Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramush Haradinaj arrin në Prishtinë

Shko poshtë

Ramush Haradinaj arrin në Prishtinë Empty Ramush Haradinaj arrin në Prishtinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 10, 2012 5:33 pm

Ramush Haradinaj arrin në Prishtinë


Ramush Haradinaj arrin në Prishtinë Ramush_Haradinaj_10
(I plotësuar) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i ZO të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka arritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pas gati dy vitesh qëndrimi në burgun e Hagës.

Haradinajt iu mundësua mbrojtja në liri, pak kohë përpara se Tribunali ta thotë fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor.

Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka nisur në muajin gusht të viti 2011.

Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm për të njëjtën akuzë më 3 prill të vitit 2008 nga, Gjykata Ndërkombëtare e Kundër Krimeve të Luftës.

Vendimin e Tribunalit, që Haradinaj të mbrohet në liri, nuk e ka kundërshtuar as prokuroria.

Raportohet se një numër i madh i mediave kanë dalur ta përcjellin ardhjen e Haradinajt në Aeroport, ndërsa Kosovapress nuk ka dërguar ekipin për të gjiruar, duke respektuar kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që të mos ketë pamje gjatë arritjes së Haradinajt.

Ramush Haradinaj arrin në Prishtinë Ramushh22-300x195

* * * * *

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur në aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari" para pak çastesh mirëpo ende nuk ka dalë nga aeroporti.
Sipas reporteres së Express një makinë e EULEX-it është futur brenda përderisa interesimi i medieve është shumë i madh, pavarësisht se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë thirrje që Ramushi mos të këtë një përcjellje të këtillë mediale.


Nga ana tjetër nuk ka një interesim të madh të qytetarëve që kanë dalë për ta pritur ish kryeministrin, më përjashtim të 20-30 personave.

* * * * *

Ramush Haradinaj, vjen në Kosovë. Ai u lirua nga Tribunali i Hagës që të mbrohet në liri. Vendimi përfundimtar në këtë proces gjyqësor pritet të merret pas disa javësh.
Ardhja e Ramush Haradinajt, ish Kryeministër i Kosovës dhe aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u konfirmua nga familjarët e tij.
Kemi kontaktuar me njërin nga anëtarët e familjes Haradinaj, dhe ata konfirmojnë se të enjten, Ramush Haradinaj do të zbresë nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Pritet që mbërritja e tij të ndodh rreth orës 11-te të së enjtes.
Vendimi i trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës për lirim të Haradinajt, nuk është kundërshtuar as nga Prokuroria e Tribunalit.
Pas marrjes së këtij vendimi, prokuroria ka pasur të drejtë ligjore që deri të mërkurën në orën 12 të paraqesë ankesë ndaj vendimit për mbrojtje në liri Ramush Haradinajt.
Mirëpo këtë veprim, prokuroria nuk e ka bërë dhe kjo do të thotë se ish kryeministri Haradinaj, të enjten mbërrin në Kosovë.


Lirohet përkohësisht nga burgu i Hagës Ramush Haradinaj

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ka vendosur të lirojë përkohësisht nga paraburgimi ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është Ramush Haradinaj.
Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër Haradinajt pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor, raporton REL.
Sipas burimeve Haradinaj pritet të gjykohet në gjendje të lirë.
Bashkë me Haradinaj po gjykohen edhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.
Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali i Hagës vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.
Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”


>>Thaçi përshëndet lirimin e Haradinajt
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi