Injorohet nga qeveria!
Faqja 1 e 1
Injorohet nga qeveria!
Injorohet nga qeveria!
Xhavit GAXHERRI
Shumë projekte në QKUK kanë dështuar si pasojë e zvogëlimit të buxhetit, por e gjitha kjo duket se ka ndodhur nga injorimi që po i bëhet drejtorit të QKUK-së, Jusuf Ulaj, nga ministri i Shëndetësisë dhe vetë qeveria.
Injorimi
Me ministrin prej se është emëruar në atë pozitë vetëm njëherë jemi takuar, po ashtu nuk kam pasur asnjë takim as me kryeministrin e Kosovës, edhe pse unë i kam kërkuar dy- tri herë takim, por çdo herë janë arsyetuar njësoj, se është i zënë.
Inspektimi
Ajo që duhet të bëhet, është se ndoshta më tepër duhet të punohet, që të jetë një kontroll më i madh nga Inspektorati Shëndetësor mbi klinikat private dhe të vërtetohet se çfarë shërbimesh ofrojnë dhe çfarë kualiteti të punës kanë.
Nëse ka dyshime për dështime në QKUK, ato duhet t’i kërkoni në Ministrinë e Shëndetësisë, atje kanë filluar dhe përfunduar mbështjellimet, kështu të paktën përfundohet nga e gjithë ajo që thotë drejtori i QKUK-së, Jusuf Ulaj. Ai flet pa dorëza për vështirësitë me të cilat ballafaqohet kjo qendër dhe për injorimin e shëndetësisë së Kosovës nga qeveria.
Bota sot: Është folur prej kohësh për hapjen e klinikës së kardiokirurgjisë. Së fundi, jo zyrtarisht thuhet se do të hapet këtë vit, çka realisht është duke ndodhur, çka po bëhet ose jo, për hapjen e kësaj klinike?
Ulaj: Kardiokirurgjia është një projekt po ashtu që menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë. Pas kryerje së fazës së parë, e cila është vlerësuar si punë shumë e dobët e kryer në mënyrë shkel e shko dhe se tash është faza e dytë e adoptimit të hapësirave të objektit. Në disa bisedime kam marrë pjesë edhe unë, në disa prej tyre edhe me italianë, dhe premtimet janë se ata do të na ndihmojnë në blerjen dhe furnizimin e repartit me aparaturë mjekësore dhe mbështetje në resurset njerëzore- ekspertë të kardiokirurgjisë. Mirëpo, ajo e cila është dëshpëruese jo vetëm për kardiokirurgjinë, por edhe për onkologjinë është se në planifikimet tona që i kemi bërë për vitet e ardhshme, në fakt nuk është miratuar asgjë, gjithmonë duke u thirrur në limitet buxhetore. Pra, kërkesat tona për rritjen e stafit, sepse për të hapur një shërbim të ri duhet të kesh staf të ri.
Bota sot: A ka QKUK-ja staf mjekësor profesional që ta menaxhojë repartin e kardiokirurgjisë?
Ulaj: Jo. Tash për tash nuk ka mjekë profesionistë, përveç disa mjekëve që punojnë jashtë Kosovës, nëse ata motivohen për t’u kthyer këtu. Por, nuk ka staf tjetër përcjellës, staf të mesëm, anesteziolog, teknik të anestezionit, ku është një ekip e tërë që fillimisht duhet të pranohet në punë, të trajnohet, në mënyrë që të fillojë punën një repart i tillë me rëndësi të veçantë.
Bota sot: Po çfarë po ndodh me Onkologjinë, për ndërtimin e objektit të së cilës është përfolur shumë se ka pasur krim të organizuar. Edhe pas prerjes së shiritit doli se jo çdo gjë ka shkuar mirë?
Ulaj: Onkologjia si e tillë prej fillimit është menaxhuar nga MSH-ja, dhe mendoj se janë gabime, të cilat kanë ndodhur sa i përket menaxhimit të projekteve. Në qoftë se është një projekt që është bërë në QKUK, është dashur, që prej fillimit që të merren njerëz, të cilët marrin përgjegjësi, që ta përcjellin ndërtimin e objektit në faza në mënyrë që të mos kemi probleme. Në fazën e parë ka punuar një kompani, pastaj punimet i ka vazhduar një kompani tjetër, në fazën e dytë, dhe problemet të cilat janë hasur dhe për të cilat është shkruar shumë në media, e të cilat nuk dua t’i përsëris, janë se është punuar në mënyrë shumë jo profesionale. Çka është joprofesionale tregon fakti se, edhe pse nuk është pranuar ende objekti teknikisht, kulmi pikë, ujërat e zeza hyjnë në bodrum, ne gjatë këtij dimri jemi ballafaquar me vështirësi të jashtëzakonshme dhe shpenzime shtesë të paplanifikuara, në mënyrë që ta mbrojmë aparaturën, e cila është montuar në bodrumin e onkologjisë. Pra, janë vështirësi, të cilat tregojnë për një punë që nuk është kryer thjesht në mënyrë profesionale, dhe e cila do të jetë problem edhe në të ardhmen. Me kërkesë të MSH-së, ne nga buxheti ynë i varfër i kemi ndarë 32 mijë euro për ta ndërtuar një gyp të kanalizimit për të bërë një lidhje pak më të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të mos kthehen ujërat e zeza në objektin e onkologjisë. Kosova nuk ka onkologë të specializuar për onkologji, atëherë si është e mundur që të punojë onkologjia?
Bota sot: Zotëri Ulaj, sa kanë pacientët trajtim adekuat nëpër klinikat e QKUK-së, dhe a shihni rënie të vullnetit nga stafi mjekësor edhe përkundër pagave aktuale që kanë?
Ulaj: Mendoj se përkundër asaj se njerëzit nuk janë të paguar dhe nuk kanë paga dinjitoze edhe përkundër asaj se nuk i kanë kushtet çfarë duhet t’i kenë, gjithmonë duke pasur parasysh se aparatura me të cilën ne disponojmë është aparaturë e vjetruar. Ne nuk po arrijmë që t’iu sigurojmë barnat dhe materialin shpenzues, i cili është i domosdoshëm, përkundër asaj që këta mjekë në një farë forme po rrezikohen, dhe disa prej tyre kanë edhe procedura të hapura gjyqësore kinse për lëshime profesionale, por përkundër kësaj këta njerëz punojnë dhe janë duke punuar. Mendoj se për kushtet që ne i kemi, pacientët trajtohen në mënyrë të dinjitetshme.
Bota sot: Një numër i madh i mjekëve që punojnë në QKUK më shumë i kushtojnë rëndësi punës private se asaj në Qendër. Sa po e pengon kjo mbarëvajtjen në klinika?
Ulaj: Ligji mbi shëndetësinë ua mundëson njerëzve që në kohën e lirë të punojnë edhe në klinikat e tyre private. Ne si staf menaxhues kërkojmë që të respektohet orari i punës dhe se gjatë këtij orari mjekët të mos dalin e të punojnë në klinikat e tyre private. Shumica e mjekëve me rrogat që ne u ofrojmë si institucion publik, nuk mund të jetojnë dhe të mbajnë familjen e tyre, prandaj edhe detyrohen që në kohën e lirë të punojnë. Ajo që duhet të bëhet, është se ndoshta më tepër duhet të punohet, që të jetë një kontroll më i madh nga Inspektorati Shëndetësor mbi klinikat private dhe të vërtetohet se çfarë shërbimesh ofrojnë dhe çfarë kualiteti të punës kanë. Mjekët në QKUK punojnë mjaft, për arsye se janë të vetëdijshëm se në qoftë se në QKUK kërkohen nga pacientet, atëherë sigurisht se do të kërkohen edhe në klinikat e tyre private, prandaj është njëfarë lufte se kush është më i fuqishëm në profesionin e tij. Për t’u eliminuar këto e kam thënë disa herë që duhet të ndryshohet ligji për shëndetësi dhe njëherë e përgjithmonë njerëzit të orientohen ose në shërbimin publik ose në atë privat. Pra, ndarja e këtyre shërbimeve, në atë publik dhe privat duhet që të rregullohet njëherë e mirë, që mos të ketë probleme të mëtutjeshme.
Bota sot: Kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë kanë mjaft këshilltarë për shëndetësi. Sa vërtet kanë sjellë ndryshime apo po ndihmojnë shëndetësinë e Kosovës?
Ulaj: Një këshilltar i ministrit Gashi ka qenë njëherë në QKUK, premtimet e tij kanë qenë se do të angazhohet në edukimin e stafit shëndetësor të Kosovës, e që çdo gjë ka përfunduar me atë takim, kurse sa i përket këshilltarit të kryeministrit, dr. Rifat Latifi, ai ka qenë tek unë, dhe e kam njoftuar me problemet bazike që ka QKUK-ja dhe cilët kishin me qenë hapat e parë për ndryshimin e sistemit shëndetësor. Mirëpo, ajo që i mungon këtij vendi është se ne nuk kemi komunikim të shëndoshë brendapërbrenda institucioneve. Me ministrin prej se është emëruar në atë pozitë vetëm njëherë jemi takuar, po ashtu nuk kam pasur asnjë takim as me kryeministrin e Kosovës, edhe pse unë i kam kërkuar dy- tri herë takim, por çdo herë janë arsyetuar njësoj, se është i zënë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi