Në Nju Jork u përkujtuan 5,7 e 9 prilli - Ditët e Mbretërisë shqiptare
Faqja 1 e 1

Beqir Sina, BOTA SOT
SHBA-të e llogarisnin Shqipërinë në kohën e monarkisë, aleate të fuqishme të perëndimit
Krenaria e shqiptarëve për pjesëmarrjen e tyre në rezistencën e 7 prillit 1939 nën komandën e Mbretit Zog, është data e 7 prillit, e cila shënon rezistencën që organizoi Mbreti Zog kundër pushtimit fashist dhe i dedikohet tërësisht patriotëve nacionalistë dhe zogist, është edhe kjo një datë që ka zënë vend në "Ditët e Mbretit, 5,7 e 9 prilli"
Vdekja e Mbretit Zog, në mërgim për 22 vjet larg atdheut të tij të dashur, qysh prej zbarkimit ushtarak të paprovokuar të legjioneve fashiste të Musolinit, të premten e zezë të 7 prillit 1939, kujtohet për t'u thënë të gjithë shqiptarëve se "rishikimi historik i jetës dhe i veprimtarisë të Mbretit Zog - Mbretit të shqiptarëve nuk do të ishte i plotë, pa një përmbledhje të shkurtër mbi vendin, historinë dhe popullin e tij".
Këto data të shënuara këtu në SHBA, kanë zënë vend në mesin e mbretërorëve, legalistëve shqiptarë, miqve, dashimirëve dhe sipmatizantëve të monarkisë shqiptare. Ato kujtohen me pietete të mëdha. Ashtu si çdo vit, Dega e treshtetshit e PLL (ish- Oraganizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit) kremton festat e Prillit - të njohuara si Ditët e Mbretit shqiptar.
Legalistët e mbretërorët u mblodhën në të njëjtin mjedis (ish Ramada Hotel, në afërsi me aeroportin LaGuardia, ku ata për disa dekada me rradhë në Queens - New York, së bashku me miqtë e tyre në diasporë, janë duke kremtuar dhe përkujtuar , 5 - prillin 1939, Ditëlindja e NMT Leka I - Mbreti i Shqiptarve, 7 prill 1939, okupimi i Shqipërisë nga Italia fashiste dhe 9 prill 1961, dita kur Mbreti i shqiptarëve, Mbreti Zog I, mbylli sytë përgjithmonë në Paris, larg atdheut të tij të dashur.
Me këtë rast legalistët, veteranët e senatit të tyre, mbretërorët shqiptarë, në Amerikë, patriotë, atdhetarë dhe demokratët, simpatizantët e monarkisë shqiptare, të gjithë së bashku, kanë kujtuar datat e prillit, duke i bërë një përkujtim dhe një homazh me këtë rast, edhe të gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të kombit tonë, të të gjitha kohërave. Të cilët, bënë sakrificën me sublime tek u flijuan e dhanë jetën e tyre për liri, mirëqenie kombëtare dhe mbi të gjitha për një Shqipëri Etnike. Intonimi i hymneve kombëtare të SHBA-ës, dhe Shqipërisë, u përcollën ne shenjë nderimi nga pjesmarrësit.
Tubimin e hapi Tomorr Selmani, sekretar i përgjithshëm i PLL,Dega e saj për treshtetshin, i cili, pasi falenderoi pjesëmarrësit për pjesëmarrjen, uroi njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe pranimin e Shqipërisë në NATO. Selmani tha se lutemi që një ditë edhe Kosova të futet edhe ajo në NATO, e Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian".
5 Prilli, 1939, u shndërrua në një festë kombetare, për shqiptarët e asaj kohe, tha në fjalën e tij kryetari i Degës së PLL, Hakik Mena, mbasi shqiptarët me në fund do të merrnin frymë lirisht duke u siguruar se mbretërisë shqiptare, i lindi trashëgimtari i saj princi Lekë, sihariq i papërshkruar që do siguronte popullin shqiptar, për vazhdimësinë e qeverisjes së suksesshme dhe politikës së shkëlqyer kombëtare të Mbreti Zog."
Mirëpo tha Mena, fatkeqsisht ky gëzim nuk zgjati më shumë se 2 ditë për popullin shqiptar dhe festa kthehet në ditë zije, kur merret vesh se Italia fashiste në mënyrën më tinzake, pa më të voglin shkak dhe duke shkelur haptazi të gjitha normat, marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare të asajë kohe, sulmon vendin tonë më 7 prill 1939. Ky sulmim tha ai jo vetëm që nuk ishte i rastësishëm, por, ishte kalkuluar mjaft sakt dhe në mënyrë dinake prej Italisë fashiste me qëllim që të gjenin mbretin Zog I të papërgatitur duke pasë parasysh rrethanat e familjes së tij.
Kryetari i legalistëve, Mena, nënvizoi se Mbreti nuk rreshti së punuari deri në momentet e fundit të jetës së tij për një Shqipëri të lirë, etnike, e demokratike. Por, fatkeqsisht pas shumë peripecishë dhe një sëmundjeje të rëndë ai ndërroi jetë më 9 prill 1961 dhe fati e deshte që ai të mos kthehej më në Shqipërinë e tij të adhuruar. Vdekja e Mbretit Zog ishte me të vërtetë një humbje e madhe për kombin shqiptar, pasi ai ishte pa më të voglin dyshim figura më perfekte kombëtare, për t'a udhëhequr popullin.- ka thënë në fjalën e tij Hakik Mean, kryetar i Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit (sot -Partia e Lëvizja e Legalitetit)
Duke përkujtuar këto data, nënkryetari i kësaj Dege, Ahmet Hoti, ka vënë në pah udhëheqjen properëndimore të Mbretit Zog, gjatë periudhës së bërjes shtet të Shqipërisë. Hoti tha se më së fundmi, Shqipëria dhe shqiptarët hodhën mbas shpine 70 vjet pushtimesh dhe çoroditje, aleancash vetshkatëruese dhe lufte civile, prapambetje dhe turullosjeje komuniste. Aleatët tanë, thotë ai të natyrshëm na zgjatën krahët për të na përfshirë në gjirin e sigurisë, drejt përparimit dhe përsosjes. Shqipëria korri frutet e 70 vjetëve lufte dhe përpjekjesh, të pjesës më të mirë të kombit. Kështuqë, ceku Hoti, gjithë Shqipëria është në festë, gjithë Shqipëria Etnike feston se sot jemi anëtarë të NATO-s, aleancës ushtarake më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë bota, jemi anëtarë të asaj aleance që defakto na e shpëtoi dhe kthej gjysmën më vitale të kombit, Kosovën. Për ironi të fatit, pohoi Hoti, kjo ditë përkon edhe me 70 vjetorin e lindjes së Lekës së Parë, Mbretit të Shqiptarëve, atij që më shumë se gjithkush tjetër, personifikohet me këto përpjekje, atij që së bashku me të jatin, u përpoq që Shqipërinë t’a nxirrte nga bataku komunist e t’a rreshtonte ne këto aleanca me botën e qytetëruar. Hoti solli fakte shumta ku tregohej se qysh 70 vjet më parë fashizmi i ndërpreu Shqipërisë rrugën e mbarë që kishte nisur drejt përparimit dhe sigurisë. Për këtë Mbreti Zog, me mençuri, solli praktikat më të përparuara të kohës në organizimin e ushtrise, xhandarmërisë, shkollave, transportit dhe ekonomisë. Rreth 360 studentë në vit dilnin dhe studionin universiteteve të perëndimit, me bursën e shtetit dhe asnjëri nuk çohej në Rusi apo Kinë.
Pra sipas tij, orientimi i tij ishte gjithnjë perëndimor, jo siç e kishin kundërshtarët e tij, apo më vonë komunistët kah Rusia. Në ato ditë të turbullta Zoti i fali kombit shpëtimtarin, atë që do të mbante lart flamurin e patriotizmit shqiptar, kur i duhej më shumë, atë që pëshpëriste në veshët e perëndimit se natyrshëm ne jemi aleatë të tyre, edhe pse po kalonim një periudhë çoroditje.
Gjatë kësaj përkujtimore folën për rëndësinë që kanë këto data, dhe vlerësuan Mbretërinë shqiptare Gazmend Lita, afarist i suksesshëm, kryetari i PLL-se per rrethin e Dibrës, kandidat për deputet në zgjedhjet e 22 qershorit, në Shqipëri, edhe kryetari i Degës së LDK-së, dega për treshteteshin, Ramadan Gashi, kryetari i Degës së LDD Agim Rexhaj, kryetari i Shoqatës Çamëria, dega Nju Jork, dhe veteranët e legalitetit, anëtarët e Senatit, Enver Shaska, Musli Mulosmani, Haxhi Gashi, Ndrec Gjergji dhe Hajdar Tonuzi. Përshëndetën tubimin edhe zonjat Merita Shkupi dhe Mimoza Djaçi. Poezi për këto data recitoi Shaban Lajçi, sikurse edhe poeti antikomunist Tahir Hysa që solli të freskta një tufë me vargje kushtuar Mbretërisë Shqiptare, shkruar enkas për këto data.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Makolli takoi në Nju Jork pjesëtarë të diasporës shqiptare
» Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj, kryetar i Shoqatës “Shqiptare Amerikane Ana e Malit” në Nju Jork
» Beqir SINA - New York City Parada Shqiptare 2015: për të ngritur emrin e Shqipërisë lart në Nju Jork dhe anembanë Amerikës (Foto)
» Suksesi i gruas shqiptare ne Amerike, Lisa Mrijaj nje grua shqiptaro-amerikane ka mundur te ngjise shkallet me te larta ne mini bashkine e qytetit Nju Jork
» Historia e lashtë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi