Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rgip Dragusha:SA KOHE

Shko poshtë

Rgip Dragusha:SA KOHE Empty Rgip Dragusha:SA KOHE

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 04, 2012 3:00 pm

Rgip Dragusha:SA KOHE 582040_425514104125378_100000003775907_1651883_1289901341_nRgip Dragusha:SA KOHE 157212_100000003775907_1256027181_n

Rgip Dragusha:SA KOHE

Sa kohë që nuk dinja ende të flisnja,
Sa kohë që engjëll isha në këte botë,
Sa kohë që botën kërkoja të njihja,
... Sa kohë që çirresha e qaja me lotë.

Sa kohë që sise me jepnin nga trishtimi,
Sa kohë që duart më mbanin në krah,
Sa kohë që ëndërrat m' zgjonin nga gëzimi,
Sa kohë që buzët shkëlqenin në gaz.

Sa kohë që endesha në dashninë fëminore,
Sa kohë që përrallave u besoja më shumë,
Sa kohë që prindërit më kapnin për dore,
Sa kohë që besova se vërtet jam fatlum.

Sa kohë që përendinë ende s'e njihja,
Sa kohë që dëshirat duhet t'i plotsoja,
Sa kohë që egjëjt më rrallë i shihnja,
Sa kohë m'u desht që unë të besoja.

Sa kohë që mendja trokiti ngadalë,
Sa kohë që përrallat më s'do besoja,
Sa kohë që buzëqeshja, gjithnjë e më rrallë,
Sa kohë që kuptova se çfarë nxirte goja.

Atëherë kuptova se engjëjt m' ishin larguar,
Se bota nuk ishte ajo në të vertetë,
I heshtur mendova, përse m' kane mashtruar?
Tek Zoti kërkova dashurine e vertetë.

R.Dragusha.
Wiene. Tetore
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi