Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aurel Dasareti:Unë SHQIPËRINË e dua, po ti?

Shko poshtë

Aurel Dasareti:Unë SHQIPËRINË e dua, po ti?  Empty Aurel Dasareti:Unë SHQIPËRINË e dua, po ti?

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 17, 2012 9:19 am

Unë SHQIPËRINË e dua, po ti?

Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike dhe ushtarake)
Aurel Dasareti:Unë SHQIPËRINË e dua, po ti?  Shqiperia
Unë assesi nuk pajtohem me ty, por do të luftojë deri në vdekje për të drejtën tënde për të thënë atë që thuash.

Unë jam i rritur, kam aftësi, vullnet dhe gatishmëri për të duruar dhe jetuar me ato mendime, qëndrime dhe veprime të të tjerëve me të cilat personalisht nuk pajtohem dhe nuk i pranoj.

Psikologjia mund të definohet si studim shkencor për sjelljen dhe proceset mendore, dhe ai i cili e ushtron lëndën quhet një psikolog. Përveç tjerash, psikologët janë të interesuar në mekanizmat prapa ndërveprimit dhe komunikimit njerëzor, si zhvillohet të menduarit, se çfarë ndodh në tru kur ne ndiejmë, mendojmë, veprojmë, si dhe zhvillimin e fëmijës dhe sëmundjet mendore.

Psikologjia si disiplinë është karakterizuar gjithmonë nga perspektiva të ndryshme. Shumica e psikologëve, megjithatë, pajtohen se çështja më themelore në psikologji është se si duhet përshkruar, parashikuar dhe ndryshuar mendimet, ndjenjat dhe veprimet e grupeve dhe individëve.

Duke u bazuar në këtë, i lejoj vetes ta shkruaj këtë artikull.


Miqësia është e rëndësishme për njeriun.

Miqësia është një marrëdhënie që i ka rrënjët në besim apo dashuri. Miqësi mund të zhvillohet ndërmjet dy apo më shumë njerëzve të cilët bisedojnë, gëzojnë, argëtohen, ia qajnë hallet njëri tjetrit, dhe të cilët dëshirojnë të kenë diçka të përbashkët, për shembull në formën e interesit. Simpatia, ndjeshmëria dhe ndershmëria janë të rëndësishme në një miqësi.

Për njerëzit është e rëndësishme që të ketë ndonjë në anën e tyre kur ata kalojnë nëpër vështirësi. Pasi njeriu në radhë të parë është gjithashtu një qenie sociale, është e rëndësishme që të ketë shoqërimin e dikujt. Nëse një person është krejtësisht i vetmuar, ajo mund të çojë në depresion dhe probleme psikologjike. Por edhe në çmenduri e vdekje.


Toleranca

Konteksti social dhe politik

Toleranca vjen nga ”tolerantia” latine që do të thotë, "të duruar". Në mjekësi, kjo tregon aftësinë për të përballuar disa trajtime mjekësore, të tilla si droga apo toksina, ndërsa tekniko-shkencore në kontekste i referohet devijimit nga një normë që mund të lejohet, për shembull në ndërtimin e një motori ose një shtëpie, por pa penguar/ndaluar funksionimin e konstruksionit. Në një kontekst social dhe politik, tolerance definohet si aftësi, vullnet dhe gatishmërinë për të duruar dhe jetuar me ato mendime, qëndrime dhe veprime me të cilat vetë nuk pajtohemi dhe nuk i pranojmë.

E kundërta e tolerancës është intoleranca.

Sipas këtij definicioni toleranca është një koncept qendror në filozofinë morale dhe teoritë politike. Koncepti ka një histori të gjatë evolutiv (shih më poshtë) dhe pashmangshëm praktikohet - në një shkallë të madhe apo të vogël - në të gjitha shoqëritë, sepse është e vështirë të imagjinohet një shoqëri krejtësisht intolerante, një shoqëri ku askush nuk është në gjendje të jetojë me mendimet, qëndrimet dhe veprimet e njerëzve të tjerë.
Definicioni i tolerancës në një kontekst social-shoqëror gjithashtu na tregon se toleranca vinë në shprehje, praktikohet vetëm aty ku njeriu qëndron para "diçka-je" me të cilën fuqimisht nuk pajtohet, e refuzon ose dënon. Kjo do të thotë se njeriu nuk toleron atë për të cilën është indiferent. Indiferenca apo indiferenca në lidhje me pikëpamjet ose veprimet nuk kanë të bëjnë asgjë me tolerancën. Ka shumë gjëra ndaj të cilave jemi indiferentë dhe kjo nuk paraqet ndonjë problem andaj nuk ka nevojë për tolerancë. Toleranca është "diçka" që ju (eventualisht) duhet apo nuk duhet të ushtroni në lidhje me opinionet, qëndrimet dhe / ose veprimet që ju keni një marrëdhënie të përkushtuar.


Toleranca nënkupton pra, që "diçka" kërkohet prej nesh dhe toleranca mund të jetë (dhe shpesh është) e vështirë psikologjikisht. Toleranca kërkon që ne të mbajmë në krye dy mendime në të njëjtën kohë: mosmiratimin e një qëndrim ose veprimi, por duke respektuar personin "prapa" këtij qëndrimi / veprimi. Koncepti i tolerancës është përshkrues dhe normativ, sepse aty bëhet fjalë për një aftësi dhe për një gatishmëri psikologjike. Kështu mund përdoret koncepti i tolerancës për të thënë diçka në lidhje me aftësitë e individit ose grupit për të vepruar me tolerancë dhe për udhëzime morale filozofike për mënyrën se si duhet të sillen në situata të caktuara.
Kërkesa e tolerancës vijon logjikisht se të gjithë njerëzit kanë të drejta themelore. Këto të drejta, të tilla, si liria e fjalës, mund të përdoret për diçka që të tjerët provokohen, si për shembull nga deklarata blasfemie. Pikërisht sepse ne të gjithë kemi një obligim moral (shpesh edhe juridik) për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve, ne jemi të obliguar për tolerancë kur të drejtat për shprehjen e lirë përdoren për të shprehë atë që ne vetë nuk jemi dakord ose prej të cilave provokohemi. Por fakti që një i krishterë apo mysliman, e mbron të drejtën e një ateisti për t`u shprehur në një formë blasfemie, nuk do të thotë se ai ose ajo pajtohet për blasfeminë. Është e drejta e shprehjes që justifikohet, jo përmbajtjen e asaj që është thënë.

Toleranca dhe respekti

Nuk është e pazakontë për të përdorur konceptet e tolerancës dhe respektit si të ishin ata sinonime përforcuese, por në një kontekst politik dhe moral filozofik këto shprehje kanë një kuptim të kundërt.

Prandaj është gabim të thuhet se toleranca do të thotë respekt për mendimet, qëndrimet dhe veprimet e të tjerëve. Koncepti i tolerancës është një respekt për të drejtën që të ketë mendime të tjera dhe për të vepruar ndryshe, por jo respekt për atë që është thënë ose bërë.

Dikush për shembull, nuk mund të pres prej një ateisti që të ketë respekt për besimet fetare - Zotit, por ai ose ajo duhet të respektojë (dhe për këtë arsye të mbroj), të drejtën të ketë nocione të tilla. Në mënyrë të ngjashme, nuk mund të presim që një konservator të respektojë pozicionet socialiste, ose anasjelltas, por e drejta bazë që të ketë një mendim të ndryshëm politik duhet të respektohet. Kur ju të ushtroni një respekt kësisoj për të drejtat e të tjerëve, pikërisht kur të drejtat e të tjerëve përdoren për atë me të cilën ju nuk pajtoheni, atëherë ju tregoni tolerancë.

Prandaj nuk është domosdoshmërish një shprehje e mungesës së tolerancës apo intolerancës kur dikush fort hedh poshtë pikëpamjet ose kritikon veprimet e dikujt. Mungesë e tolerancës është kur doni për të ndaluar shprehjen e lirë apo veprimin, për shembull, përmes legjislacionit apo me kërcënime dhe dhunë, atëherë ju jeni duke vepruar intolerant. Në mënyrë të ngjashme, do të ishte e pa-tolerueshme për të ndaluar gratë myslimane (emigrante në Perëndim) të veshin hixhabin. Sepse edhe nëse dikush provokohet nga një shprehje e tillë e një shtypjeje të femrës të bazuar në fe, apo një vetëshuarje, natyrisht, gratë myslimane kanë të drejtë për të zgjedhur të veshin hixhabin.

Por hixhabi nuk është kultura dhe tradita jonë (dhe duke u bazuar në kufirin e tolerancës), nuk do të tolerojmë këtë në trojet tona. Nuk do të tolerojmë asnjë simbol, shenjë fetare në shkolla, universitete, vende publike të punës, politikë, gjyqësorin, polici, ushtri...demonstrata, sepse trojet shqiptare janë laike e jo fetare dhe keqpërdoruesit e islamit (politik), janë vetëm tradhtarë dhe spiunë të huaj që ngulin spica ndërmjet shqiptarëve për asimilimin, përçarjen, shkatërrimin e Kombit Shqiptar dhe Shqipërisë Etnike.


Kufiri i tolerancës

Toleranca ka edhe kufij. Këto kufizime janë të përcaktuara edhe nga të drejtat e njeriut dhe kufizohen aty ku dikush e përdor të drejtën e tyre për të fyer të tjerët. Njeriu nuk duhet të tolerojë dike që shkel dinjitetin njerëzor dhe të drejtave themelore të tjetrit. Në raste të tilla duhet në përputhje me të drejtat e njeriut të veprojë jo-tolerant (por jo intolerant).

Shtrëngimet e tilla përfshijnë një shkelje të lirisë elementare dhe pavarësisë së tjetrit dhe janë të ndaluara me ligj në vendet demokratike. Në mënyrë të ngjashme, fjalimet raciste janë të ndaluara me ligj, sepse ato janë të konsideruar të jenë një shkelje themelore për ata (ato) që janë të ekspozuar me karakteristikat racore. Kolonizatorët sllavo-ortodoks dhe grek janë shembull konkret i intolerancës ndaj shqiptarëve etnik, janë ata nazist, fashist, racist që vrasin, shtypin, masakrojnë shqiptarë vetëm për shkak se lakmojnë tokat dhe pronat e tyre prandaj edhe nuk u pëlqen prejardhja etnike e tyre. Por, është “detyra” e tyre të na e bëjnë këtë, kurse detyra jonë mbetet të kundërveprojmë të bashkuar, si duhet, sa duhet e ku duhet.
Megjithatë, një nivel shumë i zhvilluar i tolerancës është një parakusht për bashkëjetesë paqësore në një shoqëri pluraliste.

Është e papranueshme që një numër i konsideruar i femrave shqiptare (të fesë islame) janë të detyruara nga bashkëshortët ose etërit, vëllezërit e tyre të veshin hixhabin ose mbulesat tjera. Në Perëndim të gjithë ata burra që detyrojnë gratë, vajzat ose motrat e veta të ecin jo-normalisht të mbuluara ose që pengojnë lëvizjen e lirë të tyre, dënohen me burgime shumë të rënda, 5-15 vjet.

Një numër i konsiderueshëm i meshkujve shqiptarë mysliman-radikal, janë xheloz të sëmurë, sidomos kur është në pyetje gruaja e tij u mungon besimi në vetvete. Prandaj, për ta kontrolluar që rastësisht mos njoftohet me ndonjë mashkull tjetër ia mohon të drejtën e punësimit jashtë oborrit shtëpiak, përherë gruaja duhet të ketë një shoqërim (qoftë edhe një fëmijë të familjes) kur del jashtë atij oborri dhe; për sigurim ekstra, e detyron atë të mbulohet si shumë myslimane tjera nga Azia ose Afrika. Këtë e bënë në mënyrë perfide, gjoja se është besimtar i devotshëm dhe gjoja se feja e tij myslimane dhe Kurani e kërkon këtë “obligim” nga gruaja e tij. A nuk e shihni se në demonstrata islamike për të “drejtat e grave” dalin vetëm “burrat”? Unë nuk apeloj tek keqpërdoruesit, radikalët, ekstremistët dhe fundamentalistët islamik shqipfolës të mos i shtypin gratë e tyre, sepse ata e kuptojnë vetëm forcën. Apeloj tek prindërit normal, sidomos tek etërit (dhe vëllezërit) e atyre vajzave të shtypura nga dhëndëri:

Mos lejoni të huajin (“dhëndrin”) të shtype, diskriminoje dhe terrorizoje bijën (motrën) tënde, gjakun tënd. Derisa bija jote kalon jetën e ngulitur brenda katër mureve dhe në raste urgjente as që mund të kërkon ndihmën e parë mjekësore, ose të dal deri në shitore pa lejen dhe kushtet e dhëndrit tënd - dhëndri jot gjithë natën e lume kalon kohën nëpër lokale publike ku shiten rospitë e ardhura nga vendet e ish bllokut të lindjes. Derisa vajza (motra) juaj është e detyruar të mbulohet fund e krye me veshjet fetare aziatike, dhëndri ecën me veshjet më moderne evropiane. Nuk them që vajza e juaj të imiton rospitë që lëvizin cullake në vendet publike dhe kudo tjetër, të sillet pahijshëm etj por vetëm të ketë të drejtën e pa-tjetërsuar për lëvizje të lirë, aktivitete shoqërore, shkollim, punësim, veshje normale
. Vajza (motra) jote, me këtë formë të jetës në poshtërsi që kalon, nuk jeton por vetëm ekziston.

Feja

Feja është një term kolektiv për sistemet e besimeve të ndryshme dhe modelet kulturore të sjelljes të cilat supozojnë se realiteti përfshin më shumë se ajo fizike.

Fetë shpesh paraqesin përgjigje për çuditë (misterin) e ekzistencës së njerëzve, dhe shpesh përfshijnë besimin në Zot / zotë ose në qeniet e tjera mbinatyrore. Kjo e dallon "fenë" nga "spiritualiteti", që nuk përmban domosdoshmërish besimin në të mbinatyrshmen.

Shumë njerëz e konsiderojnë veten si fetar, sepse ata besojnë në një Perëndi apo qenie super-natyrale, edhe nëse ata nuk janë të lidhur me ndonjë fe të veçantë. Hulumtimi mbi fenë quhet shkenca fetare.


Toleranca fetare

Një qeveri ushtron tolerancë fetare kur kjo është e lejuar me ligj ose nuk ndërhynë në veprimtaritë religjioze që lidhen me besimet fetare, pa dallim se është apo nuk është ajo një fe shtetërore.

Një grup ose individ tregon tolerancën fetare kur grupi apo individi nuk kundërshton me forcë ndonjë fe tjetër që është ndryshe nga e vetja.

Një shkallë edhe më e madhe e tolerancës fetare ushtrohet kur një grup ose individët mbrojnë të drejtën e të tjerëve për të pasur një besim fetar që ata vetë nuk e ndajnë, ose nuk provokohen nga ai besim.

Toleranca fetare nuk do të thotë që ti çdo fe ta shikosh në mënyrë të barabartë me tënden, por nënkupton pranimin e të drejtave të të tjerëve për të pas besime fetare të ndryshme nga besimi jot. Kjo nuk do të thotë se ti duhet të jesh njëlloj tolerant ndaj të gjitha formave të praktikës fetare.

Një kishë shtetërore (ose një religjion shtetëror) është një emërtim që i ka rrënjët në ligjet e vendit dhe administrohet nga agjencitë shtetërore. Kisha e shtetit përfaqëson atë religjion që shteti i ka dhënë statusin zyrtar dhe zakonisht kishat shtetërore kanë një rol në ceremonitë shtetërore dhe simbolika tjera. Kisha shtetërore mban një pozitë të privilegjuar brenda sistemit shkollor dhe fusha të tjera të shoqërisë. Kishat shtetërore mund të financohen ekonomikisht nga shteti ose nga shteti mund të kenë siguruar financimin e veçantë (mbledhjen e tatimit kishtar, etj)

Shqipëria është shtet laik. Nuk është shtet mysliman. Nuk ka kishë shtetërore. Feja është vetëm problemi privat i çdo individi dhe nuk duhet të politizohet; nëse patjetër doni ta politizoni atëherë le t`i shërbej Kombit e jo kundër tij - siç veprojnë vahabistët shqipfolës apo grekofilët me fenë ortodokse. Fqinjët kolonizatorë (po jo vetëm ata) e politizojnë fenë duke e përdorur si mjet shumë efikas në përforcimin e nacionalizmit, patriotizmit të tyre.


Një komunitetet fetar është një grup i organizuar i njerëzve brenda një feje të caktuar.

Një komunitet i jetës vizuale është një grup i organizuar i njerëzve me një filozofi të përbashkët të jetës, veçanërisht në lidhje me ato pyetje me të cilat tradicionalisht merren fetë.

Nuk guxojmë të jemi islamofob. Nuk luftojmë islamin “burimor”. Luftojmë keqpërdorimin e fesë, islamin universal, radikalizmin, ekstremizmin fetar tek shqiptarët.

Islamofobia, gjithashtu e quajtur frika nga Islami (në anglishte islamophobia) është e dhënë në rrugën e saj të paragjykimeve dhe urrejtjes iracionale kundër islamit dhe myslimanëve.

Toleranca fetare në Shqipëri

Të pohohet se nuk ka tolerancë fetare në Shqipëri është njëlloj si të thuhet se pakicat atje nuk kanë të drejta fetare. Shqipëria është shteti i parë në botë sa i përket tolerancës fetare. Shqipëria është vendi i vetëm i Evropës që nuk i dorëzoi çifutët te nazistët gjerman. Këtë e di bota. Shqipëria nuk është shtet fetar, nuk është shtet mysliman por është laik. Një pengesë e madhe në rrugën e realizimit të idealeve patriotike, demokratike dhe ilimuniste të Rilindjes ishin fetë që u ishin imponuar shqiptarëve nga të huaj. Institucionet fetare dhe kleri reaksionar bënin lodrën e pushtuesit dhe miqve të tyre të jashtëm. Mjaftë rilindës, si dijetarë, nuk ishin të dhënë pas fesë. Nga ana tjetër, si politikanë, ata e shihnin se ndasitë fetare u shërbenin armiqve. Pashko Vasa hodhi parullën e famshme ”Feja e shqyptarit asht Shqyptaria”. Ai goditi me emër si përçarës ”kishat e xhamiat”. Disa rilindës ishin fetarë e disa afetarë. Por pavarësisht nga këto ndryshime, ata vinin kombësinë mbi fenë. Rilindësit luftuan pa lëkundje orvatjet e të huajve për t`i përdorur institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Rilindësit luftuan me parullën se myslimanët e të krishterët janë një dhe duhet së bashku të ngrihen kundër armikut – pushtuesve. Kjo i shpuri që, në programet e tyre politike për të nesërmen e atdheut, të ishin për ndarjen e kishës nga shteti dhe të shkollës nga feja, siç kërkonte Sami Frashëri.

Jemi një komb, të një gjaku, të një fisi e të një fare, kurse dallimet fetare duhet trajtuar vetëm si çështje besimi. Mbi çdo gjë patjetër kombësia të fitojë dhe, duke u nisur nga ky qëllim “gjithsekush çdo besim ta respektojë”. Kjo për arsye se të gjithë fetë kanë një themel të përbashkët ashtu që, për ata që besojnë “Zoti është një”.

Ti nuk duhet të kërkosh një doktrinë të përkryer por një përkryerje të vetvetes. Hyjnorja është brenda teje, jo në koncepte apo libra. Në tokat shqiptare do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë.

Jeta është kufizim dhe ai që nuk kufizon veten, me lirinë e vet ia kufizon lirinë tjetrit. Kisha një shok fëmijërie, narcist, nuk komunikojmë më. Donte të shtynë nën kontrollin e vet mendimet e mia.

Secili duhet ta din vet çka i lejohet e çka i ndalohet, por kur dikush me shekuj vazhdon me të veten, duhet t`i thuhet qartë ku është vija e kuqe, dhe si rrugëdalje e fundit, ta denoncojmë atje ku duhet dhe detyrojmë të mos na dëmtoj më shumë.

Në odat elektronike të komunikimit, imunitet nuk do ketë askush, respekt secilit veresi asnjërit. Të gjithë anëtarët e faqes përkatëse duhet të jenë nën strehimin e administratorit, i cili obligohet të mos lejoj që dikush t`i sulmoj personalisht, me fjalë të ndyta. Kjo edhe për arsye humane dhe njerëzore sepse të ofenduarve të pafajshëm u merret fytyra publikisht, por edhe kur fëmijët, familjet e tyre lexojnë në internet se babën, nënën e tyre e poshtëron dhe ngacmon privatisht, baba, nëna e dikujt.

Unë nuk e ndiej të nevojshme të kem të drejtë. Unë jam pluralistë si në mendime ashtu edhe në format e besimit. Kjo, ndër të tjera, më pengon të jem një i krishterë fanatik, pasi as nuk besoj që Zoti të ketë patur një bir të vetëm, as që e vetmja rrugë drejtë Zotit dhe lumturisë është besimi te ai. Gjithnjë më ka pëlqyer devotshmëria, por s`gëlltis dot teologji autoritare, që mund të pretendojnë se vetëm ato përfaqësojnë vlera.

Unë e them haptas atë që shumë të tjerë e mendojnë por nuk guxojnë. Kur kritikoj ndonjërin, mundohem deri në maksimum të formuloj fjalitë e mia që të mbërrijë qëllimin, të jap mendimin tim për pikë-vështrimet e mia për gjërat e sendet që ne i diskutojmë, por duke mos ofenduar assesi personalitetin e oponentit. E nëse një kalemxhi i odave elektronike të komunikimit, nuk duron kritikat - qofshin ato të drejta apo padrejta - por e ofendon pahijshëm personalitetin e kritikuesit, në vend që t`i përmbahet temës dhe ta binde me argumente se ai ka të drejtë, atëherë le të mos paraqitet aspak në mediume. Kur e qesësh në Pazar një lopë, atëherë duhet ta kesh kuptuar rregulloren e tregut; mos pritë që secili i interesuar për blerje të ta bëjë qejfin se lopa jote është e trashë dhe ka shumë tambël nëse asaj i duken eshtrat e nuk i shihen gjinjtë.

Gjatë një vizite në Turqi, nga kureshtja, hyra në një shitore teshash. Unë as që adhuroj aq shumë shallvaret dhe turbanin ama nejse. Por belaja, nuk munda pastaj të dal lehtë nga dyqani, pronari u mundua shumë të më binde për mrekullitë e mallit që shiste, u përpoq të më mashtroj se ishin origjinale. Nuk donte të më liron rrugën të dal, mundoheshe me dhunë të më detyroj të blej. U përplasëm.

Dija e popujve është një dhe e njëjtë, s`mund të ketë dy a më tepër, ekziston vetëm një. E vetmja gjë që kundërshtoj tek fetë dhe Kishat është mungesa e tolerancës. Asnjë i krishterë apo mysliman s`do të pranojë me vetëdije që besimi i tij i sigurt, i vlefshëm, i shenjtë nuk është i privilegjuar por motër e të gjithë besimeve nëpërmjet të cilave shfaqet e vërteta.
Feja mbetet vetëm çështje private e individit. Armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm akoma orvaten t`i keqpërdorin institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Shkombëtarizimi i shqiptarëve të FYROM-it ka marrë përmasa dramatike.


Duhet kundërshtuar me kohë orvatjen e klikave të huaja për t`i përçarë shqiptarët sipas feve, duke ngritur besimet fetare “në parim kombësie” dhe duke u përpjekur t`i presin hovin zgjimit të ndjenjave tona kombëtare. Bëjë thirrje për bashkim kombëtar mbi fetë, si dhe mbi krahinat dhe partitë. Bëjë thirrje për bashkim vëllazëror kundër pushtuesve dhe lakmive shoviniste, sa edhe kundër atyre forcave reaksionare të brendshme, forca antikombëtare, që pengojnë bashkimin e popullit duke bërë përçarje fetare, kundër atyre që keqpërdorin fenë duke u lidhur me të huajt dashakeqës.

Mitet e Biblës dhe Kuranit, si çdo mit tjetër i njerëzimit, janë të pavlera dhe shumë të rrezikshme deri kur nuk u japim vetë një interpretim për ne dhe kohën tonë. Porse atëherë mund të bëhen shumë të rëndësishëm për ne.
Natyra fetare e mistifikon realitetin dhe shpesh nuk e merr shumë seriozisht. Gjithnjë është e prirë drejt lojës. Nuk i edukon bijtë, por mundohet t`i bëjë të lumtur.

Armiku i jashtëm me ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtroj, manipuloj, t`ju konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.

Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.

Dikush arrin në përfundimet e tij mbi të gjitha duke u nisur nga një mbështetje emocionale, pa marrë në shqyrtim faktet. Për të tillët interesi privat - ideologjia e përkatësisë partiake, fetare etj zëvendëson njohuritë politike, ekonomike e shoqërore. Pasi kanë vendosur të besojnë në një ideologji që i përshtatet emocioneve të tyre, i mbanë të vërteta të gjitha faktet e shpallura nga ajo ideologji. Shqiptarët lypset të mbështeten në aftësitë e veta për t`i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin e vet për të pasur rreth vetes njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimin e tyre.

Është tragjedi të udhëhiqemi prej mafiozëve antikombëtar. Po i afrohem ngadalë hyrjes së një shpelle dhe shoh diçka që më bën përshtypje tej mase: dy derra të njerizuar janë duke manovruar një karrel prej atyre që përdoreshin njëherë e një kohë në miniera; e vendosin atë mbi shina që shkojnë përtej deri në brendësi të shpellës. Brenda karrelit shoh qenie njerëzore normale: duken të vdekur, por unë e di që janë duke fjetur.


/16 May 2012/A.D.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi