Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK kërkon ndëshkim për ekzekutorët dhe frymëzuesit e krimeve, dhe atentatorët ndaj Rugovës

Shko poshtë

LDK kërkon ndëshkim për ekzekutorët dhe frymëzuesit e krimeve, dhe atentatorët ndaj Rugovës Empty LDK kërkon ndëshkim për ekzekutorët dhe frymëzuesit e krimeve, dhe atentatorët ndaj Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 17, 2012 5:04 pm

LDK kërkon ndëshkim për ekzekutorët dhe frymëzuesit e krimeve, dhe atentatorët ndaj Rugovës


LDK kërkon ndëshkim për ekzekutorët dhe frymëzuesit e krimeve, dhe atentatorët ndaj Rugovës Hoti-per-atentatin
Lidhja Demokratike e Kosovës më në fund pas presionit të iniciuar në media nga “Bota sot” dhe një grupi intelektualësh nga Gjermania dhe anëtarësia e strukturat e saj në Gjermani e Zvicër, ka kërkuar publikisht ndriçimin e dy tentimatentateve ndaj presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, dhe të vrasjeve të rënda të kryera pas luftës. Deklaratën e LDK-së po e botojmë të plotë, të lëshuar pak çaste më parë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se nuk mund të ketë shoqëri të lirë as shtet ligjor në Kosovë përderisa nuk parandalohet e nuk dënohet krimi. Deri më sot nuk janë zbuluar e ndëshkuar ekzekutuesit e krimeve të rënda, të vrasjeve e të tentimvrasjeve të shumë atdhetarëve e drejtuesve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe veprimtarëve dhe zyrtarëve tjerë në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të denoncojnë veprat kriminale, po ashtu u bën thirrje organeve kompetente të hetimit, të ndjekjes e të gjyqësisë, që të zbardhen krimet e rënda e të ndëshkohen kriminelët. Lidhja Demokratike e Kosovës tërheq vëmendjen që drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar, kurse krimi i pandëshkuar është krim që mund të përsëritet.
Në ditët e fundit kanë dalë deklarata të hapura për dy tentimatentate ndaj themeluesit e kryetarit të LDK-së, dr Ibrahim Rugovës, në vitin 2004 dhe në vitin 2005, pikërisht në kohën kur Rugova ishte President i Republikës së Kosovës. Ne besojmë fort se do t’i shërbente drejtësisë në Kosovë dhe besimit në shtetin e Kosovës që Prokuroria e Kosovës dhe Prokuroria e EULEX-it të trajtojnë të gjitha këto raste të vrasjeve dhe tentimvrasjeve dhe të sjellin para drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar, ekzekutorët e krimeve të rënda dhe frymëzuesit e tyre. Besojmë që thirrjes sonë do t’i bashkohen qytetarët, që e duan Kosovën të lirë e shtet të së drejtës, po ashtu edhe shoqëria civile e partitë politike. Presim që t’i bashkohen kësaj thirrjeje në radhë të parë përfaqësuesit më të lartë të Republikës së Kosovës, Presidentja, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri”. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi