Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik

Shko poshtë

Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik Empty Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 18, 2012 11:47 pm

Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik 427611_3470043917919_1475749406_3125955_1333048058_n

Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik

Musa Jupolli:Prizreni ° Theranda


Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik 533383_3960890148768_1475749406_3322337_245755086_n
Poeti njëson n' origjinë
natyrë e ndieshme madhështi
loti shëmbëllesë vuajtje gëzim
rrjedhje n' figura të pastërtisë
qytet me t' kaluarën historike
erërat fishkëlluese n' ledhatim
n' aromë të shenjave t' miqësisë
Prizren të njoha përmes librit
ta dhuroj qetësinë n' fund t' fjalisë
dhe e kuptova mesazhin tënd
t' veshjës kombëtare n' stil
n' butësi t' jetës të gjitha i ke
zërin shikimin aromën ngjyrën
Hyjnesha bukur hec n' rrugicat tua
n' kalim pasqyrë e zonjave t' rënda
dua ta shijoj natën prizrenase
me serenadën e ritmeve n' muzikë
drenushë flokë gjatë shtojzovalle
n' qetësinë e lumit ëndërra ime
mengjesore me notat artizanale
Qyteti n' emër t' luleve
banon historinë shekullore
që merr syrin e poetit e arkitektit
nga natyrë e dytë kalaja n' ballë
°
grusht i dhe otomanisë
Portën e Ferrit e gjunjizove
°
Prizren nostalgjia ditore
Lidhja Shqiptare Dielli n' takim
vula arbërore n' mes të Dardanisë
n' Besë e n' Fé shqiptare
Theranda frymëzim
Kryeqendër e Shqipërisë

musa jupolli,paris,18/05/2012
________________________

Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik 75289_376790879033123_100001066437920_1085334_860406675_n
Lindita Prenga:POET

Poet
falemi vargut tend
peshohmi ne eren e kohës
ngjitemi maleve besë mbajtëse
përgjunjëzohemi historisë krenare
shtegëtojm me mallin
shpirtin poetik
për votër atdhe , tokë
larë me gjak, shpirt për liri
ne sofër këtë rradhë.
Bukurin percolle
Prizrenin
ne varg ligjerove.
KRYEQENDREN
e mbarë Shqiptarisë
lidhjen fisnike te DARDANISË .
Këngën
melodinë
hyjneshën
serenaten
drenushën
shtojzovallen
frymë u dhurove
Prizrenin në mergim
si dhuratë ma qove.
Falemderit vella i dashur Musa Jupolli


Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik 543473_3963053602853_1475749406_3323285_12237973_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik Empty Mentor Thaqi Dhuratë me Uratë nga Trolli vëllaut Poet - Musa Jupolli: VERANDË N´THERANDË

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 19, 2012 1:18 am

Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik 254688_249219071774172_100000582437455_887696_3457872_n

Mentor Thaqi
Dhuratë me Uratë nga Trolli vëllaut Poet - Musa Jupolli: VERANDË N´THERANDË


(Së pari, për s´mbari, shëndet Poet!)

N´Trekëndësh t´Historisë,
brinjë t´barabarta
ecuria,
e kaluara,
e tashmja,
ardhmëria
e Trojeve t´mia!
N´Lumbardhin tim
atë të tretin,
që p´mes Drinit
puthë Detin,
kam do Murana,
do kështjella
n´shkëmbinj
t´mbjella,
n´gjakun tim
n´bulim
me Rrënjë t´thella!
N´Therandë
që moti
më thanë
n´dijeni
se vet Zoti
për k´to anë
pasur paskësh
Seli
n´Hyjni
me Shëntëri!
Dhe
ec e mos beso
kur gjurmë ka
ngado e kado,
prej Ereniku
e n´Maje Pashtriku,
me valë freskimi
nga Dukagjini
ai Babë Drini,
ia thotë n´serenatë
t´vjetër,
n´Verandë,
paj, n´Therandë
se ku tjetër!

***
Eh, Zambaku i Prizrenit
Poet,
butësia e vendit
që e din ti vet,
kur e nisi n´mbarësi
n´Dardani,
qartë
dhe plot Art,
e din secili
se ishte Akili,
pikërisht n´Verandë,
n´Therandë,
nga jugu kah veriu
e ndihmoi Fahriu!

Mentor Thaqi VS., 18.05.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi