por në këtë kontinuitet “çështja” u është nënshtruar programeve të llojllojta kontradiktore, të imponuara nga fuqitë e mëdha dhe të influencuara (më së shpeshti) nga shërbimet sekrete të armiqve, që ndër shqiptarë kanë gjetur shumë shërbëtorë. Teoritë dhe doktrinat shkencore në (shumë) projektet e bashkimit kombëtar nuk kanë funksionuar, sepse mbi idetë dhe teoritë ka sunduar praktika e ndodhjeve (luftërave) ballkanike që kanë bërë të vendosë fuqia e jo argumenti shkencor, historia.
Mënyra si u prit Mbreti ynë këto ditë në Kosovë, sado që pritja u maskua me një skenografi të protokollit stereotip zyrtar-politik, personalisht më preku thellë, jo për tjetër, por kjo mënyrë e pritjes është një shprehje publike e nivelit akademik dhe politik në Kosovë, që nuk ndryshon asnjë fije nga ata në Shqipëri, këtu ku Mbreti respektohet vetëm si një traditë, e jo si një përfaqësues i ideve moderne mbi zgjidhjen e çështjes shqiptare. Pra jemi shkollarë komunistësh që monarkitë ende i konceptojmë sipas botëkuptimeve ex catedra të doktrinave mbi “shoqërinë klasore” marksist-leniniste. Kurse Mbreti Leka I është reprezenti i vetëm i ideve rilindëse mbi zgjidhjen e çështjes shqiptare, ideve brilante të Sami Frashërit, mbi rëndësinë e ruajtjes së tërësisë territoriale, e cila do të bëhej nën protektoratet e shteteve joballkanike, për t’u ruajtur kështu nga copëtimet që do të mund t’i bënte Serbia dhe Greqia si dorë e Rusisë. Zgjidhjet aktuale politike që sot po bëhen në proces, pra janë pikërisht të rilindësve në krye me Sami Frashërin, që do të thotë të pranojmë të gjitha aleancat ndërkombëtare për t’u ruajtur nga Rusia dhe Greqia. Pra koncepti i Mbretit tonë Leka I janë më moderne sesa të posmodernistëve që trillojnë mundësi të lindjeve të reja të kombeve brenda trashëgimisë historike të shtetformimit shqiptar.
Pse “posmodernistët”janë kaq arrivistë, është faji që janë të ndikuar nga historiografia (tashmë e arkivuar) e koncepteve politike serbe, e shkruar në gjuhën shqipe (nga “disa” autorë shqiptarë, historianë, madje edhe publicistë analistë). Kjo historiografi ende është literaturë aktuale (bashkë me do teori të reja majtiste evropiste), por kjo historiografi nuk mund t’i ofrojë politikës zyrtare mbështetje shkencore për të lëvizur drejt zgjidhjes definitive të “çështjes shqiptare” në Ballkan. Çështja nuk është zgjidhur, të gjithë ju e dini! Zgjidhjet deri në këtë fazë kanë qenë parciale, ndaj si të tilla ato nuk do të jenë funksionale, pa marrë parasysh analizat posmoderne që provojnë t’ia ndryshojnë kombit atributet e krijimit të tij si produkt i proceseve evolutive shoqërore, e jo si mundësi e krijimit të kombit me ide teorike, të cilat i ka dështuar pikërisht teoria, ajo teoria leniniste në praktikën e krijimit të kombit sovjetik.
Si e pamë ne sot Mbretin tonë të madh në Kosovë? E pamë sipas diskursit që e jep shkolla komuniste e historiografisë shqiptare (në të gjitha trojet e copëtuara). Kjo historiografi nuk mund të jetë e dobishme në përpjekjet (jo më të koniunkturave zyrtare politike), por as të ideve të individëve, që provojnë të bëjnë program politik për bashkimin e shqiptarëve, krejtësisht në mënyrë të paorganizuar. Hë për hë, pushteteve zyrtare u ndalohet nga fuqitë e mëdha të sponsorojnë akademitë që këto të sistemojnë numrin e pafundmë të argumenteve historike në favor të çështjes shqiptare, që fatbardhësisht janë edhe të reja, fare pas ndodhjes së shtetformimeve ballkanike në rënien e Perandorisë Osmane.
Pra cili është koncepti i Monarkisë Shqiptare sot: si të gjitha shtetet-komb të tjera ballkanike, edhe Shqipëria (1912) shpalli pavarësinë e shtetit-komb! Por si është e mundur që Shqipëria t’i plotësonte të gjitha ato atribute që kërkon krijimi i shtetit-komb vetëm në një pjesë të vogël të territorit të saj? Si është e mundur që brenda një kontinuiteti kulturor-historik të një populli, më shumë se gjysma e tij të mos i plotësonte kushtet dhe atributet shtetformuese? Zgjidhjet parciale deri sot kanë qenë dhe janë politike. Dhe të tilla do të jenë derisa të vazhdojë të pengohet vetëvendosja e popullit shqiptar! Por si ka ndodhur një gjysmë kombi të bëhet shtet-komb, e një gjysmë tjetër e një identiteti unik kulturor historik - jo? Kjo, dihet, dhe nuk është temë e kësaj trajtese të vogël. Programi kombëtar për zgjidhjen e çështjes definitive shqiptare ende nuk është projekt institucional politik-akademik, por ai dekonverzohet në lloj-lloj pikëpamjesh të individëve (sidomos publicistë e shkrimtarë) dhe grupeve të vogla të organizuara politikisht. Projekti institucional për këtë çështje është penguar nga ndikimi i madh i politikëbërjes nga ana e ndërkombëtarëve, që sa i përket krahut të Kosovës, është arsyetuar me qëndrimin “e kompromiseve” për pavarësinë e Kosovës.
Institucionet zyrtare shqiptare nuk kanë program të definuar për zgjidhjen definitive të çështjes shqiptare. Por ekziston edhe një tjetër institucion, që quhet Monarkia Shqiptare. Ky institucion është i vetmi nga të tjerët që e ka programin dhe projektin për zgjidhjen definitive të çështjes shqiptare! Dhe çështja shqiptare nuk zgjidhet ndryshe!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi