LD Gjermani:MJAFT MË DENIGRIMIT TONË NJERËZOR DHE KOMBËTAR !!
Faqja 1 e 1
LD Gjermani:MJAFT MË DENIGRIMIT TONË NJERËZOR DHE KOMBËTAR !!
LD Gjermani:MJAFT MË DENIGRIMIT TONË NJERËZOR DHE KOMBËTAR !!
Sonte do duhej të mbahej mbledhje e jashtëzakonshme e kryesisë së LDK-së për të kërkuar sqarime për lajmin e tentim vrasjes të kryetarit historik të Kosovës dhe kryetarit të LDK-së.
Por, kush ta e bëjë këtë gjë?
Ku është kryeprokurori i Kosovës që sot nuk del para gazetarëve?
Ku janë bashkëpunëtorët e Dr. Ibrahim Rugovës që kanë përfituar goxha shumë privilegje dhe pozita në emër të tij që sot heshtin?
Ku janë mediet, RTK-ja dhe të TV-të tjera që nuk organizojnë debate të jashtëzakonshme për këtë lajm trishtues për shqiptarët?
Ku janë shoqëritë civile?
Ku është KPDNJ-ja?
Ku jemi ne si shoqëri civile dhe demokratike?
Ku po shkon Kosova kështu?
Sikur të ishte ky një lajm i një gazetari hulumtues do të alarmohej prokuroria e vendit, por kur lajmin e ofron një vrasës nga burgu për një gazetë ditore, disa thonë se ai është një i sëmurë psikik. Dhe kjo dukuri, s’ do asnjë koment, sepse tregon qartë si jemi në një krizë të thellë institucionale. Prokuroria e Kosovës dhe Gjyqësori, ose s’ kanë fuqi fare juridike, ose bëjnë sehir sikur që bëjnë edhe dëshmitarët okular!
Vrasësi para një kohe jo të largët në qendër të Prishtinës doli para medieve dhe deklaroi se unë jam dorasi i disa vrasjeve, e dikush nxitoi ta shpallte të çmendur, dikush e lavdëronte, dikush e inkurajonte, ndërsa më vonë policia e mori nën mbrojtje në shtëpi për të vazhduar deklaratat njëra pas tjetrës, kurse sot nga burgu erdhi lajmi tjetër kumbues nga një tjetër vrasës me pagesë, i cili tregoi se kush i dha urdhër me e vra presidentin tonë historik, Dr. Rugovën!?
Këto vite na ka rënë me dëgjua dhe lexuar deklarata se cili ka urdhërua me vra shqiptarë e cili ka qenë vrasësi. Por sikur jemi mësuar me hesht ose me bashkëjetuar me krimin dhe me qeverisë vendin bashkërisht me urdhërdhënësit dhe ata që kanë vrarë bijtë më të shquar të kombit!?
Zbardhja e vrasjeve ose e tentim vrasjeve nuk i ngjallë ata të cilët nuk janë më në mesin tone, por së paku duhet t’i vras ndërgjegjen gjykatësve dhe prokurorëve që të lëshojnë fletë arreste dhe të burgosin të gjithë vrasësit. Krimi dhe kriminelët duhet të dënohen nga organet e shtetit, që njëherë e përgjithmonë të lirohemi si shoqëri dhe si shtet nga barra e rëndë e krimit dhe kriminelëve, që sot Kosovën e kanë vënë në shtyllën e turpit tonë kombëtar dhe ndërkombëtar..!?
Prokuroria publike e Kosovës, nëse as kësaj here nuk reagon, ajo do duhej të deklarohej se nuk është më në funksion të saj shtetëror dhe juridik të vendit.
Shtrojmë pyetjen: deri kur do sillemi kështu, kur sot festohet dita e Evropës atje ku neve pretendojmë me shkuar, ndërsa në anën tjetër qeveria e Kosovës avancon vrasësit në profesorë, në deputet, në ministra, në kryetar komunash, duke mos lejuar drejtësinë që të merret me ta. Dikush tha, se aktualisht po hetohen së paku gjashtë kryetar komunash për hajni dhe korrupsion, dhe se për shumë skandale tjera ajo vetëm hesht..!!
Një fakt dihet, se nëse shteti i Kosovës vazhdon me këtë trend tejet negativ, është gjë e sigurt se si popull dhe si shoqëri nuk mund të shkojmë askund. Me kërcënime, vrasje, krime dhe shantazhe është e pamundur të ecet drejt Evropës, sidomos jo duke i fsheh krimet që janë bërë gjatë luftës, pas saj dhe tani me shkallën më të lartë të korrupsionit në Evropë.
Qytetarët e Republikës tonë të dashur duhet të vetëdijesohen dhe të paktën t’i publikojnë të dhënat e vrasëseve që i dinë si dhe të luftojnë për të sjellë në pushtet një klasë politike të moralshme dhe të ndërgjegjshme për ta ndryshuar situatën që kemi për t’u bërë sa më parë pjesë e botës së civilizuar dhe demokratike.
Po ashtu është e sigurt, se një qeveri e inkriminuar në krime dhe korrupsion nuk ka asnjë shans që ta fus Kosovën në Evropë pa e luftuar dhe ç’rrënjosur krimin e organizuar politik dhe ekonomik, andaj, popull shqiptar, zgjohu dhe thuaj MJAFT MË DENIGRIMIT TONË njerëzor dhe kombëtar para botës dhe para Zotit !!
Një grup intelektualësh nga Stuttgart-i me rrethinë
Foto: Atentati ndaj presidentit Ibrahim Rugova
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi