Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mijëra protestues para Qeverisë në Shkup

Shko poshtë

Mijëra protestues para Qeverisë në Shkup Empty Mijëra protestues para Qeverisë në Shkup

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 11, 2012 5:31 pm

Mijëra protestues para Qeverisë në Shkup


Mijëra protestues para Qeverisë në Shkup Tetova-protesta2
Në Shkup është mbyllur protesta paqësore dhe se të gjithë protestuesit janë shpërndarë nga godina e Qeverisë.
Siç informon INA, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të Qeverisë, duke thyer disa xhama, ndërsa ka pasur edhe tentime për të provokuar incidente me policinë, por këto janë shmangur nga ana e organizatorëve spontan të protestës dhe protestuesit.


Mijëra protestues para Qeverisë në Shkup Tetova-protesta


Kumanovë, protestë e shkurtër vetëm me flamuj kombëtar

Një numër i vogël i protestuesve kanë protestuar në Kumanovë, edhe atë rreth 300 persona, mirëpo ato u shpërndanë pas një marshimi të shkurtër dhe moslejimit për të shkuar drejt qendrës së qytetit.

Parullat që u dëgjuan ishin nga më të ndryshmet, por kryesisht janë kombëtare “Stop dhunës”, “Stop rasteve të montuara”, “Shqiptarët nuk janë terroristë”, “Shqipëri etnike”, “Jankullovska është vrasëse”.

Ndërsa në duar mbajnë flamuj të Evropës dhe atë shqiptar. Pas disa minutave turma u shpërnda në mënyrë paqësore dhe pa incidente.

Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e protestës dhe shumë policë janë stacionuar në disa pika që konsiderohen si kritike.

14:20 - Në Shkup po zhvillohet protesta e mijëra protestuesve shqiptarë me moton “Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve”. Turma ka mbërritur para Qeverisë.

Turmat e grumbulluara nga pjesa qendrore e Shkupit ka lëvizur në drejtim të Gjykatës Themelore të Shkupit, duke u drejtuar më pas drejt Qeverisë.

Protestuesit kryesisht po mbajnë flamuj kombëtar, me transparente dhe parulla “ Shqipëri Etnike”, “Nikolla Terrorist”, Sopot 2”, “UÇK”, “Amerikë jemi me ty”, “Myslimanët nuk janë terrorist” si dhe thirrje "Vrasës", "Stop procesve të montuara", "Shqipëri Etnike". ndërsa për dallim nga protesta e kaluar tashmë flamujt fetar nuk janë të pranishëm në krye të turmës. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe thirrjet fetare "Allahu Ekber".

Mijëra protestues para Qeverisë në Shkup Tetova-protesta3


Protesta është zhvilluar në Tetovë, ku protestuesit janë drejtuar nga sheshi i Tetovës në drejtim të Gjykatës Themelore të Tetovës.

Protesta masive nuk ka pasur në qytetet tjera si Gostivar, Strugë, Dibër dhe Kërçovë, edhe pse ato ishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.

Në Shkup po zhvillohet protesta e mijëra protestuesve shqiptarë me moton “Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve”. Turma ka mbërritur para Qeverisë.

Turmat e grumbulluara nga pjesa qendrore e Shkupit ka lëvizur në drejtim të Gjykatës Themelore të Shkupit, duke u drejtuar më pas drejt Qeverisë.

Mijëra protestues para Qeverisë në Shkup Tetova-protesta4


Protestuesit kryesisht po mbajnë flamuj kombëtar, me transparente dhe parulla “ Shqipëri Etnike”, “Nikolla Terrorist”, Sopot 2”, “UÇK”, “Amerikë jemi me ty”, “Myslimanët nuk janë terrorist” si dhe thirrje "Vrasës", "Stop procesve të montuara", "Shqipëri Etnike". ndërsa për dallim nga protesta e kaluar tashmë flamujt fetar nuk janë të pranishëm në krye të turmës. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe thirrjet fetare "Allahu Ekber".

Protesta është zhvilluar në Tetovë, ku protestuesit janë drejtuar nga sheshi i Tetovës në drejtim të Gjykatës Themelore të Tetovës.

Protesta masive nuk ka pasur në qytetet tjera si Gostivar, Strugë, Dibër dhe Kërçovë, edhe pse ato ishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi