Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prend Buzhala:EH, KËTO KOSOVËT E MIA (Poezi)

Shko poshtë

Prend Buzhala:EH, KËTO KOSOVËT E MIA (Poezi) Empty Prend Buzhala:EH, KËTO KOSOVËT E MIA (Poezi)

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 11, 2012 10:14 pm

Prend Buzhala:EH, KËTO KOSOVËT E MIA (Poezi) 574006_1599663696_510119547_n

Prend Buzhala:EH, KËTO KOSOVËT E MIA

Mure mure mure
E një Kosovë mes tyre
e ndrydhur e lirë

Një Kosovë tjetër
bredh nëpër ëndrra
tjetra nëpër botë

Pikë e pesë këto Kosovët e mia
si vetë e qyqes nëpër botë
njëra e mbyllur në shtëpi
tjetra vetmon

Kruspullosur e vrerosur
këto Kosovët e mia
një Kosovë klith, revoltohet, lëngon

Ç'të bëj me Kosovët e mia
me kaq shumë të prera në mes
me kërthizën e botës në duar

E gjeta te vetja
Dritën e Brendshme
tek i ndriçon hapësirat e padallueshme

E kur t'i ndriçojë hapësirat
e Kosovëve të mia
kush tha se unë nuk do të jem

Po drita do të jetë
Lum Kosovët që do të vijnë
dorë për dore me nga një Dritë

Do të ulen
rreth Tryezës së Dritës
dritë që kosovon.


Prend Buzhala
23 qershor 2007
Klinë


Prend Buzhala:EH, KËTO KOSOVËT E MIA (Poezi) 398887_3588590845649_1599663696_2844062_2078111432_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi