Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – DUHET - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – DUHET - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – DUHET - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 13, 2012 5:43 pm

VIKTORIA XHAKO – DUHET - Poezi 260667_100000525636701_1887899921_n

VIKTORIA XHAKO – DUHET - Poezi

Duhet të iki, të mos më thajë era e lindjes,
Shpirtin e vrarë të mos ma vërë në gjumë,
Sytë retina djegur, të mos m’i përvëlojë prej pritjes,
Ëndrrat që zbehen, të mos m’i zbehë më shumë.

Duhet të iki me erën e perëndimit,
Mbi kreshtat e Alpeve të fluturoj pa krahë,
Në të ftohtën, të ngrirën borë të tyre,
Të strukem si dikur, si atëherë, si më parë.

Duhet të iki, por, më tretet biletë e udhëtimit në duar,
Anije nuk ka, deti i shpresës i përpiu të gjitha,
Trenat, avionët, të çmendur enden rrugëve të paqena,
Unë shpirtin kam nderë tek i yti altar, rrethuar drita.

Eja me mua,
Larg këtij qielli, që, blunë e thellë e kthen në baltë,
Larg stuhive të egra, kafshërore, vrastare,
Larg këtij dielli që copëtohet e më godet në ballë.

Ti eja me mua!
Nuk do ta gjesh parajsën që ti nuk e sheh,
Nuk do ta gjesh zjarrin që nuk të përvëlon,
Nuk do t’i gjesh afshet, psherëtimat, deliret e jetës,
Do më gjesh vetëm mua, vetëm mua, aty, si gjithmonë.

Eja, të lutem!
Bota është e bukur edhe kështu!!!

E diel 6 maj 2012 ora 10:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – DUHET - Poezi 541148_442573112436873_100000525636701_1609145_1109687872_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi