Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Radikalët islamikë i kontrollon shërbimi serb"

Shko poshtë

"Radikalët islamikë i kontrollon shërbimi serb" Empty "Radikalët islamikë i kontrollon shërbimi serb"

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 11, 2012 8:18 pm

"Radikalët islamikë i kontrollon shërbimi serb"
"Radikalët islamikë i kontrollon shërbimi serb" Safe_image.php?d=AQCfOSkqUzkzLpZw&url=http%3A%2F%2Fwww.telegrafi.com%2Ffo%2Fmaqedoni%2Ff.0510175603749_m
"Radikalët islamikë i kontrollon shërbimi serb" Ungruppomussulmaniamacedonia
Aksioni i fundit policor ‘Monstrum’ i ngjason skenarëve që i bënte Slobodan Milosevici ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë. Kështu i ka vlerësuar zhvillimet e fundit në Maqedoni, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.


Në një intervistë për RTV 21 në Kosovë, Thaçi reagoi ashpër ndaj mënyrës së keqtrajtimit të femrave shqiptare nga ana e policisë maqedonase si dhe heshtjes së liderit të BDI-së, Ali Ahmetit për t’i mbrojtur ish luftëtarët e UÇK-së.
“Të gjithë ata që u maltretuan, më vjen shumë keq, por më duhet ta them të vërtetën, bukfalisht të gjithë ishin pjesëmarrës në konfliktit 2001, po doni me një fjalor të drejtpërdrejtë, ishin njerëzit e Ali Ahmetit, po ky s’pati guximin ta hapte gojën për pamje që nuk mund t’i shihni as në Mozambik”, tha Thaçi, raporton Alsat M.
Lideri i PDSH-së tha se efektin kryesor që deshën ta arrijnë maqedonasit nëpërmjet këtij aksioni ishte që t’i etiketojnë shqiptarët në Maqedoni se janë islamikë radikal, gjë që sipas tij, nuk është e vërtetë.
“Kur këta marrin me aq lehtësi kualifikojnë se këto vrasjet e fundit ishin një akt i radikalëve islamikë, unë me plot përgjegjësi them se radikalët islamikë në Ballkan i kontrollon shërbimi sekret serb”.
Thaçi tha se Qeveria nëpërmjet këtij aksioni tentoi që të mashtrojë NATO-n që në Çikago ta pranojë Maqedoninë si anëtare të saj. “Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria filluan të bëjnë konstruksione politike. Të gjithë ata që nëpërkëmbeshin dhe arrestoheshin ishin shqiptar ndërsa kualifikimi publik ishte se këta janë radikal islamikë. Aq mendje e ulët, aq veprim suficit vetëvrasës politik që bën Qeveria e Maqedonisë unë nuk mund ta marr me mend. Këta besoni se janë bërë aq mendjemëdhenj, mendojnë se me kësi konstruksione të ndryshme të fëlliqura politike do ta frikojnë NATO-n, që më pas NATO-ja t’i pranojë këta në organizmin e vet më 20 maj, e kjo nuk do të ndodh”.
Lideri i opozitës shqiptare në Maqedoni tha gjithashtu se sjellja e këtillë e Qeverisë së Nikola Gruevskit ndaj shqiptarëve është edhe për shkak të mungesës së politikës aktive nga ana e Shqipërisë dhe Kosovës në drejtim të shqiptarëve të Maqedonisë. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi