Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhafer Leci:U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA”

Shko poshtë

Xhafer Leci:U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA” Empty Xhafer Leci:U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA”

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 19, 2012 12:39 am

Kuvendi Zgjedhor i SHKSH-së

U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA”

Gjermani, më 22.04.2012, në lokalet e SHKSH ” Nëna Terezë”

Në 73033 Göppingen, David Str.24, U zgjodh kryesia e re prej 5 antarëve dhe 1 delegat-përfaqësus në Kuvendin e Bashkësisë së klubeve, shoqatave dhe shoqërive për Republikën e Baden-Württemberg-ut.
Xhafer Leci:U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA” Xhafer_leci_2012_05
Nga Xhafer LECI

Mledhjen e udhëhoqi artikullshkruesi i këtyre rreshtave, Përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët. Të ftuar ishin edhe z.Faket Kajtazi,Konsull i Republikës të Kosovës në Stutgart, Skënderbeg Klaiqi, Kryetar i Bashkësisë së Klubeve shoqatave dhe shoqërive për B.W., Afrim Sylejmani Kryetar i SHKSH-së ”Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg, Për shkak të obligimeve të tyre të rëndësishme këta nuk patën mundësi të marin pjesë, por, dërguan mesazhe urimi.

Në pika të shkurtëra foli për rrjedhat, veprimtarinë dhe kontributin e madh që është bërë në kuadër të kësaj shoqate: si për arsimin, shëndetësinë dhe luftën e fundit çlirimtare të Kosovës. Foli edhe për statusin, rregulloren dhe mënyrën e votimit e tjerë.

SHKSH ” Kadri Zeka”, me seli në Nürtingen, është themeluar më 12.09.1992 dhe këtë vit mbushën 20 vite veprimtarie shumë të suksesshme kombëtare.Në fillim të këtij viti për datën 22. 09.2012, kemi rezervuar sallen Edurd-Mörike-Halle në Kirchheim -Teck për Manifestimin e 20 vjetorit të themelimit të SHKSH-së”K.Z.”
Kjo shoqatë është e regjistruar pranë organeve zyrtare gjermane në Gjykatën dhe Notariatin e komunës të Nürtingen-it. Libreza në ballinë ka fotografinë e K. Zekës, ndërsa përmbrapa ka Stemen e qytetit të Nürtingen-it. Ka dy vula të madhen për zyrtarizimin e dokumenteve dhe të voglen për vërtetimin e pagesës të anëtarësisë.
Shoqata ka edhe gjirollogarinë e hapur tek Volsksbank Kirchheim-Nürtingen eG,
dhe gjendja aktuale në arkë është 664,72 ( Gjashtëqind e gjatëdhjet e katër Euro e shtatëdhjet e dy cent)


Në këtë mbledhje zgjedhore muarën pjesë 45 bashkatdhetar, nga këta të drjetë votimi kishin 34, të tjerët ishin mysafirë si: Emin Fazlija-alias Emil Kastrioti, Mr.Mazllum Hasimja, Nue Lekaj, Ali Bekteshi,Qaush Krasniqi, Zeqir Asllani, Fiqret Mujezini, Selim Vllasi, Sylë Syla, Jahja Gashi, etj. Nga 34 fletvotime vetëm një ishte e pavlefshme, sepse, siç u cek më lart, kishte votuar më shumë se 3 kandidat sipas deklarimit të vullnetit shumicë.
Votimet si gjithherë më parë u zhvilluan në mënyrë demokratike, me vota të fshehëta, sipas statusit dhe rregullores në fuqi.


Komisionin zgjedhor për verifikimin e votave e drejtuan: Sylë Sylaj, Jahja Gashi dhe Hamdi Halilaj, Syla foli për rregullat se si duhët votuar dhe kërkoj nga të pranishmit të deklarohen me aklamacion a janë të shkohët që një votues të zgjedh 3 apo 5 kandidat nga 7 të propozuar, shumica u deklaruan se jane të zgjidhën 3 kandidat

U propozuan 7 kanditatura për kryesi të re, 5 nga këta që muarën më shumë vota përbëjnë kryesinë. U propozuan dy delegat-përfaqësues në Kuvendin e Bashkësisë, njëri nga këta që muar më shumë vota përfaqëson shoqatën në Kuvendin e Bashkësisë.

Kryesia e re përbëhët nga këta antarë: Taxhidin Bakiu, kryetar, Selami Morina, nënkryetar, Ramadan Zuka, sekretar, Fatmir Krasniqi, arkëtar dhe Sabit Ejupi antarë kryesie, kurse delegat u zgjodh Bujar Osaj. Të gjithë këta që përbëjnë kryesinë e re vinë nga vende të ndryshme të trojeve tona shqiptare.

Dy nga ish kryetarët e kësaj shoqate, Xhafer Leci e Arban Hoxha dhe ish akëtari i parë Hajrullah Matoshi nuk pranuan të kandidohen për kryesnë e re, por, ata kryesisë, të po sa zgjedhur, i uruan suksese dhe punë të mbarë duke u premtuar kryesisë të re se gjithmonë do të jenë në shërbim të çështjes kombëtare, duke e ndihmuar me punë konkrete.

Emin Fazlija propozoj që Xhafer Leci të jetë kryetar nderi i kësaj shoqate, ky propozim u shoqërua me duartrokitje pa asnje vërejtje nga të gjithë të pranishmit.

Në emër të kryeisë së re Selami Morina, nënkryetar, të pranishmir i falënderoj për votëbesimin e dhënë duke thënë; se neve do të përpiqemi të punojmë mirë dhe drejt.

Dhe, për fund falënderojmë kryesinë e SHKSH-së ”Nëna Terezë”, në krye me kryetarin e saj Jahja Gashi, për dhënien e lokaleve për mbajtjen e kësaj mbledhje.

Proçesmbajtës: Fiqret Mujezini.
Kuvendi filloi punën në ora 13.30 përfundoi në ora 15.30


Xhafer Leci:U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA” LeciReportazh

Pamje e pjesëmarrësve në Kuvendin Zgjedhor të SHKSH-së “Kadri Zeka”
Foto: Liridon Xh.Leci
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi