Fatmir Minguli:Meditime dhe ekzistencializëm për moshën e tretë
Faqja 1 e 1

Të shkruash për problemet e njerëzve të cilët janë në moshën e katit të tretë më të epërmin e jetës,nuk është fort e lehtë .Por poeti Adem Zaplluzha e ka ditur se ku të godasë në dhimbjet e shumta të trupit e të shpirtit.
Njohës i thellë i zgafelleve të shpirtit ,poeti Zaplluzha, ndërton librin poetik STOLI NË PARKUN E VJETER sikur po thur skenarin e një filmi artistik ku pamjet herë duken e herë zhduken e gjithsesi ato ashtu mbeten në mendjen e lexuesit.
Jo pa qëllim ai shkruan:
Një libër i lexuar
Ose një jetë e harruar
Barazohet me hirin e gjetheve
Në freskinë e azilit të pleqve
Gati asnjëherë
Nuk fluturojnë korbat.
Si gjithmonë ,mjeshtëria e autorit në përdorimin e bisturisë-metaforë,arrin të operojë plagët e rënda të pleqërisë,të padëshiruara po reale.
Ndërtuar në tre kapituj ,libri i ngjan një triptiku ku “gjumi i të reshurave” ,“zgjohet nga kuajt e mirë “të poetit e poeti së bashku me personazhet e tij të dashur,tashmë pleq, “diku do të shkojë një ditë“.
Meritë e Adem Zhaplluzhës është se di të zbatojë rigorozisht rregulloren e jetës ,di të njohë dhimbjet e më tej të shpërthejë,të gjejë forca e të shkulet nga nostalgjia melankolike . Ai ,faqe pas faqe të librit ,shkon drejt një optimizmi real. Gjithsesi , i ngërthyer nga kllapat e ekzistencializmit ,hedh tej euforitë e kalon në lirika të frymëzuara e elegante si tek poezitë “Fiku” , “Gjoli” , “Dikush i vari mjegullat”, etj.
Duke shpërthyer në poemën “Letër nga një shtëpi azili”si ekzistencialist,Adem Zaplluzha vetëton nga libri në libër se ai e njeh shumë mirë filozofinë e jetës,filozofi të shkruar por dhe të ndjerë realisht.
Duke sjellë parabolat artistike ,ai paralelizon jetën e njerëzve në azil me jetën e korbit,apo me stolin në parkun e vjetër ,herë bosh e herë kur mbi të ulen vegimet ,e kështu e kthen stolin në simbol të azilit.
Stoli -thotë Zaplluzha-i përcjell pleqtë një nga një,por ai mbetet...Ekzistenca e stolit është ekzistenca e jetës plot kuptim ,jetë që kalon përmes ngjarjeve nga më të ndryshmet. Ekzistencializmi i Adem Zaplluzhës paraqitet fare bukur kontemporan në vargjet e mëposhtme-
Sa e sa herë
I ndërruam letërnjoftimet
Tani kemi pasaporta biometrike
Do të udhëtojmë
Nëpër jetë
Deri në pafundësinë e ekzistencës.
Poezi të mbushura me meditime ,e imazhe legjendash e kohësh heroike,me peizazhe kozmike, me monologje të vetmisë janë një tregues i fuqishëm për modernitetin e poetit .Shpesh në këtë libër gjejmë pamje apokaliptike dhe përqasje me pikturat e Salvador Dalisë ,si tek poezia “Me flamujt e luftës”Guximi i hedhjes së metaforave dhe të parabolave artistike është tashmë një dhunti e poetit Adem Zaplluzha .Kur ai përshkruan jetën e moshës së tretë,rikthehet në kohëra herë të shkuara e herë të ardhshme .Nëse ndihet melankolia dhe një lloj keqardhje për jetën në pjesën e dytë dhe të tretë të librit çelin gonxhet e optimizmit e ai e vendos të sotmen të sigurt në poezitë e tij.”Na pret një rrugë e gjatë”thotë autori në një poezi .Kjo rrugë e gjatë që poeti e bën me miqtë e tij,personazhe të moshës së tretë,lehtësohet bëhet më joshëse sepse mbi mendimet e tyre rëndon libri i madh i kujtimeve .Si gjithmonë ,Adem Zaplluzha i rikthehet Eposit të Kreshnikëve ,e gjen atë lëndë të parë e pastaj i kthen sytë nga Shqipëria mëmë dhe mallin e kthen në forcë.
Libri “Stoli në parkun e vjetër”është një emblemë për jetën kur njeriu plaket e poezitë e Ademit hynë deri në indet e azileve ,kudo ndodhen e kushdo qofshin. Është një përgjithësim i madh i konceptualitetit të jetës ,një katalog jetësh ,ku dhe poeti plak ....që nuk është më i ri ,ashtu siç e paraqet në poezinë “Plaku ish poet”:
Thonë se dikur kishte qenë poet
E kaluar poetit
Pat shkruar për një Lul të vogël
Pastaj dikur më vonë
Ia pa sherrin kësaj pune.
Poezitë e librit "Stoli në parkun e vjetër”janë të stilit të lirë sidomos pesëvargëshi,janë antikonformiste në çdo lloj aspekti.
Ky libër është një arritje e madhe dhe me vlera të veçanta në poezinë kosovare e për më tej.
Fatmir Minguli
Prishtinë 17maj2012

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi