Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:VAJË PËR SYTË E KALTËR

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:VAJË PËR SYTË E KALTËR Empty Sabit Rrustemi:VAJË PËR SYTË E KALTËR

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 11, 2012 5:20 pm



Sabit Rrustemi:VAJË PËR SYTË E KALTËR 173357_1563102666_1405324133_n
Sabit Rrustemi:VAJË PËR SYTË E KALTËR

Stina më e kthjelltë e jetës
Ishin sytë e saj
Të mbuluar
Me flokë të zezë
N’atë fytyrëborë

O ç’fat i mjerë
Nuk i prekje dot me dorë

Se zoti ish hidhëruar
Nga mospërfillja
Sytë e kaltër
Në grila qërpikësh
I kish ngujuar

Dhe mua
Brenda atij deti të pafund

Një re të zezë kish ngritur
Mes meje dhe saj

As puhia e mbrëmjes
As freskia e mëngjesit
Nuk e shporri

Erë të fortë nuk nxitëm
Shkaku i trazimit
Të reve të tjera
Që mund të shfaqeshin papritur

Ajo re e zezë
Si zoti një
Ende në mes na rri

Vajë për sytë e kaltër

(31.III.2001)
(Nga libri "Ëndrra që puthet", SH B "Rozafa", Prishtinë, 2001)


Sabit Rrustemi:VAJË PËR SYTË E KALTËR 526705_2981480107041_1563102666_32022361_1259585723_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi