Sadik Krasniqi:PERURIM SOLEMN I LIBRIT "IMAZHE TE RINGJALLURA" TE SEVEME FETIQIT NE KAHL AM MAIN
Faqja 1 e 1

PERURIM SOLEMN I LIBRIT "IMAZHE TE RINGJALLURA" TE SEVEME FETIQIT NE KAHL AM MAIN
Shkruan Sadik KRASNIQI
Në ambientin e bukur të restoranit „Seeterasse“ në Kahl am Main të Gjermanisë me një atmosferë solemne u bë përurimi i librit poetik i Sevëme Fetiqit „Imazhe të ringjallura“
Në kuadër të Lidhjes së Shkrimtarëve ,Krijuesve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani,të shtunën e kaluar ,në praninë e shumë artdashësve dhe anëtarëve te kësaj Lidhjeje si dhe ne prani te Kryetarit të Lidhjes së Shqiptarëve në Botë,Z.Sebastian Nujiqit,mjekut-kirurg dhe aktivistit të njohur,Z.Dr.Safet Rexhës,këshilltarit në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt,Z.Emin Eminit,u bë përurimi i librit të ri „Imazhe të ringjallura“ i autores Sevëme Fetiqi.
Promovimin e hapi Z.Bekim Gashi,aktor shumëvjeçar i Teatrit të Prizrenit, i cili përshëndeti të pranishmit si dhe prezantoi me radhë poetët, që diskutuan për vlerat e këtij libri të kësaj autoreje ,që jeton dhe krijon në Gjermani. Poeti Z.Sadik Krasniqi duke folur për autoren në mes tjerash theksoi se, Sevëmja tashmë është një emër i afirmuar me vlera të mirëfillta letrare , e cila ka botuar tri përmbledhje poetike:“Kurorë e kaltër“,„Dëshmia e kthimit tim“ si dhe „Imazhe të ringjallura“.Poezitë e saj janë përfshirë në disa antologji poetike, janë përkthyer në gjuhën rumune dhe atë gjermane.Kjo autore është lauerate e disa çmimeve letrare.
Poeti dhe njëherit redaktori i këtij libri Z.Hasan Qyqalla ndër të tjera theksoi : “Vargjet e Sevëme Fetiqit, me gjuhë komunikuese e të kapshme transmetojnë emocione,që doemos provokojnë, jo vetëm lexuesin e pasionuar,por edhe ndjenjën e kritikës ,në kuptimësi bilineare, tërësisht përfillëse karshi përmbajtjes e mesazhit. Përurimi i këtj libri u mbështet kryesisht në vlerësimet e begatshme që i janë bërë kësaj poeteshe nga kritikët e njohur të botuara në gazeta ,revista dhe libra kritikësh ,e që u lexuan nga disa krijues të pranishëm. Poeti Z.Neki Lulaj, lexoi vështrimin e poetit Z.Arif Molliqit ,në të cilin vlerësohet lartë opusi poetik i Sevëmes me tematikë të larmishme, stil dhe gjuhë të zgjedhur.Ndërkaq,poetja e re Znj. Gonxhe Letmi -Begisholli lexoi vlerësimin kritik të Laureta Miftarit , një pjesë e së cilës është botuar edhe në kopertinën e librit.“Fuqia e bukuria e shprehjes dhe e vargut në poezinë e Sevëmes nuk lind nga ndonjë shkollë apo ndikim special e mësuar ose i përvetësuar nga poetë të rangjeve botërore ose kombëtare.Ajo vjen si ujë burimi nga thellësitë e përjetimeve vetanake përgjatë trazirave të njohura kombëtare dhe luftës së vazhdueshme për liri.Për më tepër konsiderojmë se këto vargje janë sublime dhe shprehin një rrugëtim historik shekullor të veshur me petk lirik tejet mbreslënës.“-veçoi në mes tjerash nga ky tekst Znj.Begisholli.
Aktori Z.Nusret Dërguti, parafrazoi pjesë nga një shkrim i gjatë i kritikut të mirënjohur Z.Ramadan Musliu , i cili është edhe recenzent i librit „Imazhe të ringjallura: “Këto poezi ,që janë pjesa komplementare veprës së saj poetike ,dëshmojnë një proces të konsolidimit të mëtejmë të shprehjes,stabilitetin e figurës dhe prerjet subjektive, që i bën aktualitetit, përmes një korrektivi imagjinativ.“
Në vazhdim u recituan disa poezi të këtij libri. Poezitë e lexuara ishin të shoqëruara me tingujë muzikor të pianos, të ekzekutuar për mrekulli nga të vegjëlit e talentuar Jon Gashi dhe e bija e autores së librit, Brikena Preteni.Solemnitetit të këtij takimi letrar i kontriboi këngëtarja e njohur Znj. Selvete Tërstena me interpretimin e mrekullueshëm dhe plot ndjenja të këngës arbëreshe „Vajta kalova tërë Kalabrinë“ e shoqëruar nga Z.Bekim Gashi me piano.
Në fund, autorja e librit të promovuar Sevëme Fetiqi falënderoi të pranishmit si dhe lexoi disa poezi nga libri i saj i ri .Asaj iu dhuruan buqeta lulesh nga miqtë.Poeteshën, në emër të Shoqatës së Gruas “Nëna Terezë”në Hajdelberg, përgëzoi dhe përshëndeti Znj.Afërdita Dauti-Xheladini.Autores iu dha mirënjohje edhe nga Lidhja e Shkrimtarëve,Krijuesve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani ,e cila ishte edhe organizatore e këtij promovimi. Pas manifestimit autorja, e ndihmuar nga pronari i restorantit „Seeterasse“,Z.Bekim Gashi, shtroi një drekë miqësie me gatime tradicionale.Për atmosferën poetike të këtij Përurimi flasin më së miri Këto foto te bukura të bëra nga kamera e të bijës së autores së Librit ,Znj.Blerta Preteni.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sadik KRASNIQI:KOD I VEÇANTË I TË RRËFYERIT-QASJE
» Me rastin e ditlindjes CIKEL ME POEZI NGA LIBRI I POETIT SADIK KRASNIQI „OFSHAMË NË URNË“
» Seveme Fetiqi- Preteni: Promovimi i librit "Skenderbeu " apo Misioni i pamundur...
» Një përurim i suksesshëm i Kosovës në Bukuresht
» Demir Krasniqi:Reagim ndaj librit: "Gjilani-Retrospektivë kulturore"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi