Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhepi shokon, “nuk ia vlente t’i ndalonim votimet paralele”

Shko poshtë

Rexhepi shokon, “nuk ia vlente t’i ndalonim votimet paralele” Empty Rexhepi shokon, “nuk ia vlente t’i ndalonim votimet paralele”

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 07, 2012 10:54 pm

Rexhepi shokon, “nuk ia vlente t’i ndalonim votimet paralele”


Rexhepi shokon, “nuk ia vlente t’i ndalonim votimet paralele” Qeveria
Minsitri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, ka thënë në mbledhjen e rregullt, se nuk ia vlente që të ndërhyhej në veri. Natyrisht ai këtë e thoshte për votimet e organizuara nga strukturat paralele serbe, të cilat shkelnin hapur Kushtetutën e vendit.

Ndërsa, mbledhja e Qeversië të hënën ka filluar me fjalimin e kryeministri Hashim Thaçi, i cili ka thënë se këtë javë, Republika e Kosovës e feston 9 majin, Ditën e Evropës, që shënon triumfin e vlerave të mirëfillta demokratike, të paqes, lirisë, sundimit të ligjit, prosperitetin dhe mirëqenien sociale për qytetarët e Evropës. “Agjenda evropiane paraqet pikën më unifikuese të politikës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj, kjo ditë do të shërbejë si simbolikë e zhvillimit të rajonit si tërësi në frymën evropiane, pra bashkëpunimi reciprok ndër-shtetëror, bazuar në parimet fundamentale të barazisë mes popujve, respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, për ecjen drejt një të ardhme prosperuese për të gjithë popujt tanë”, është shprehur Thaçi.

Duke folur për angazhimin e Qeverisë në proceset e integrimit evropian, kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen se Kosova së shpejti pret dorëzimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, dhe fillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së stabilizimi–asociimit.

“Kosova do t’i kryejë të gjitha obligimet e veta, në afat rekord, do të punojë për implementimin e shpejtë dhe të plotë të kritereve demokratike dhe kam besim të plotë se edhe Brukseli nuk do të vonohet me Kosovën dhe rajonin”, tha kryeministri Thaçi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se dje janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në territorin e Kosovës, me një pajtueshmëri edhe nga Qeveria e Kosovës, ndërsa me rolin lehtësues dhe menaxhues teknik nga OSBE-ja. Ai ka thënë se i gjithë procesi ka kaluar në aspektin e sigurisë në formën më të mirë, pa asnjë incident të regjistruar përkundër shumë skepticizmave, ose analizave të ndryshme, se gjendja mund të tensionohet dhe mund të ketë dhunë.

Rexhepi ka theksuar se në dy komunat në Zveçan dhe në Zubin Potok kanë qenë e paralajmëruar mbajtja e zgjedhjeve lokale, nga strukturat paralele. Sipas tij ato janë mbajt kryesisht në objekte private, dhe me disa kërcënime, e disa ftesa direkte për anëtarësim të partive radikale, të cilët kryesisht kanë votuar për radikalët dhe DSS e Koshtunicës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka njohur kabinetin qeveritar me aspektin e sigurisë së zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale dhe për Kuvendin e Serbisë në territorin e Kosovës.

Ministri Rexhepi ka thënë se ka mund të intervenohet nga Njësia Speciale e Kosovës në ato dy komuna, por siç ka thënë ai është vlerësuar se nuk kanë ndonjë efekt politik dhe juridik dhe për atë nuk është intervenuar. “Njësitë tona edhe speciale edhe operative, kanë qenë në gatishmëri të plotë, por ne jemi zotuar se nuk marrim vendime pa u koordinuar me ndërkombëtarët dhe pa e qenë e domosdoshme. Kemi vlerësuar se nuk ia vlen, se nuk kanë kurrfarë efekti juridik dhe nuk kanë legjitimitet që të intervenohet dhe të përdoret dhuna dhe do të prishte në përgjithësi një të drejt demokratike të qytetarëve të Kosovës që të shprehin vullnetin e tyre për votim në bazë të standardeve evropiane dhe legjislacionit tonë që e kemi dhe dy shtetësi”, ka deklaruar Rexhepi.

Në mbledhje, Qeveria ka aprovuar Projektligjin për Mbrojtje të Konsumatorit, vendimin për plotësimin e vendimit të Qeverisë për rekomandimin e anëtarëve të bordit të Rregullatorit të Energjisë Elektrike dhe vendimin e për mbështetje të organizimit të Bursës së Punësimit në këtë vit.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për vazhdimin e kontratës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për gjashtë muaj. Në ndërkohë është rekomanduar që të fillojnë procedurat e rregullta të konkursit, sipas ligjit, për emërimin e zyrtarit të lartë në këtë pozitë. Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi