Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria protestoi kundër racizmit në Maqedoni dhe Serbi

Shko poshtë

Shqipëria protestoi kundër racizmit në Maqedoni dhe Serbi Empty Shqipëria protestoi kundër racizmit në Maqedoni dhe Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 07, 2012 10:51 pm

Shqipëria protestoi kundër racizmit në Maqedoni dhe Serbi


Shqipëria protestoi kundër racizmit në Maqedoni dhe Serbi Protesta-shqiperi
Qindra qytetarë të Republikës së Shqipërisë, sot në Tiranë zhvilluan një marshim-protestë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, për të protestuar kundër qëndrimit të ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe Bujanocit.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtën dhe për të mbrojtur drejtësinë, shqiptarët asnjëherë nuk jan, nuk kanë qenë dhe nuk kanë për të qenë terrorista. Të mbrojnë të drejtën e vëllezërve dhe motrave tona në Shkup dhe në Preshevë të cilët po cënohen dit për ditë, të cilët janë dhunuar, jan keq trajtuar dhe të cilëve ju mungojnë të drejtat e tyre. Ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të gjejnë forcat dhe të reagojnë dhe ti themi hapur të gjithë Evropës që të reagojnë dhe se duhet të mbrojnë drejtësinë sepse Ivica Daçiç plus Jankullovska është e barabartë me Millosheviq”, ka deklaruar një protestues për mediat në shqipëri.
Lëvizja “Shqipëria e re” në mbështetje të kushtetutës së Shqipërisë bëri të ditur se ka bërë kallëzim penal nën akuzën e shpërndarjeve të materialeve kompjuterike pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit. Protestuesit po ashtu janë ndalur pranë ambasadës së Maqedonisë dhe të Serbisë në Tiranë për të dorëzuar kallzimin penal përfaqësuesve të dy shteteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi