Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ymer Lladrovci:Opinion nga mërgimi

Shko poshtë

Ymer Lladrovci:Opinion nga mërgimi Empty Ymer Lladrovci:Opinion nga mërgimi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 16, 2009 1:28 am

Opinion nga mërgimi

Ymer Lladrovci
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe Kosova
Ymer Lladrovci:Opinion nga mërgimi Sh_b


Ymer Lladrovci:Opinion nga mërgimi OPINION


Moto/ Pas çlirimit të Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u vlerësua si ngjarja më e madhe kombëtare. Sigurisht, me plot të drejtë. Por, këto dy ngjarje, është relativisht vështirë të ndahen dhe të trajtohen të shkëputura nga njëra-tjera, sepse në gjithë atë kompleks politik dhe ushtarak që lidhet me Kosovën, të paktën që nga viti 1981, shtetet që e përbëjnë NATO-n kanë luajtur një rol të dorës së parë, për të ardhmen e Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar.
--------------------------------------------------------------------------

Shqipëria nga 1 prilli u bë anëtare e NATO-s me të drejta të plota. Në gjashtëdhjetvjetorin e aleancës veriatlantike, aleancës më të madhe dhe më të fuqishme që njeh historia njerëzore, Shqipëria dhe Kroacia bëhen anëtaret e 27 përkatësisht 28 të saj. Flamuri shqiptar i ngritur me 7 prill në selinë e NATO-s në Bruksel tani e tutje do të jetë në ballë në rradhën e flamujve të shteteve që e përbëjnë NATO-n. E fundit si anëtare, Shqipëria tani është e para me flamurin e saj shtetëror kuq e zi, i cili është njëkohësisht edhe flamuri kombëtar i të gjithë shqiptarve, gjë që do të thotë se jo vetëm Shqipëria si shtet, por shqiptarët në tërësi si komb identifikohen me këtë organizatë që si detyrë themelore të saj ka mbrojtjen e qytetërimit perëndimor. E parë gjithë çështja nga ky këndvështrim, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën vërtet një ngjarje të madhe kombëtare për të gjithë ne, pra edhe për Kosovën. Shqiptarët për mbi 1.700 vjet rresht, kanë qenë të sedimentuar nga fati i tyre i keq, me palët humbëse, apo në një transhe me armiqtë e tyre shekullorë, më të fuqishëm se ata. Shqiptarët kanë qenë si një sorkadhe e ndryrë në një vathë me disa ujqër që oreksi iu kishte dalë para se t‘u dilnin dhëmbët. Madje kjo ka qenë edhe arsyeja se përse shqiptarët janë mpakur dhe tkurrur nën krusmën e shekujve dhe sot janë i vetmi komb, ndoshta në botë, që janë të rrethuar nga të gjitha anët e kufijve të tyre tokësorë shtetërorë politikë, po me toka të banuara nga shqiptarët. Natyrisht në këtë periudhë nuk kanë munguar përpjekjet shqiptare për largim nga kjo botë që nuk përbënte mjedisin e tyre, por këto përpjekje kanë qenë të pasuksesshme. Në këtë kontekst një përjashtim të madh dhe një shembull të shkëlqyer përbën epoka e Skenderbeut dhe lufta e tij në ballë të shqiptarëve, i cili me plot kuptimin e fjalës mund të quhet si një pararendës madhështor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Skenderbeu ishte luftëtari më i madh në historinë e Shqipërisë që u angazhua polititikisht pa u lodhur kurrë dhe që luftoi me shpatë në dorë për futjen e atdheut të tij në sferën perëndimore. Askush si ai nuk ka luftuar gjatë gjithë jetës për realizimin e një qëllimi të tillë madhor. Valimi i flamurit të tij të luftës në Bruksel, atje ku në njërin nga sheshet e tij ai qëndron krenar, prandaj paraqet arritjen e një qëllimi që është synuar me shekuj nga shqiptarët dhe prijësit e tyre.
Kërkesa e parë e shtetit shqiptar për anëtarësim në NATO i përket vitit 1992, menjëherë pas hyrjes së Shqipërisë në rrugën e demokracive perëndimore dhe shkëputjen e saj përfundimtare nga lindja shteti shqiptar e bëri kërkesën për pranim në NATO. Por, siç dihet tashmë, kjo kërkesë, e cila u pranua qysh atëherë në parim, mundi të realizohet vetëm pas 17 vitesh të gjata pritjeje. Por një gjë duhet thënë që tani se NATO-ja në territorin etnik shqiptar u vendos plotë 10 vjet para se shteti shqiptar me kufijt e Londrës së vitit 1913 të mund të bëhej anëtar i saj. NATO-ja në marsin e vitit 1999 filloi një fushatë sulmesh ajërore që zgjatën 78 ditë kundër Serbisë, fushatë kjo që në fund pati si rezultat vendosjen e trupave të NATO-s në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999. Edhe pas dhjetë vitesh qëndrimi në Kosovë, NATO-ja ende nuk ka përcaktuar afate të mbetjes së saj në shtetin e Kosovës, por një gjë qysh tani dihet që qeveria e tanishme dhe çdo qeveri e ardhshme e Kosovës nuk do të kërkonte kurrë largimin e saj nga shteti ynë, por, për më tepër, siç e kanë thënë në vazhdimësi politikanët kosovarë, këtë e tha edhe kryeministri kroat Sanader në Bruksel me 7 prill, Kosova është një kandidat për anëtarësim në NATO.
Pas Luftës së Dytë Botërore, siç dihet, Shqipëria u bë anëtare e Traktatit të Varshavës, një anëtarësim ky që ishte i motivuar me politiken dhe, para së gjithash, ideologjine e komunistëve shqiptarë në pushtet, ishte një anëtarësim kundër interesave kombëtare, sepse ishte një përkatësi e panatyrshme dhe në kundërshtim me gjithë historinë e kombit shqiptar. Vetë ish kryeministri komunist shqiptar, përndryshe kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë, Mehmet Shehu, daljen e Shqipërisë nga monstrumi që quhej Traktati i Varshavës e pati quajtur një çlirim të dytë të shtetit shqiptar, gjë që do të thotë se edhe vetë komunistët shqiptarë ishin vetëdijësuar në ndërkohë që anëtarësimi në këtë pakt kishte qenë një gabim i pafalshëm i strukturave shtetërore shqiptare të asaj kohe.
Analistë dhe intelektualë shqiptarë këtë ngjarje e vlerësuan si njërën nga më të mëdha në historinë tonë më të re. Pas çlirimit të Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u vlerësua si ngjarja më e madhe kombëtare. Sigurisht, me plot të drejtë. Por, këto dy ngjarje, është relativisht vështirë të ndahen dhe të trajtohen të shkëputura nga njëra-tjera, sepse në gjithë atë kompleks politik dhe ushtarak që lidhet me Kosovën, të paktën që nga viti 1981, shtetet që e përbëjnë NATO-n dhe vetë NATO-ja si organizatë ushtarake kanë luajtur një rol të dorës së parë, pa e tepruar mund të thuhet se ky rol vërtet ishte vendimtar për të ardhmen e Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi