Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arvizu: Ja pse Rama-Berisha s’duan Nanon, Topalli jo e përshtatshme

Shko poshtë

Arvizu: Ja pse Rama-Berisha s’duan Nanon, Topalli jo e përshtatshme Empty Arvizu: Ja pse Rama-Berisha s’duan Nanon, Topalli jo e përshtatshme

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 19, 2012 12:39 pm

Arvizu: Ja pse Rama-Berisha s’duan Nanon, Topalli jo e përshtatshme Aleksader-arvizu

Arvizu: Ja pse Rama-Berisha s’duan Nanon, Topalli jo e përshtatshme

Edhe pse shanset që Fatos Nano të zgjidhetPresident janë zbehur,ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu vijon të mbajë të njëjtin qëndrim lidhur me kandidaturën e tij si ndër më të mirat. Portali Albeu njofton se Arvizu vlerësoi faktinse Nano nuk po tenton të zgjidhet si President duke mbledhur 71 vota por synon të jetë President konsensual, pra me votat e 2 partive të mëdha. Duke folur në emisionin “Zonë e lirë”, Arvizu tha se Edi Rama dhe Sali Berisha nuk kanë shfaqur mbështetje për Nanon për faktin se e shohin atë si të pakontrollueshëm.

“Me përjashtim të zotit Kadare, Nano është ai i cili është më pak i kontrollueshëm nga asnjëra palë. Ndaj mendoj se ka hezitim nga palët. Pëlqej
faktin që ai po përpiqet të jetë konsensual, nuk po përpiqet të marrë 71 por 84 vota”tha Arvizu. Më tej, ai shtoi se vlerëson qëndrimet e mbajtura nga Nano gjatë qeverisjes së tij, në pjesën që lidhet me drejtimin liberal si kryeministër, edhe pse nuk mohoi se kjo figurë ka pluse dhe minuse në karrierë.

Duke analizuar ecurinë e garës për
President, ambasadori tha se vëren se palët po tentojnë më shumë që të konfigurojnë 71 vota në parlament sesa të mundohen të zgjedhin një President konsensual. Në këtë linjë, Arvizu apeloi që palët të gjejnë mundësinë për një President të përbashkët, pasi përndryshe ky do të cilësohej si një shans i humbur për vendin tonë.

Në rast se Partia Demokratike, apo pala tjetër, arrijnë të zgjedhin një
President të njëanshëm, ai/ajo do të njihet si i tillë nga qeveria amerikane, edhe pse nga ana tjetër do të evidentohej zhgënjimi se njëra palë nuk është përpjekur aq sa duhej në zgjedhjen e një kandidati konsensual.

PËR KANDIDATURËN E TOPALLIT

Përsa i përket kandidaturës së Topallit,
Arvizu shprehu rezerva, pavarësisht vlerësimeve lidhur me qëndrimin e saj konstant në politikë. Ambasadorivlerësoi faktin se Topalli ka arritur pozita të larta në politikë pikërisht për faktinse është politikane që rrjedh nga një familje e përndjekur dhe e djathtë, ka një identitet të përcaktuar me besnikëri partiake dhe për këto cilësi ajo është në pozita të larta.

Në kushtet aktuale,
Arvizu ngriti pyetjen nëse Topalli do të pranonte një post që kërkon cilësi të tjera nga ato që deri më tani I ka pasur si pika të forta dhe që përbëjnë identitetin e saj politik. “Halla Jozi…kështu e quajnë. Nuk mendoj se kjo është në kuptim të keq. Është kandidatja për të cilën flitet më së shumti. Ajo ka cilësi të admirueshme dhe një nga gjërat që pëlqej më shumë rreth saj është që sheh gjithë këta persona që janë në politikë si p.sh një person që ka qenë krahu i djathtë i Berishës, tani është kundërshtar sikurse disa që kanë qenë kritikë të Ramës tashmë janë mbështetës të tij.

Në rastin e saj mesa di unë, ajo nuk ka qenë kurrë diçka tjetër nga çka ajo është. Rjedh nga një familje e persekutuar, ka qenë shumë e sinqertë dhe pranë bindjeve të saj. Kjo i ka shërbyer për t’u bërë Kryetare Parlamenti. Ajo është besnike, pasionante dhe shumë e qartë me identifikimin që ajo është. Ao është shumë karizmatike. Pyetja është… fakti që ajo ka arritur këtu ku është, është se ka qenë partiake dhe kjo nuk është cilësia më e mirë për të qenë
President. Ajo është lidere tashmë duke qenë Kryetare Parlamenti. Mendoj se do të ishte e drejtë që dikush ta pyeste; me gjithë këtë eksperiencë që keni, mund ta ndërmerrni një post që kërkon cilësi të tjera nga ato që kanë qenë pikat e forta të deritanishme” tha Arvizu.

Në këtë mënyrë,
ambasadori la të kuptohej se kandidatura e Topallit nuk do të ishte e përshtatshme vetëm për faktin se Presidenti duhet të mbajë qëndrim të asnjanshëm dhe mbi palët, ndërsa vetë Topalli ka merita dhe arritje politike pikërisht për të kundërtën, për identitetin e saj të qartë./albeu.com/



Shtuar më 18/05/2012, ora 23:20
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi