Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:„PËR LOTIN, MË FAL O BACË!

Shko poshtë

 Mentor Thaqi:„PËR LOTIN, MË FAL O BACË! Empty Mentor Thaqi:„PËR LOTIN, MË FAL O BACË!

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 16, 2012 9:26 am

 Mentor Thaqi:„PËR LOTIN, MË FAL O BACË! 572686_100000202629693_1104295575_n Mentor Thaqi:„PËR LOTIN, MË FAL O BACË! 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:„PËR LOTIN, MË FAL O BACË!
(Bacës Adem Berisha me plot dashuri, n´përkujtim)

Ah, lapsi im i zi
n´letër t´bardhë
tashmë t´zhubrosur,
t´shkruaj
deshta diçka tjetër
e jo atë dhimbje t´vjetër!

Ev, ev, ev!
Po rrallohen Lisat,
më tha një vëllau im Poet (S.Rr.)
njëherë
në një rast të ndjerë,
ne në g´rrithje shpirti
nga trishti,
nga malli,
nga loti i fshehur
dhe vaji i heshtur,
po po,
ata Lisat e Epokës
n´përballje motesh
me padrejtësitë e Botës
n´ecjekundër t´kohës,
se vështirë
ishte,
ti vëjmë harrën cohës!

Poet,
o Baca Adem Berisha,
sa herë deshte
n´fis t´më marrësh,
eh eh,
dashurisë
kapak
kush dot s´i vuri,
Gjurgjevikut
Emrin nga Sadik Rama
ia ndjeva,
rrugën
nga Emri Yt
ia mësova,
se qebesa
dardha nën dardhë
pikë,
e në mbarësi
le t´bëhen trashëgimitë
se, ai që ishte
dhe kishte,
do të jetë dhe ketë
Nderin virtyt
me Traditë,
Emri Yt
do ruan fisnikëritë!
Bac, na falë për lotin,
të kemi dashtë,
pasha
dhe pashë motin
që kjemë bashk
në halle t´Dheut
me mallë t´Atdheut
o Burrë i Dheut!

Mentor Thaqi VS., 15.05.2012“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi