Teki Dervishi:Mësimi i historisë nga librat stalinistë
Faqja 1 e 1
Teki Dervishi:Mësimi i historisë nga librat stalinistë
Mësimi i historisë nga librat stalinistë
Teki DËRVISHI
Nëse e lexojmë historinë që u shkrua gjysmëshekullin e kaluar, edhe atë të firmës botuese akademike, po edhe të studiuesve autorialë, së paku deri në kohën e pluralizmit, do të bindemi se kjo historiografi ka qenë kritikë ideologjike joshkencore që ka amputuar faktologjinë arkivore të ngjarjeve që i ka anatemuar sistemi ideologjik. Ky lloj kritizicmi ideologjik është bërë jo veç për një periodë të caktuar kohore të traditës shtetformuese, por ajo është zbrazur kundër të gjitha kohërave dhe kundër të gjitha sistemeve paraprake që kanë ekzistuar para sistemit komunist. Sipas kësaj historie çdo gjë përpara ka qenë terr. Origjinale e kësaj kritike ka qenë (ende paraqitet në fusnota) shkalla ofenduese dhe fyese e çdo lloj tradite kombëtare, të gjitha pushtetet para komunizmit, sipas kësaj kritike, kanë qenë tradhtare të kombit dhe shtetit shqiptar.
Këtë kritikë ideologjike joshkencore e karakterizon patetika triumfaliste e fakturës cinike, arroganca ushtarake revolucionare e akademikëve që vilnin “shkencë” nga doracakët e kurseve partiake të natës, duke mos lejuar studime komperative me literaturë të ndaluar dhe të inkriminuar borgjeze. Hiç më pak se policia kominterniste që pushkatonte dhe burgoste armiqtë e klasës, historianët e bënin punën e policisë shpirtërore, duke ofenduar dhe etiketuar si tradhtarë një të kaluar të tërë historike kombëtare. Kjo fakturë historiografike si edhe shteti komunist, ishte e pamëshirë ndaj armikut të klasës, madje edhe kur ky armik është quajtur “klasë e vdekur” borgjeze.
A do të mësojmë edhe më tutje për të kaluarën (traditën) shtetformuese shqiptare nga pikëpamja “shkencore” komuniste? Për të dëshmuar traditë shtetformimi, a duhet mohuar çdo gjë që kemi pasur, apo do të ishte më mirë t’i amnistonim “dështimet” gjatë kthesave të forta që janë bërë vazhdimisht në këtë linjë përballë fuqive të mëdha perandorake dhe evro-lindore? Apo, do t’i rehabilitojmë të gjithë ata që në Luftën e Dytë Botërore bashkë me “vëllezërit” serbë rrëmbyen pushtetin për t’i denoncuar si tradhtarë jo vetëm “borgjezët’ e gjallë, por edhe të gjithë ata që nëpër shekuj nuk kishin qenë komunistë, dhe si të tillë paskëshin qenë “tradhtarë” të “klasës punëtore”. Që nga pavarësia e Shqipërisë, e deri në vitin 1948, disa qeveri dhe disa “lloj” sistemesh “borgjeze” e kanë hequr të zitë e ullirit për t’u përballur me haxhiqamilët, revolucionet dhe kontrarevolucionet në epruvetë, që, pavarësinë e pritur me shekuj, e shndërruan në protektorat (Princ Vidi) nga bashibozukë të paemancipuar politikisht, që vazhdimisht sfidonin klasën intelektuale rilindëse që përfundoi me Konicën (ambasador i Zogut në ShBA) viteve ’30 të shekullit XX. Sipas kësaj logjike të revidimit të historisë nga “sistemet” “tradhtare” të klasës punëtore, do të duhej që nga tradita politike shqiptare shumë e re (me bazë iluminizmin rilindës) të ishte një klasë politike e lartë angleze mbi një popull që e kishte feudalizuar Perandoria Osmane.
Kritika që i bëhet historisë është një punë që imponohet domosdoshëm dhe i kontribuon mbamendjes, pengon të përsëriturit e gabimeve. Kritika që i bëhet historisë me armë dhe me kriterin e “njohurive” jokomperative të historianëve që shkruajnë fletakuza gjyqësore kundër “tradhtarëve” borgjezë e monarkë të kombit, nuk shihet vetëm në botën shqiptare, por pas Luftës së Dytë shihet në të gjitha vendet Evropës Lindore. Historia nuk del nga qëndrimi politik i sistemeve ideologjike, por nga sinteza shkencore akademike e çliruar nga anësitë ose paanësitë thjesht botëkuptimore e jo shkencore politike. Por që shërbehemi edhe sot me historiografinë revolucionare të Enver Hoxhës, që Kostallari e shpalli meritor edhe për vetë ekzistimin e historisë si proces shumëshekullor shqiptar, atëherë ne kthehemi në klasën partizane të vitit 1953, në kohën e luftës së egër klasore, që në realitet ishte luftë qytetare në Shqipëri dhe të cilën e fituan komunistët kundër borgjezisë së re shqiptare, kundër pasardhësve të Rilindjes Kombëtare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi