Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Armët e gjetura në operacionin "Monstër" nuk janë përdorur në Smilkovc

Shko poshtë

Armët e gjetura në operacionin "Monstër" nuk janë përdorur në Smilkovc Empty Armët e gjetura në operacionin "Monstër" nuk janë përdorur në Smilkovc

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 08, 2012 6:59 pm

Armët e gjetura në operacionin "Monstër" nuk janë përdorur në Smilkovc


Armët e gjetura në operacionin "Monstër" nuk janë përdorur në Smilkovc Gordana

Jankullovska ulë tonet ... Gjykata vendos a janë fajtorë
BDI edhe sot ka përsëritur se përgjegjësinë për deklaratat e dhëna rreth aksionit ‘Monstrum’ dhe konstatimet rreth motiveve ende pa u kryer hetimet dhe procesi gjyqësor do ti mbajë vetë Jankullovska . Ndërsa kjo e fundit sot më e përmbajtur në deklaratat e saj edhe pse përsërit se provat e MPB janë të mjaftueshme edhe krahas konstatimit të ekspertizës së armatimi I gjetur gjatë aksionit nuk është ai i cili është përdorur në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë. “Kuptohet që gjykata është ajo që duhet ti vlerësojë dëshmitë, dhe jo opinion apo individët, të lemë hapësirë pa kurrfarë shtypje, Gjykata ti shqyrtojë dëshmitë që ka pranuar dhe në bazë të tyre të veprojë. Ne I akuzojmë për vepër penale terrorizëm, kemi më shumë dëshmi, dëshmi të ndryshme, por sërish nuk do të isha përzier në vlerësimin dhe kualifikimin të cilën në fund duhet ta sjell, vetëm Gjykata përgjegjëse”, tha Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Bendshme. Zv kryeministri nga radhët e BDI-së Musa Xhaferi në prononcimin e tij të parë për aksionin i përsëriti qëndrimet e mara në kryesinë qendrore të partisë. “Secili nga përfaqësuesit politik mban përgjegjësinë e vet individuale se si deklarohet dhe ajo nuk mund të rregullohet me at se ne e lejuam apo nuk e lejuam, ashtu siç jam unë përgjegjës se çfarë deklarojë para mediumeve ashtu janë përgjegjës edhe kolegët e mi në Qeveri. Ne insistojmë dhe fatmirësisht për çdo ditë po rrite numri i gjykatësve, hetuesve, notereve e të tjerë shqiptarë, dhe kjo është garanci se në të gjitha organet ka shqiptarë gjykatës, ka hetues dhe janë organet qeveritare dhe nuk do të lejohet që të ketë montime”, tha Musa Xhaferi, zv kryeministër . Xhaferi gjithashtu i bëri thirrje anëtarësisë dhe popullatës shqiptare në vend të mos bien pre e deklaratave nxitëse të ministres Jankullovska e cila shpalli fajtorë të arrestuarit ende pa e konfirmuar këtë gjykatat e vendit. “Ne do të respektojmë principet dhe rregullat se nuk guxohet të paragjykohen rastet para se hetuesia nuk e thotë fjalën e vet dhe të gjithë ata që janë të thirrur në hetime derisa nuk vërtetohet në gjyq janë të pafajshëm. Nuk është në interes ë situatës që të paragjykohen, tu jepen ngjyra etnike, fetare e sociale dhe është shumë demokratike që ne, pavarësisht që jemi në një koalicion dallojmë se jemi parti të ndryshme, ne kemi qëndrimet tona të pavarura dhe me këtë rast ju bëjmë thirrje edhe anëtarësisë po edhe gjithë qytetarëve që të mos ndikohen nga deklaratat e atilla të cilat fatkeqësisht kanë shqetësua qytetarët”, tha Musa Xhaferi, zv kryeministër. Ndryshe deri sa Jankullovska deklaron se nuk ka detaje të reja rreth hetimeve të rastit , zëvendësi i saj Xhelal Bajrami sot vizitoi ambasadën e SHBA-së por nuk u prononcua për mediat pas përfundimit të vizitës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi