Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:FEHMI AGANI THA

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:FEHMI AGANI THA Empty Sabit Rrustemi:FEHMI AGANI THA

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 06, 2012 11:36 pm

Sabit Rrustemi:FEHMI AGANI THA 485648_2958723978152_1563102666_32011284_181537594_nSabit Rrustemi:FEHMI AGANI THA 173357_1563102666_1405324133_n

Sabit Rrustemi:FEHMI AGANI THA

Durimi është rruga e zorit
arma më e fortë në shpirtin e robit
me andje nuk e zgjodhëm
këtë përpjetëz që na ngulfatë
sado qoftë e gjatë
do ta ecim
rrugëve t'mos mbesim

se bota nuk sheh vetëm me sy
si veten nuk më ka mua ty
kjo botë që kërkon rend
do na nxjerr në kuvend
kush shkon e kush vjen
durimin veç paqja e shpërblen

po na duhet ngapak me përpushë
zorrët e barkut s'nxirren n'fushë
mos pritni krejt me u a thënë
shihni tjerët për vete ç'bënë
edhe n'paçim shumë atllarë
duhet me i lidhë në një mullarë
për mos me u bë gazi i botës
zjarr e jo tym i duhet votrës

edhe kur krejt s'bijnë n'ujdi
veprimeve tona u duhet urti
që punët mos t'i kapim prej bishti
mos e harroni rolin e një gishti
se pastaj e kruajmë kokën
ku e hedhim hapin kemi tokën

t'mos ia bëjmë vetes mjegull
se lehtë na ikë dhe një shekull
e bota s'pret tutje nxiton
vetëm ai që s'ndalet fiton
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi